Arkiv-Lajme
Leka Bungo: “Situatë e rëndë, truproja gjithandej …. Ndërkohë që koha është shumë e bukur”
Pëllumb Kulla kthehet në Shqipëri me një dramë të re me titull “Shshsh, ule zwrin!”, të cilën e ka vënë fillimisht, si gjithnjë, në skenën e teatrit të Fierit. Dhe regjizorin nuk e ka bërë vetë. “Ka marrë” po nga Amerika Leka Bungon për ta bërë këtë gjë. Shfaqja e ka kaluar provën e Fierit (tok me aktorët e qytetit myzeqar, janë ftuar për të luajtur dhe Robert Ndrenika e Viktor Zhusti), dhe në fund do të jepet për tri netë me radhë në teatrin kombëtar, nw sallën ‘Kadri Roshi’.
Shtypi është thëthitur nga “sherri” mes Ramës e Cekajve; dhe hesht për takimin e çuditshëm në një bar të ministrit të Rendit
Të gjitha të përditshmet e sotme ishin marrë gjerë e gjatë me ngjarjen në Vienë, ku Rama është përplasur me fjalë (“dhe me kapje veshi”) me Egin Cekën, diplomat shqiptar në OSBE. Reporterët e kanë zhbiriluar mirë këtë ngjarje, kanë intervistuar një numër njerëzish dhe dëshmitarësh, e mbi të gjitha kanë publikuar një letër publike të Neritan Cekës, e disa intervista të dhëna nga i biri i këtij të fundit. Është trajtuar si ngjarja e shekullit, dhe të bëhet se ka pasur një strategji për ta trajtuar kështu. Dhe strategjia ka funksionuar.
Kujt i ngjan raporti Topi-Berisha?
Eduard Selami thotë se “PD ndërtoi 130 universitete”
Ka folur edhe Eduard Selami në “Konventën e të Rinjve të PD-së”. Ka deklaruar ndër të tjera se nga qeverisja e PD-së u mundësua... ndërtimi i 130 universiteteve.
Versioni i Ceka-jve dhe versioni i Berishës për ngjarjen në Vienë
Sqarohet më në fund ajo që ka ndodhur në Vienë. Këtë e marrim vesh nga goja e Neritan Cekës. Neritan Ceka i shkruan Edi Ramës në letrwn publike, mes të tjerash: “Në fjalimin tënd je shprehur negativisht për diplomacinë e diplomatët shqiptarë. Egini ka menduar se nuk ke qenë i mirinformuar dhe pas përfundimit të fjalimit të ka takuar dhe është prezantuar si diplomat në Vjenë dhe si djali i Neritanit. Të ka thënë se do të ishte mirë që më parë të kishe parë CV-të e diplomatëve dhe pastaj të gjykoje për kapacitetet dhe punën e tyre.
Rama ka bërë një gjest vulgar në Vienë, por protagonizmi i Ceka-jve është po kaq vulgar
Në “sherrin” mes Egin Cekës e Edi Ramës ka ndërhyrë dhe Neritani, i ati i Eginit, diplomat dhe ai. Ka ndërhyrë me një letër të hapur që ia ka dërguar Edi Ramës. E nënshkruan si letrën e një qytetari shqiptar në Romë, por duket se është letra e një babai. Si baba ka shumë të drejtë të shqetësohet, madje shumë, por si qytetar do duhej të ish bërë i gjallë më përpara e për shumë gjëra të tjera më të rënda se sa kapja prej veshi e të birit nga dikush tjetër.
Shënim: Disa hesape mbi një koncesion
Seanca e sotme në Kuvend pati debate të ashpra gjatë diskutimeve për projektligjin "Për dhënien me koncesion të shërbimit të skanimit të mjeteve në doganat shqiptare". Për çfarë bëhet fjalë? Për 15 vjet, në 5 pikat doganore kryesore në vend, do të instalohen skanerë, të cilët do të bëjnë të mundur kontrollin e mallrave, më saktë të kontenjerëve. Ky shërbim do të ofrohet nga një shoqëri private, “Rapiscan Security”, me seli qendrore në Kaliforni, përkundrejt tarifës prej 39 eurosh për çdo deklaratë.
Karl-Renner-Institut mohon të ketë patur ndonjë incident mes Ramës dhe djalit diplomat të Neritan Cekës
Autoritetet zyrtare austriake të “Renner Institut”, që organizuan takimin e Edi Ramës në Vjenë, mohojnë të ketë ndodhur ndonjë incident si ato që përshkruan media qeveritare në Shqipëri. Dr.Gerhard Marchl i Karl-Renner-Institut në një përgjigje për kryeredaktorin e lajmeve në News 7 të platformës Tring, Noljan Lole, thotë se:
Përse vallë kryeministri ynë mbrohet nga kaq shumë roje trupi?
Një lexues na ka dërguar një foto të shkrepur në një veprimtari përuruese të kryeministrit Berisha në Tiranë. Nga fotoja (më qartë e të zmadhuar foton mund ta shihni në rubrikën me titull ‘fotografi nga lexuesit’, në fund të kolonës së tretë, djathtas, të faqes sonë web) duket se kryeministri ynë është i blinduar me roje trupi. 31 roje janë identifikuar nga lexuesi ynë, i cili i ka futur në rreth.
Ministri i Rendit i ulur në kafene me shoferin e të dyshuarit për vrasjen e Dritan Lamajt(!!!!)
Deputeti Saimir Tahiri ka publikuar në profilin e vet në facebook dy foto, ku duken ministri i rendit Flamur Noka, tok me zv.ministrin Ristani, që janë të ulur në tavolinë me Vlash Gjonin, shoferin e Arben Frrokut, të dyshuarit kryesor të Policisë për vrasjen e Komisar Dritan Lamaj. Sipas Tahirit, Vlashi është dhe i afërm i Arben Frrokut. “Takimi është zhvilluar në kafenenë në pronësi të vetë Vlashit, Bar Ardi, Rr. 3 Dëshmorët”, jep një info të detajuar deputeti socialist. Më tej, ky i fundit, bazuar tek këto foto, hedh dyshime mbi “një tradhëti ndaj Komisar Dritan Lamajt”.