Ben Blushi: “Katedra e letërsisë është e politizuar”. Por pedagogët mbrojnë tezën e kundërt

Dje në Tiranë, në ditën ndërkombëtare të librit, janë organizuar një numër veprimtarish, për të cilat kanë njoftuar të gjitha të përditshmet. Këto të fundit ishin fokusuar sot më së shumti tek një polemikë mes Ben Blushit, këtë herë në rolin e shkrimtarit, dhe pedagogëve të letërsisë në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë. Blushi, autori i veprave Të Jetosh në Ishull, Otello, Arapi i Vlorës, dhe Shqipëria, ka marrë fjalën dhe citohet të ketë thënë se “autorët shqiptarë meritojnë vëmendje, dhe duhet ndarë libri nga veprimtaria e shkrimtarit, pasi shpesh shkrimtarët paragjykohen për shkak të rreshtimit e të jetës së tyre politike; katedra e letërsisë nuk duhet të jetë e politizuar”.
Pedagogët nuk i kanë pranuar vërejtje të tilla. Persida Asllani citohet të jetë shprehur se “në departamentin e letërsisë janë tri lëndë që trajtojnë letërsinë bashkëkohore dhe autorët e saj; e përveç kësaj, tek periodiku Letra, botim i këtij departamenti, është publikuar një shkrim kritik mbi romanin Shqipëria”. Në të njëjtën linjë ka ecur dhe pedagogu tjetër, Agron Gjekmarkaj. “Blushi erdhi këtu, fyeu pedagogë e studentë ….Unë kam shkruar për romanin Shqipëria, dhe [nuk ia kam vënë në dukje] një numër naivitetesh të librit”, tha ai. Nuk saktësohet, nëse Blushi ka qenë i pranishëm në kohën që janë bërë këto sqarime.
Re.Pu.
Comments
Eh, jemi deshmitare te nje

Eh, jemi deshmitare te nje beteje brendaideologjike,

qe ka nisur se paku ne fillim te citeve '70!

Blushët ndjehen me fuqishem se Kadaretë!

Letersia eshte perzene prej kohesh nga auditoret e Universiteteve shqiptare!

Problemi eshte se dhe Blushi
Problemi eshte se dhe Blushi dhe e ashtuquajtura Kateder, por qe ne fakt eshte departament, nuk mund te jene dot asnjanes ne vleresimet e tyre per ceshtje te letersise. Persida Asllani Plasari, aq me pak. Qekurse e vetmja shkence qe e mund te behet ne Shqiperi me shume se kudo tjeter, letersia dhe gjuha shqipe, eshte katandisur me kete autoritet qe s' mund ta kete dot sot, ka mijera arsye per te gjykuar drejtuesit dhe frymen aktuale te departamentit qe nuk gjen dot alternative tjeter drejtimi vec ,thesit" Dhurata Marku!!!!!!!! Eshte me shume per t'u shqetesuar qe tamam ne kete kohe "udheheqjeje", nga shkollat e mesme hiqet krejt "rastesisht" hisotria e letersise shqipe per te mesuar gjuho-letersine-esene, nje lende qe nuk e ka bota. Me tituj qe drejtuesit e departamentit dhe shpura e tyre i marrin vetem ne menyra te pershpejtuara e qe u ka ngel sahati te ndalimi i Fishtes e kurset pa adrese te Frances e Italise, qe i "perkthyen" ne Tirane per tituj te larte.
Kurse Blushi e ka vete kaq politikisht kete pune, saqe nuk e ndan dot dhe ne librat e tij artistike politiken.
Eshte mjeruar shume kjo puna e kultures
Add new comment