Ali Ahmeti: Kush prek BDI-në, do digjet; “Nuk ta kemi frikën hiç!”, i shkruajnë Mehmeti, Zekolli dhe Ramadani

Kim Mehmeti e ka mbështetur fillimisht Ali Ahmetin. Por ka ca kohë që është i zhgënjyer prej tij. Madje, një letër publike, të cilën ai e ka nënshkruar tok me dy intelektualë të tjerë publikë, Arsim Zekollin dhe Ramadan Ramadanin, demonstron se zhgënjimi është shumë më i thellë se sa mund të mendohej. Dhe ngjarja që e ka mbushur kupën, ka qenë një deklaratë kërcënuese e Ahmetit në një koncert festiv të BDI-së: “BDI është forcë që i ngjan thëngjillit; po e preke, të djeg”.
“Ju ndihmuam në kohët kur nuk guxonit të vinit në Shkup, duke shpresuar se nuk do ‘thëngjilloseni’ e do mbeteni prush që do ta mbajë ndezur zjarrin e demokratizimit të shoqërisë shqiptare dhe të mendimit të lirë shqiptar; [mirëpo] kush mund ta parashikonte asokohe se ju do merreni me atë që bëni sot, me atë që me shekuj e kanë bërë të tjerët në këto troje e për çka nuk kishim nevojë nga ju, me përçarjen e shqiptarëve në të mirë e të këqij”, thuhet në letrën publike të publikuar në Shqipin e Tiranës.
Por gjuha e letrës është shumë më e ashpër. Fjalimet e Ahmetit konsiderohen si lehje, te vetë Ahmeti shihen “handikapi arsimor dhe thjeshtësia e mendimit”, me të bëhet ironi duke përmendur veç çiftelinë me dy tela që ai di të luajë në këtë botë. Dhe në fund Ahmetit i përcillet një mesazh: Nuk ta kemi frikën hiq! “Hiq” është shkruar me “q” e jo me “ç” me synimin për të përqeshur nivelin gjuhësor të Ahmetit.
Letrën e plotë mund ta gjeni në linkun http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/04/23/leter-publike-per-ali-ahmetin/
Re.Pu.
Comments
Mos delë para pasqyrës dhe i
<p>Mos delë para pasqyrës dhe i duket vetja si Ali pashaj</p>
Add new comment