Arkiv-Lajme

Zaganjori, kryetari i ri i Gjykatës së Lartë. Të plotësojtë kriteret kushtetuese dhe ato të meritës - thotë dekreti për Artan Hoxhën

Postuar në 24 Prill, 2013 07:37

Xhezair Zaganjori do të jetë kryetari i ri i Gjykatës së Lartë, duke zëvendësuar Shpresa Beçajn  në këtë post. Faqet online te mediave kryesore te vendit njoftojne se ai kreu sot betimin. Nga media mesohet se Presidenti Nishani ka rrëzuar dekretin e ish- presidentit për Artan Hoxhën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, duke e quajtur atë tashmë të ezauruar. “Me shkresën nr. Prot.824, datë 22.04.2013 të dërguar nga Kryetarja e Kuvendit, Znj. Jozefina Topalli, duke konsideruar të ezauruar dekretin për emërimin e z.

Sinonim i standardit të dobët jetësor - thotë Ivica Daçiç për Shqipërinë

Postuar në 24 Prill, 2013 07:06

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se me marrëveshjen për veriun e Kosovës, të arritur në Bruksel më 19 prill, është garantuar "siguria më e madhe e mundshme për popullatën serbe në këtë pjesë". Sipas tij, ushtria e ardhshme e Kosovës, ose cilido formacion tjetër, nuk do të mund të hyjë “në territorin e katër komunave”. “Ata mund të hyjnë vetëm me bekimin e KFOR-it, përkatësisht NATO-s dhe atë në raste të katastrofave natyrore dhe me lejen e serbëve.

Etika e një polici përballë anëtarit të parlamentit

Postuar në 24 Prill, 2013 05:41

Gjatë konfliktit të policisë së Republikës me banorët e një godine në afërsi të shkollës Petro Nini Luarasi, të cilët janë nxjerrë jashtë forcërisht, ia kanë behur disa deputetë të opozitës. Saimir Tahiri ka zhvilluar një debat me një nga drejtuesit e policisë, me emrin Erzen Breçani.

Ben Blushi: “Katedra e letërsisë është e politizuar”. Por pedagogët mbrojnë tezën e kundërt

Postuar në 24 Prill, 2013 05:04

Dje në Tiranë, në ditën ndërkombëtare të librit, janë organizuar një numër veprimtarish, për të cilat kanë njoftuar të gjitha të përditshmet. Këto të fundit ishin fokusuar sot më së shumti tek një polemikë mes Ben Blushit, këtë herë në rolin e shkrimtarit, dhe pedagogëve të letërsisë në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë.

Fushata për t’i nxjerrë njerëzit të votojnë - thotë (ndër të tjera) Moore i pyetur si do ndihmojë SHBA në zgjedhjet shqiptare

Postuar në 24 Prill, 2013 04:00

Gazetarja Laura Kondi e Zerit te Amerikes ka ndjekur ne Uashington një diskutim për zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri, i organizuar nga Fondacioni Kombëtar për Demokracinë, Fondacionet për Shoqërinë e Hapur dhe Instituti Demokratik Kombëtar për Çështjet Ndërkombëtare. Në diskutim folën përfaqësues të Departamentit të Shtetit dhe ekspertë për çështjet e Ballkanit - mesohet nga raportimi i saj ne faqen online shqip te VOA.

AK po kërkon të prishë qëllimisht çdo mundësi kompromisi me PS - thotë Minxhozi

Postuar në 24 Prill, 2013 03:18

Në një forum në numrin e sotëm të së përdithmes DITA Skënder Minxhozi i përgjigjet kështu pyetjes: “Dalja e FRD dhe AK të vetëm në këto zgjedhje, cilët nga kampet dëmton me shumë?”:

Andi Bushati është i sigurtë se këtë herë “të gjithë janë kundër Berishës”

Postuar në 23 Prill, 2013 17:02

Fundi i shkrimit të Andi Bushatit të sapo publikuar në Tema online bën kështu: “Sali Berisha nuk pati guximin të sillej dinjitoz me vetminë e tij. Prandaj ai sot po shkon drejt zgjedhjeve me të njëjtën njollë imoraliteti që mbajnë në shpinë edhe kundërshtarët e tij. Por, në këtë garë të barabartësh ka një hendek të madh. Sepse në ndryshim prej tyre, ai, kësaj radhe, është krejtësisht i braktisur.”

Arvizu: Duhet bërë urgjentisht KQZ-ja e re

Postuar në 23 Prill, 2013 16:20

Ndërkohë që luhej ndeshja Bajern-Barça, që kish ndjellë si me magnet të gjithë audiencën TV, në një televizion lokal privat, në A1 Report, në studion e Babaramos, ish ftuar ambasadori amerikan Alexander Arvizu. Dhe ka mbajtur qëndrime të qarta e të forta. E ka denoncuar sërish atë që ndodhi me KQZ-në, dhe jo vetëm duke nënvizuar anomalitë (“na u tha se shqetësimi ishte kompozimi i KZAZ-ve, pastaj motivi i shkarkimit të Muhos ishte politik e në fund ai u shkarkua për arsye administrative”, ish vëzhgimi i tij), por  edhe në një mënyrë tjetër.

SHËNIM: Çmenduria fiskale

Postuar në 23 Prill, 2013 13:03

Në këtë prag fushate, shumë më fort se katër vjet më parë, qeveria ka vendosur që të ulë apo përgjysmojë një sërë taksash. E nisi me tatimin mbi të ardhurat personale, duke e hequr këtë taksë të sheshtë për pagat deri në 300 mijë lekë të vjetra në muaj. E vazhdoi me përjashtimin nga tarifat doganore për makineritë, mjetet, lëndët e para e produktet që vijnë nga importi për bujqësinë dhe sektorët e tjerë prodhues. Tani heq taksat mbi automjetet.

Asambleja Nacionale franceze i thotë “po” martesës mes njerëzve me seks të njëjtë; por mes debateve të forta

Postuar në 23 Prill, 2013 11:19

Parlamenti francez, alias Asambleja Nacionale, ka miratuar sot në mënyrë përfundimtare ligjin, që lejon martesat gay dhe adoptimin e fëmijëve nga ana e një çifti gay-sh. Deputetët kanë modifikuar artikullin e Kodit Civil që përkufizon martesën, e cila qysh nga ky moment përcaktohet si “kontratë midis dy personash me seks të kundërt, apo me seks të njëjtë”. E kështu, debatet që e paraprinë këtë ngjarje mund të quhen të mbyllura. Franca bëhet vendi i 14 që njeh me ligj martesat mes njerëzve të së njëjtës gjini.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme