Arkiv-Lajme

Pritet të përfundojë sonte marrveshja PS-Aleanca Popullore e Lëvizjes Çame

Postuar në 23 Prill, 2013 10:49

Burime pranë PS-së njoftojnë se sonte pritet të përfundojë marrëveshja paraelektorale e saj me Aleancën Popullore të Lëvizjes Çame, pas negociatave të gjata mes dy partive. Aleanca Popullore e Lëvizjes Çame po futet në garën elektorale për të sfiduar PDIU-në e Shpëtim Idrizit, të cilin e konsideron si një uzurpator të kauzës Çame. Konfrontimet në distancë mes Artur Dojakës së Lëvizjes Çame dhe Idrizit kanë qenë të ashpra, sidomos pas tërheqjes që bëri ky i fundit në lidhje me rezolutën për çështjen came, kur u gjet një rezolutë që kishte marrë vetëm 53 vota në Kuvend, në vitin 2004.

Debati në SHBA vijon: Me Mirandën apo kundër Mirandës?

Postuar në 23 Prill, 2013 10:10

Në SHBA vijon debati lidhur me ligjin me emrin ‘Miranda Right’ (e Drejta e Mirandës); është një ligj që detyron hetuesit që t’ia bëjnë me dije çdo autori krimesh, teksa janë duke e marrë në pyetje, se ai ka të drejtë të mos përgjigjet pa u konsultuar me një avokat, dhe se – në këtë formë cliché njihet më së shumti nga filmat e Hollywood-it – “he has the right to remain silent – ai ka të drejtën që ta mbajë gojën mbyllur, nëse do”.

Humbje? Varet si e shikon

Postuar në 23 Prill, 2013 08:34

Ish-korrespodenti i Zerit te Amerikes nga Tirana pergjate viteve 92-97, Xhevdet Shehu gjate nje rrefimi ne te perditshmen DITA shkruan lidhur me menyren se si Berisha foli per "fitore te PD-se" edhe pas rezultatit shkaterrues te referendumit per Kushtetuten. Shkruan Shehu:

Të nxehësh Pandin

Postuar në 23 Prill, 2013 07:54

Seanca dëgjimore në Komisionin e Ligjeve me dy emrat e propozuar nga Presidenti Bujar Nishani për në Gjykatën e Lartë përfundoi në sherr dhe fyerje personale. Presidenti ka propozuar për këto poste Admir Thanzën dhe Tom Ndrecën.

FRD-ja do dalë e vetme; pritet nga momenti në moment vendimi i AK-së

Postuar në 23 Prill, 2013 07:18

FRD-ja e Bamir Topit ka bërë me dije para një gjysmë ore se do të dalë e vetme në këto zgjedhje, si një alternativë e tretë. Deklarata e kujdesshme e Topit dje në Korçë, teksa po e pyesnin lidhur me “ftesën” që i ka bërë PD-ja e Berishës (“Nuk kam marrë ndonjë ftesë”, u përgjigj ai, duke lënë të kuptohet nga ca e ca se “po të marrë një ftesë, edhe mund ta shqyrtojë me të vetët”), deklarata e Korçës pra krijoi një përshtypje se aleanca PD-FRD nuk ishte krejt e pamundur.

Shënim: Orët e fundit të misterit AK – parti opozitare apo vegël e Berishës?

Postuar në 23 Prill, 2013 05:17

Aleanca Kuqezi doli në skenë si parti nacionaliste që ngriti zërin kundër synimit të gjitonëve grekë për fryrjen artificiale të popullsisë minoritare nëpërmjet Censusit dhe më pas, duke kërkuar një bashkim sa më të shpejtë të Shqipërisë me Kosovën. Por e uli shumë zërin për këto kauza, pas një ultimatumi të prerë të Uashingtonit dhe Brukselit.  

Ndërkohë një lajtmotiv i përhershëm i AK-së, që në gjenezë, mbeti denoncimi i “agjentit sërbo-grek” Sali, i “të pandehurit” Berisha, dhe thirrja për rrëzimin e tij me “1 milion kuqezinj” para zgjedhjeve të 23 qershorit.

Napolitano deputetëve: Keni qenë të papërgjegjshëm; Por ata e duartrokisnin sikur ‘plaku i urtë’ ta kish me të tjerët

Postuar në 23 Prill, 2013 04:55

Në parlamentin italian, gjatë fjalës së Napolitanos, me të cilën ai përuroi fillimin e mandatit të dytë presidencial, ndodhi diçka kureshtare dhe argëtuese. Presidenti u foli ashpër të gjithë deputetëve, të të gjitha partive, dhe në momentet që ai i qortonte, deputetët çoheshin në këmbë e duartrokisnin. Këtë gjendje e ka përmbledhur në krye të shkrimit të vet gazetari i së përditshmes il Corriere della Sera, Gian Antonio Stella. Ja se çfarë thotë ai: “’Keni qenë të shurdhër”, u thotë Presidenti, dhe ata duartroksain. ‘Nuk keni qullosur gjë prej gjëje’. Dhe ata sërish përplasin duart.

Ali Ahmeti: Kush prek BDI-në, do digjet; “Nuk ta kemi frikën hiç!”, i shkruajnë Mehmeti, Zekolli dhe Ramadani

Postuar në 23 Prill, 2013 04:27

Kim Mehmeti e ka mbështetur fillimisht Ali Ahmetin. Por ka ca kohë që është i zhgënjyer prej tij. Madje, një letër publike, të cilën ai e ka nënshkruar tok me dy intelektualë të tjerë publikë, Arsim Zekollin dhe Ramadan Ramadanin, demonstron se zhgënjimi është shumë më i thellë se sa mund të mendohej. Dhe ngjarja që e ka mbushur kupën, ka qenë një deklaratë kërcënuese e Ahmetit në një koncert festiv të BDI-së: “BDI është forcë që i ngjan thëngjillit; po e preke, të djeg”.

Na fyejnë duke na gënjyer - thotë Qosja për Berishën e Boden

Postuar në 23 Prill, 2013 04:08

Ne intervisten e gjate me Rudina Xhungen, Rexhep Qosja flet edhe per genjeshtren publike, sidomos kur ajo ka te beje me zhvillimin ekonomik dhe shqiptohet nga kryeministri dhe ministri i financave.

Trajektorja e Arvizu-së, sipas Minxhozit; dhe neutralizimi i tij me Podesta-në

Postuar në 23 Prill, 2013 04:08

Në një shkrim për revistën Java me titullin“Podesta, shpresa e fundit”, Skënder Minxhozi thotë se është bërë e lexueshme tanimë trajektorja e marrëdhënies së ambasadorëve amerikanë me Berishën, dmth marrëdhënia fillon mirë e mbyllet keq. Madje, Minxhozi flet edhe për një parashikim anektodik të bërë në momentin kur Arvizu-ja ka mbërritur në Tiranë e ka filluar mandatin ambasadorial duke i gjetur telat me Berishën.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme