Arkiv-Lajme
Xhufi analizon Qosjen dhe flet për "pretorianët e Kryeministrit" dhe "specien e nënbishtorëve"
"...Por 21 Janarët e epokës së demokraturës shqiptare kanë, veç Kryeministrit, edhe plot e plot aktorë të tjerë të kobshëm: kanë aradhën e deputetëve, ministrave, kryegjyqtarëve, kryeushtarakëve e kryepolicëve: janë ata që Prof. Qosja i quan “pretorianët” e Kryeministrit, njerëz pa ndërgjegje e pa arsye, që janë kail të shajnë, të padisin, të vrasin e të rivrasin, sa herë që këtë ua kërkon shefi i tyre. Janë më tej, rreshtat e shkencëtarëve, intelektualëve, shkrimtarëve që shfaqen si me komandë në lista, peticione dhe ekrane televizive, dhe gjithnjë në mbështetje të qeverisë.
PD i rikthehet akuzave për pallatin e bashkëshortes së Ramës. Mungesë fantazie apo strategji?
Duket se strategjia e fushatës e PD është të mos lërë asnjë minutë bosh pa akuza mediatike, dhe kjo do të justifikonte rikthimin e PD te akuzat për “pallatin në pajë” të bashkëshortes së z.Rama, akuza të lëna në heshtje për një periudhë kohe.
Zëdhënësja e PD, Laura Vorpsi, ka dalë sot para kamerave dhe fjalitë kanë qenë të ndërtuara pak a shumë, kështu:
Zoti Rama, qytetarët nuk duan fyerje për infermierët, por ata duan të dinë se….
Merr fund ëndrra e Berishës për të pasur 5 vota pro tij në KQZ
“Lirimi nga detyra” i anëtarit të KQZ-së të propozuar nga LSI-ja nuk kishte si qëllim thjesht balancimin 4-3 të KQZ-së, siç deklaronte publikisht Berisha. Në fakt, duke e bërë këtë “lirim” përpara se PBDNJ-ja të përcaktonte koalicionin në të cilin do të garojë, synimi i vërtetë i Berishës ishte që ta joshte kete parti të kalonte nga opozita në mazhorancë, për të pasur kështu 5 vota pro tij në KQZ. Të paktën këtë na bëri me dije, me një analizë alegorike të para një jave, alter-egoja publike e Berishës – analisti Artan Hoxha.
Koalicionet: PDS vendos përfundimisht për të hyrë në koalicionin e PS, Idrizi me PDIU tek PD
Nga burime të kryesisë së PDS mësohet se partia e Milos ka pranuar ofertën e PS për aleancë, pa dëhënë detaje, ndërkohë që firmoset javën e ardhshme. Burime nga PS pohuan për gazetën Panorama se të dy aleatët e PS (Paskal Milo dhe Skënder Gjinushi) vazhdojnë të këmbëngulin për të qenë pjesë e listës së PS-së për deputetë, por nuk kanë marrë një aprovim pa kushte nga Rama. Sipas Balkanweb, Milo e Gjinushi, përveç një vendi të sigurt në listat e PS-së për deputetë, kërkojnë dhe një post ministri në qeverinë e ardhshme.
Me marrëveshjen Thaçi-Daçiç, Kosovës i është prerë përgjithmonë anëtarësimi në OKB? Vetëvendosje: Do ta kundërshtojmë marrëveshjen, në Kuvend e në rrugë
“Lëvizja ‘Vetëvendosje’ do të aktivizohet, do të organizohet për kundërshtim të fuqishëm të kësaj marrëveshje edhe në Kuvendin e Kosovës e edhe jashtë tij”, ka thënë Albin Kurti i cituar nga Koha.net. Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, mbledhur sot e që vazhdon punimet, Kurti është shprehur të shpresojë në mbështetetjen e subjekteve të tjera për iniciativën e lëvizjes “Vetëvendosje” për të themeluar Komision hetimor për dialogun me Serbinë në Kuvendin e Kosovës.
Saviano takon Assange-in: mos rri kaq serioz [në foto], qesh, ndryshe dukemi të mundur!
Shkrimtari italian Roberto Saviano ka takuar në ambientet e ambasadës ekuadoriane, të arratisurin e madh, krijuesin e Wikileaks, Julian Assange. Këtë eksperiencë ai e sjell në faqet e La Repubblica, dhe ndër të tjera shkruan:
Topi mohon ftesën e PD për koalicion dhe “kërcënon” se mund të dalë i vetëm në zgjedhje: “nuk humbim identitetin për t’u bërë shtojcë”
Mediat dhanë sot lajmin që Kryeministri në takim me Kryesinë e PD ka ndaluar sulmet ndaj partive të Topit e të Dules, parti që ende nuk kanë marrë një vendim dhe dëshiron t’i joshë në koalicion me të (http://respublica.al/artikuj/2013/04/21/berisha-i-deshperuar-me-sa-duket-po-perderisa-po-i-shtrin-doren-per-koalicion).
Integrimi: Rama në konferencë me ambasadorët në Sheraton, Berisha “bën lajm” në Facebook
PS po zhvillon në Sheraton konferencën me temë ‘Shqipëria Evropiane, në rajon e botë', dhe Balkanweb citon që Rama shpalosi para ambasadorëve pjësëmarrës në sallë platformën diplomatike të PS duke theksuar se "pas 23 qershorit, PS do të forcojë profilin e Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Rama kritikoi frymën nacionaliste në vend, duke vënë re se Shqipëria nuk mund të frymëzojë ‘fantazmën e Ballkanit'”.
Më i pasuri në Britani, rusi Alisher Usmanov! Vetëm një britanik në 10 më të pasurit, të tjerët rusë, indianë... edhe pse miliarderët janë 88!
Lista e të Pasurve e këtij viti në Sunday Times ka zbuluar biznesmenin rus Alisher Usmanov (në foto) si personin më të pasur në Britani të Madhe dhe Irlandë, njofton Independent.
Gjëja që bie në sy është që kjo listë përmban shumë rusë, indianë, dhe gjithnjë e më pak britanikë “safi”.
Berisha i dëshpëruar? Me sa duket po, përderisa po i shtrin dorën për koalicion edhe Topit