Arkiv-Lajme

Prisnit në finale spanjollët? Edhe mundet. Por gjermanët, disi papritur, janë shumë më afër saj

Postuar në 24 Prill, 2013 15:42

Dy gjysmë finalet e kompeticionit Champions League, Bajern i Munihut- Barcelona dhe Borusia e Dordmundit – Real i Madridit, u menduan nga shumëkush si një procedurë formale për t’u kryer nga skuadrat spanjolle në rrugën drejt finales. Të shumtat e parashikimeve, ndonëse nuk mohohej forca e skuadrave gjermane, flisnin për një finale mes Realit e Barcelonës, ose thënë ndryshe, midis Ronaldos e Messit, që kanë dominuar qartazi futbollin e këtyre viteve të fundit.

Një sorrë e pushtetit - thotë Rama për Spahiun: Donte 5 diversantë deputetë në listat e PS

Postuar në 24 Prill, 2013 15:39

"Fatkeqësisht dyshimi im se AK ishte një sorrë e pushtetit për të çoroditur popullin opozitar e jo një shqiponjë e opozitarizmit, ka marrë formë gjatë procesit qesharak e të shëmtuar që imponoi ajo parti për të (mos)negociuar me PS dhe është provuar sot, kur Kreshniku i nacionalizmës eshte shfaqur si xhuxhmaxhuxhi i radhës në përpjekjen e kotë për ta shitur një produkt të diktaturës së korrupsionit si një forcë vetmitare opozitare që aleat të vetëm paskej popullin!". 

Fjalët janë të kreut të PS, Edi Rama në profilin e tij në FB dhe i drejtohen Kreshnik Spahiut. Vijon Rama:

Ndjehem i përdorur nga Kreshnik Spahiu - thotë Mero Baze që beson se Spahiu ka arsye të tjera nga ato që thotë publikisht

Postuar në 24 Prill, 2013 14:54

Mero Baze, një nga gazetarët që ka qenë afër Kreshnik Spahiut këto kohë shkruan në editorialin e tij të mbrëmjes në TemA se ndihet i përdorur nga Spahiu: "Ndjehem i përdorur që kam besuar se ky mund t’ia dalë të jetë ose një opozitar i mirëfilltë, ose një patriot modern. Këtë e them si një mik i tij dhe si dikush që di më shumë se publiku se çfarë ka kërkuar, çfarë nuk ka marrë dhe çfarë ka thënë publikisht. Për lirinë e tij le të luftojë vetë se nuk e ndihmoj dot më, por për transparencën e arsyeve që thotë publikisht mund ta ndihmoj nëse ka nevojë..."

Ç'mendim kanë Bashkurti e Pashaj lidhur me vendimin e Spahiut?

Postuar në 24 Prill, 2013 13:39

Lisen Bashkurti dhe Myslim Pashaj, i pari ideologu i AK-së dhe eminenca gri e Spahiut, dhe i dyti emblema e simboli i patriotizmit të lëvizjes kuq e zi, thuhet të kenë mbetur gojëhapur nga vendimi i Kreshnik Spahiut për të dalë më vete në zgjedhjet e 23 qershorit.

Tahiri është i pari socialist që flet për AK-në: Spahiu i bën llogaritë pro Saliut

Postuar në 24 Prill, 2013 12:10

Priten reagime më shpjeguese të socialistëve lidhur me dështimin e negociatave të tyre me AK-në. Kreu i kësaj të fundit ka dalë për të bërë me dije që “AK-ja do garojë e vetme”, dhe si motiv të dështimit të marrëveshjes ka dhënë “praninë e PBDNJ-së në të njëjtin koalicion”. Merret vesh se ka gjëra që s’po thuhen ende. Vetëm dje, Spahiu bëri me dije gjashtë kushte, ku nuk përfshihej prania e PBDNJ-së e kur dihej që PBDNJ-ja ishte e pranishme në këtë koalicion të opozitës. Ndërsa sot u kap kryesisht tek ky motiv.

Tahiri është i pari socialist që flet për AK-në: Spahiu i bën llogaritë pro Saliut

Postuar në 24 Prill, 2013 12:10

Priten reagime më shpjeguese të socialistëve lidhur me dështimin e negociatave të tyre me AK-në. Kreu i kësaj të fundit ka dalë për të bërë me dije që “AK-ja do garojë e vetme”, dhe si motiv të dështimit të marrëveshjes ka dhënë “praninë e PBDNJ-së në të njëjtin koalicion”. Merret vesh se ka gjëra që s’po thuhen ende. Vetëm dje, Spahiu bëri me dije gjashtë kushte, ku nuk përfshihej prania e PBDNJ-së e kur dihej që PBDNJ-ja ishte e pranishme në këtë koalicion të opozitës. Ndërsa sot u kap kryesisht tek ky motiv.

Nuk arrihet asnjë marrëveshje mes AK-së e PS-së; shkak është, sipas Spahiut, prania e PBDNJ-së

Postuar në 24 Prill, 2013 11:14

Vetëm pak minuta pas lajmit tonë, ku njoftonim se negociatat mes AK-së e PS-së priteshin të jepnin një rezultat, ky i fundit nuk vonoi: Mes këtyre dy partive nuk është arritur asnjë marrëveshje. AK-ja do të garojë e vetme. Këtë e ka thënë kreu i saj:

“Aleanca Kuq e Zi ka vendosur të mos garojë e vetme në zgjedhjet e 23 qershorit, por në aleancë të madhe me popullin shqiptar”- deklaroi metaforikisht Spahiu, i cili ka nxjerrë si arsye mosbashkëpunimi praninë në koalicion të PBDNJ-së.

Nga sekondë në sekondë pritet një lajm nga negociatat PS-AKZ

Postuar në 24 Prill, 2013 10:47

Socialistët dhe akz-istët janë duke zhvilluar prej orësh negociata të dendura mes tyre me synimin për të arritur një marrëveshje. Për orë të tëra, duke filluar nga një moment i caktuar i ditës së djeshme, këto negociata ishin ndërprerë, por kanë rifilluar sërish nën presionin e kohës që ngushtohet e ngushtohet.

E pabesueshme: Berisha takon pedagogët e rinj të vendit në selinë e Partisë Demokratike!!!! Dhe u bën lavazh truri

Postuar në 24 Prill, 2013 09:19

Është e çuditshme se si gazetarëve u ka shpëtuar një lajm tronditës. Vetëm Panorama ka informuar me një gjysmë rripi në faqen 3 të numrit të sotëm. Dhe e ka bërë këtë fare pa të keq e pa vënë re ndonjë anomali në këtë mes. Cili është lajmi? Sali Berisha, në cilësinë e kryetarit të PD-së e jo në cilësinë e kryeministrit, ka organizuar një takim me pedagogët e rinj të Universitetit të Tiranës (“me pedagogët e rinj të vendit”, thotë saktësisht Panorama). Dhe këtë takim e ka bërë në selinë e Partisë Demokratike.

Koalicionet ok, po me KQZ-në çdo bëhet?

Postuar në 24 Prill, 2013 09:04

Portalet online citojnë një deklaratë të ambasadorit amerikan Arvizu bërë sot në korcë, ku ai i është kthyer situatës në KQZ. “Qe te kete zgjedhje te mira, nevojitet jo nje KQZ te bazuar mbi nje farse, por nje KQZ funksionale, nje KQZ si nevoje e konsensusit politik dhe marreveshjes. Eshte e rendesishme te ristrukturohet KQZ dhe prej ketej te nise edhe kompozimi i 89 KZAZ-ve. Eshte e rendesishme qe te zbatohen rregullat. Fatkeqesisht rregullat nuk jane respektuar kohet e fundit. Ai qe eshte me i rendesishmi, eshte vullneti politik.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme