Berisha: Rama ka ushtruar dhunë brutale e shtazore; PS-ja e mohon: Ka qenë Ceka që ka lëshuar fjalë kundër opozitës

Postuar në 25 Prill, 2013 09:55

Disa organe mediatike kanë dhënë lajmin e një përplasjeje mes Edi Ramës e Egin Cekës, diplomatit që gazetarët parapëlqejnë ta identifikojnë si të birin e Neritan Cekës (në fakt, është i biri). Duket se një ballafaqim mes tyre ka ndodhur në takimin që Rama ka pasur me diplomatë në Akademinë politike të Vienës. Sipas Edit Harxhit, zv.ministres sonë të jashtme, “në fund të bisedës, diplomati Egin Ceka është afruar pranë Ramës për të biseduar në lidhje me një pikë, siç është vota e emigrantëve nëpërmjet ambasadave. Rama ka thënë se përfaqësuesit në ambasada janë tejet të politizuar, prandaj PS-ja nuk pranon. Egin Ceka i është afruar dhe i ka thënë që shërbimi diplomatik nuk është i politizuar, por Rama ka reaguar agresivisht, duke përdorur fillimisht dhunë verbale dhe më pas fizike.”

Pas zv.ministres ka ndërhyrë Berisha, i cili ka dhënë një version më të detajuar e shumë dramatik. Sipas tij, “ka ndodhur një agresion i rëndë, i turpshëm, brutal dhe shtazor. [Egin Ceka] i thotë [Edi Ramës]: “si ka mundësi që ju flisni në këtë mënyrë për vendin tuaj”. Dikush tjetër pyet zotin Rama, pse nuk lejoni të votohet në ambasadë. Zoti Rama iu përgjigj, se nuk e lejoj, sepse diplomatët janë hajdutë votash. Diplomati i ri i thotë se ‘ne jemi këtu për të shërbyer, nuk jemi hajdutë, si mund të na thuash hajdutë’. Kjo mjaftoi që Rama ta qëllonte me grusht diplomatin e ri nën praninë e dhjetra personave.”

Partia Socialiste është përgjigjur me një deklaratë, ku jepet versioni i tyre: “Në Akademinë Politike të Vjenës ka pasur vetëm një ngjarje. Pas takimit, djali i Neritan Cekës i është afruar Edi Ramës duke derdhur një lumë fjalësh të padenja kundër opozitës. Ndërsa kryesocialisti është përpjekur ta qetësojë, të pranishmit e kanë larguar djalin e Neritan Cekës nga mjedisi i Akademisë Politike”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by lavdosh (not verified) on

Cfare pret nga shpellaret e Berishes

Do Zoti clirohemi njehere e pergjithmone nga ky njerri pa skrupull

E prishi dhe e qelbi shoqerine shqiptare ne cdo qelize

Sa me shpejt te iki aq me mire

Do te degjojme cdo dite per provokime. Bisha Berishe eshte gati per cdo gje

Une vendosa te heq tv nga shtepia. Fytura dhe gjuha agresive e Berishes ne cdo kanal TV eshte toksike per te gjithe, i tromaksi femijte e vegjel

Nqs specialistet duan te kuptojne dhunen ne shoqerine shqiptare mund ta gjejne shpjegimin tek TV-te dhe shembelltyre e Berishes. Ne jemi nje shoqeri e perdhosur, e mekembur dhe e keq trajtuar

Submitted by Anonim (not verified) on

Egin Ceka eshte nje njeri i kulturuar dhe i sjellshem. Kush e njeh e di qe ai nuk ngre zerin, pale doren. Qe Berisha do jete duke e ekzagjeruar kete qe ka ndodhur e po perpiqet te beje kapital politik me te, nuk me cudit. Ashtu sic nuk me cudit fare nese Rama ka perdorur dhune verbale apo fizike ndaj Cekes - e nuk me cudit fare qe po e pergojos gjithashtu per kapital politik. Eshte qesharake qe pikerisht Rama qe nuk ka lene shoke e shoqe e komshi e dashnore pa rregullaur neper punera e pa ju dhene poste flet per nepotizmin ne rastin Ceka. Vetem gjysmen e pergatitjes dhe moralit te Cekes (birit) te kishte!

Submitted by Dritan (not verified) on

I kulturuar?

Atehere pse nuk ben punen e tij atje ku eshte. Jo per gje por i kane dale ca shkrime me tone ralebaneste, kunder Papes, etj. Po cfare kulture aman, cfare e ben nje njeri te kulturuar? Fakti qe jeton jashte shtetit????

Submitted by peti (not verified) on

ik or mashtrues, kapterr i Saliut, shko vidh ndonje vote ti se per ato pislliqe ju mban pas vicidolsi

Submitted by Leonardo (not verified) on

A ibiri i të mdhit Ceka është epo ka të drejtë e ka ofenduar Zoti Rama

Submitted by USA (not verified) on

Mqs kam njohur shume syresh nga keta qe punojne ne ambasada:

mendoj njesoj  qe jane nje tufe hajdutesh e oportunistesh keta gjoja diplomate, te cilet e kane mendjen vetem per te vjedhur dhe mbushur xhepat e tyre. shohin si e si te krijojne lidhje private nen emrin e shtetit dhe gjeja e fundit qe iu bie ne mend eshte te bejne punen e tyre ose te ndihmojne taksa paguesit shqipetare neper bote.

Ta pikturosh bukur shqiperine neper bote nderkohe qe e verteta eshte ndryshe eshte hipokrizi dhe Rama ka bere mire qe ua ka thene cope. Nuk besoj qe dhe Rama do ndertoje ndonje diplomaci me te mire e efikase sidoqofte jam dakord qe ka ngritur zerin.

Dhe me behet shume qejfi qe nuk kam pasur te bej me keta qelepirxhinj ketu e nje dekade e gjysem se tamam qe shtetit shqiptar i kemi vene drynin ...

Submitted by anonimi (not verified) on

Me thone ate mendoj nuk dua qe te derdhet gjak shqiptari, nuik ka rendesi se kujt partie apo militantizmi i perket, po, do ti lutesha zotit ne qofte se e ka taksu e pogramu per gjak; inshallah derdh gjak qensh, gjak politikani. kokat hongshin, fertele u bofshin, pacamurr qensh shkofshin. Amin.

Submitted by Xhevat (not verified) on

E lexova me vëmendje ate që ka thënë kryegënjeshtari Sali Berisha, dhe po bindem për ditë e më shumë se ai është një idiot. Unë isha prezent dhe shumë afër ngjarjes (0,5 m) dhe asgjë nuk është e vërtet nga sa thot krye(minstri)hajduti i Shqipërisë, nuk pati as goditje në kokë as fyeje nga Rama ai e preku shumë lehtë (nuk duhej ta bënte) në majen e veshit Egin Cekën, djalin e Neritan Cekës dhe aqë, as më shumë e as më pak, fyerjet më të paskupurllta ja bëri Egin Ceka Ramës dhe më la përshtypjen se ai kastile kishte ardhur aty për të bë skandal, e them këtë sepse diplomatët e Shqipërisë asnjëhere nuk vijn në tubimet e opozitarëve të Shqipërisë dhe si duket e kreu detyrën me sukses, tani të shpresojm që Berisha të bëjë babain deputet apo vet Eginin. Turp për Egin Cekën, ai pati shansin që në tubim ti kundërvihet Ramës dhe me argumente të rrëzoj mendimet e tijë, ai këtë nuk e bëri dhe pasi mbaroj takimi ai shkoj dhe provokoj, ta mbaj me shnet.

E dua Platonin por më shum e dua të vërtetën.

Submitted by Klevis (not verified) on

Egin Ceka edhe pse eshte perfaqesues i Shqiperise ne OSBE, nuk ka nevoje per punen e dipllomatit qe kryen. Me gjithe masterat dhe doctoratat qe ka mbrojtur ne Gjermani dhe Austri, ai e ka shume te lehte te gjeje nje pune si profesor atje ku jeton. Detyren qe kryen per Shqiperine ai me teper e ben per ti dhe dicka vendid ku ka lindur. Pastaj duke llogaritur qe eshte edhe nje person qe beson shume ne Zot dhe duke llogaritur qe eshte nje besimtar shume i devotshem, me duket si e pamundur qe te kete qene Egin Ceka ai qe paska ofenduar apo goditur Rames. Gjithashtu, Edi Rama dihet qe nuk eshte racional ne mendime dhe ne sjellje. Pastaj fundja c'pret nga ne person si Rama qe eshte me kartele.

Submitted by Genti (not verified) on

Kur qenka kaq i zoti perse nuk punon si profesor  (ne Austri ose Shqiperi)  por i ka hypur kalaqafe sherbimit diplomatik ne Vjene dhe nuk i shkulet ? Nje here ishte ne Ambasaden dypaleshe, pastaj kaloi ne Misionin prane OSBE. A e dini ju zoteri se Egin Neritan Ceka nuk ka punuar qofte edhe nje dite te vetme ne Ministrine e Puneve te Jashtme ? A e dini se ne baze te Ligjit per Sherbimin e Jashtem cdo diplomat duhet te punoje fillimisht 3 vjet ne Ministri perpara se te emerohet ne perfaqesi diplomatike ? A e dini se pervec djalit te Neritan Cekes jane edhe dhjetra raste te tjere shume te ngjashme nepotizmi d.m.th. familjare pushtetaresh qe emerohen ne shkelje te ligjit neper Ambasada ? As ne vendet me te pazhvilluara te botes nuk e gjen kete nivel kaq te larte nepotizmi.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.