Humbje? Varet si e shikon

Postuar në 23 Prill, 2013 08:34

Ish-korrespodenti i Zerit te Amerikes nga Tirana pergjate viteve 92-97, Xhevdet Shehu gjate nje rrefimi ne te perditshmen DITA shkruan lidhur me menyren se si Berisha foli per "fitore te PD-se" edhe pas rezultatit shkaterrues te referendumit per Kushtetuten. Shkruan Shehu:

"Nuk kishin kaluar as 24 orë nga vizita e Bushit, kur nga Presidenca më njoftuan se të nesërmen, pra më 14 nëntor, në orën 11, Presidenti do të japë një konferencë shtypi të rëndësishme. Ç’do të thoshte kjo? Ai e kish dhënë një konferencë shtypi për referendumin më 7 nëntor, të gjithë e kishin marrë vesh rezultatin, ndonjë mbledhje e PD-së ende nuk ishte bërë, ndonjë zhvillim tjetër i rëndësishëm nuk kishte ndodhur... Ç’të ishte, pra, ajo gjë e rëndësishme që do të na kumtonte?... Hymë si zakonisht në Presidencë ne gazetarët e përhershëm të atyre konferencave të shpeshta, disa minuta para orarit të paracaktuar. E njëjta enigmë na mundonte thuajse të gjithëve. Dhe fakti i parë që konstatuam ishte “optimizmi” në fytyrat e nëpunësve të Presidencës, që nga këshilltari politik, zëdhënëset, e deri te rojet.

Berisha hyri në orën ekzakte, me hapin e tij të madh. U ul i vetëm, siç ulej gjithmonë, në tavolinën përballë nesh krejt normalisht. Ishte një Berishë tjetër ky, krejt i kundërt me atë të një jave më parë, madje edhe me atë të dy ditëve më parë kur fliste me vete në Pallatin e Brigadave... Objekti i konferencës ishte i njëjtë: Referendumi. "Më 6 nëntor, pro kushtetutës votuan 42 për qind e shqiptarëve dhe kjo është lokomotiva e demokracisë – tha Berisha. Dhe më pas përdori një aritmetikë të habitshme: Rreshtimi Antikushtetutë numëronte 17 parti. Të gjitha së bashku ato morën 51 për qind të votave, domethënë nga 3 për qind secila. Ndërsa PD e vetme përballë tyre mori 42 për qind... (!)  Ja lokomotiva!

Gazetarët mbajtën frymën dhe panë në sy njëri-tjetrin..." a.n.

Comments

Submitted by Beni (not verified) on

Nuk e di nga i sajoni keto perralla por, nqs deri dje shanit z. Kryemister se tregon perralla tashme jeni bere me keq se ai duke gjetur lloj lloj gjerash si e si te godisni figuren e tij pa piken e profesionalizmit ne emer te fitores se bllokut se Metes+PS. Jeni bere si 55, Zeri Popullit etj faqe politike totalisht e anuar. Ju mungojne analizat serioze dhe artikujt e balancuar. Turp!

Submitted by Genti (not verified) on

Edhe une po ju tregoj eksperjencen time diten kur kam vendosur se nuk do te votoj kurre per Berishen.

Ishte dite e hene pas zgjedhjeve te famshme te 1996. Une kam qene student prane korpusit qendror tek Inxhinieria Elektrike.

Makina e Berishes me gjithe eskorte zbriste nga pallati i brigadqave para korpusit dhe shkonte per ne presidence.

Kur kaloi prane korpusit ne ndodheshim rreth 50 studente tek oborri i korpusit, ngriti gishtat lart dhe per cudine e tij nuk pa reagim nga ana jone. Eskorta beri rrotullim rreth shatervanit dhe ndaloi para korpusit. Ne fillim dolen badigardet te cilet na grumbulluan thuajse me dhune dhe me pas zbriti Berisha per te biseduar me ne.

Nuk kam per ta harruar kurre fytyren dhe syte e tij te skuqur ndoshta nga lodhja dhe pagjumesia, por sidomos nuk kam per ti harruar kurre fjalet e tij.

"NUK KA FITORE ME TE BUKUR SESA TA DETYROSH KUNDERSHTARIN TE KAPITULLOJE PA KUSHTE".

E pra te quash fitoren e 96 si fitoren me te bukur nuk ishte ajo qe prisnim nga Demokracia ne shqiperi. Edhe 17 vjet me pas ky njeri nuk e ka per gje te kete kesi fitoresh "te bukura"

Submitted by alidemsi (not verified) on

beno, nuk di se sa vjeç je, po nga komenti nuk me dukesh me shume se 25 vjeç...... po po te lexosh shtypin e asaj kohe, do ta shohesh dhe lexosh te verteten... dhe ky Xhevdet Shehu qe po rikthen ate kohe nuk ka qene gazetar dosido, por ka qene gazetar i Zerit te Amerikes biro, dhe nuk flet kot....

Submitted by Beni (not verified) on

Jam dakort me ty por me thuaj si mund te krijosh besim kush eshte e verteta kur keta gazetaret e sotem nuk lene ngjarje pa shtremberuar?

Submitted by Tani (not verified) on

Per Gentin! E mbaj mend shume mire ate dite qe ju po thoni, sepse edhe vete kam rastisur aty pasi kam qene student tek Fakulteti i Inxhinierise Mekanike. Por behu pak me realist, se vertet qe ne momentin qe erdhi Sali Berisha ndoshta nuk ishim as pesedhjete vete perpara universitetit por e mbaj mend shume mire se askush nuk na detyroi te mblidheshim dhe gjithcka ishte spontane. Sa per te tjerat qe thua ke mendimin tend.

Submitted by Genti (not verified) on

O Tani Me thuaj Nese nuk eshte e vertete nese citimi qe i kam bere Berisha atje nuk eshte i sakte.

E pra nuk jane fjalet e nje idhulli te demokracise te thote qe fitimi i zgjedhjeve te 96 ishte nje fitore duke mundur kundershtarin pa kushte.

Kam frike se perseri do te beje te  njejten gje do beje me zgjedhjet.

Submitted by studenti polite... (not verified) on

O Genti po te marten e 28 Majit kur opozita doli ne shesh per te protestuar per voten e vjedhur dhe u hoq zvarre neper shi mu para Hotel Tiranes ti a ishe pjesetar i protestes apo po haje byrek me shoqet e klases(sh. te pakta ne nr) sikunder antiberishisti Stefani pinte caj me koleget e Gazetes Shqiptare qe numrin e fjaleve kunder votes se vjedhur e kishte eshe me te paket ne nr se shoqet e tua te byrekut?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.