Arkiv-Lajme

Atentatori i dytë i Bostonit arrestohet; ndërkohë, i pari është vrarë. Kush janë vëllezërit Carnajev?

Postuar në 20 Prill, 2013 04:58

Pas orësh e orësh kërkimi në Boston, është kapur autori i dytë i atentateve gjatë maratonës së përvitshme, ku gjetën vdekje tre vetë dhe u lënduan dhjetra të tjerë. Shumë banorë të Bostonit dolën të festonin menjëherë pas këtij lajmi, në një kohë që autori i parë ishte asgjësuar nga policia dy ditë më parë pas një ballafaqimi me armë.

Gjuhëtari Lafe: tentativa për të rrëzuar “standardin” vjen nga Kosova!

Postuar në 20 Prill, 2013 04:47

Profesor Emil Lafe, një nga lëvruesit e gjuhës shqipe, në një intervistë për Ben Andonin te JAVA shprehet shumë i shqetësuar për tentativat për të ndryshuar standardin e shqipes. Ai mendon se kjo lëvizje për të ndryshuar standardin vjen nga Kosova, dhe përçarja sipas tij vjen pikërisht prej tyre. Janë “një grup gjuhëtarësh të rinj, kryesisht të Kosovës, që kanë lënë mënjanë teorizimet e mjegullura dhe sibline të mësuesve të tyre dhe janë shprehur haptas kundër standardit të sotëm.

Shënim: Strategjia e Berishës në penën e Artan Hoxhës

Postuar në 20 Prill, 2013 04:33

Me një not stil bretkose, Artan Hoxha (jo gazetari që dokumentoi sesi u vra Ziver Veizi në 21 janar 2011, tek po bënte sehir me duar në xhepa në bulevard) noton sot në një opinion të botuar te Panorama, në mënyrë sarkastike, në ujrat e turbulluara të politikës shqiptare të ditëve të fundit. Meqënëse artikujt e Hoxhës (Artan) kanë shërbyer si parathënie e lëvizjeve politike që ka bërë Berisha, vlen të citohen disa pasazhe nga shkrimi i tij i sotëm.

Rexhep Qosja për Topallin, “kjo nuk është gjuha e zonjave. Kjo është gjuha e rrugaçeve”

Postuar në 20 Prill, 2013 03:20

Rexhep Qosja në një intervistë Shekullin i ka thënë Plarent Shehut se po fitoi përsëri Berisha do të jetë një”katastrofë historike”. Intervistën e ka dhënë ditën që shpallej “Nderi i Qarkut të Gjirokastrës“. Ndër të tjera i pyetur për gjuhën e Zonjës Topalli në Parlament, u përgjigj “Përse i thoni zonjë? Zonjat nuk flasin ashtu! Kjo nuk është gjuha e zonjave. Kjo është gjuha e rrugaçeve!” Pasi e quan “kiç politik” retorikën nacionaliste të Kryeministrit,Qosja vlerëson që më shumë i ka prishur punë Shqipërisë e Kosovës, sepse, ai thotë se “edhe atdhedashuria duhet të jetë e zgjuar”.

John Kerry Kongresit të SHBA-së: Shqipëria vend i korruptuar, ku janë minuar liritë politike

Postuar në 20 Prill, 2013 02:20

Sekretari i Shtetit John F. Kerry i paraqiti dje Kongresit të SHBA-së raportin vjetor mbi praktikat e të drejtave të njeriut në vende të ndryshme të botës.

Fjalor Berishe: "Burra në fushë-betejë", "betejë", "kapitullime", "nuk ua mban", kurrë" etj

Postuar në 19 Prill, 2013 15:10

Kryeministri Berisha ka folur sot dhe për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve. Ai është shprehur se ato do të mbahen më 23 qershor edhe pa KQZ:  “Burrat janë për fushë-betejë, nuk janë për të kapitulluar. Beteja elektorale duhet të shkojë deri në fund. Nuk ua mban! Tërhoqën komisionerët nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kurrë mos i ktheni, po të doni! Zgjedhjet shqiptarët do t’i bëjnë të lira dhe të ndershme. Je i pashpresë, zoti Rama! U bashkuan, e panë që u zvogëluan dhe tani shohin karriken e amshuar me dylbi. U largohet çdo ditë e më shumë.

Një lojë ngriva-shkriva e Jani Janit?

Postuar në 19 Prill, 2013 13:06

Jani Jani është anëtari i KQZ-së i propozuar nga PBDNJ-ja. Ai dje shpalli “ngrirjen e marrdhënieve” me KQZ-në, pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme të dy komisionerëve të propozuar nga PS-ja, Denar Biba dhe Albana Shtylla, në shenjë proteste ndaj lirimit nga detyra të anëtarit Ilirian Muho, i propozuar nga LSI-ja. Por Jani Jani mund të shkarkohet nga detyra në qoftë se mungon në dy mbledhje të KQZ-së. Dhe sot kjo e fundit bëri "mbledhjen" e parë pa pjesmarrjen e Janit…

Bode në FB: Miratohen 700 dosje për ish-të përndjekurit

Postuar në 19 Prill, 2013 11:56

Kreu i financave shqiptare ka zgjedhur rrjetin social Facebook për t’ju thënë ish të përndjekurve se është miratuar listëpagesa për këstin e dytë të dëmshpërblimeve për mbi 700 dosje. Nëpërmjet këtij komunikimi virtual, Bode ka deklaruar se “brenda dy muajve do  të përfundojë i gjithë procesi i shpërndarjes së këstit të dytë”.

Arrihet Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë; Media kosovare ka ende paqartësi për dy pika të marrëveshjes

Postuar në 19 Prill, 2013 10:12

Agjencitë kosovare të lajmeve, dhe jo vetëm, njoftojnë ‘scoop’-in e pritshëm se është arritur më në fund marrëveshja e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Dy kryeministrat kanë vënë firmat për të 15 pikat që ka formuluar skuadra e Catherine Ashton-it. Është Koha Ditore që flet për 15 pika, ndonëse nuk sqaron mirë se si është vendosur për pikën 9 e për pikën 14, për të cilat ka pasur kontestime nga pala serbe. Pikat janë si më poshtë:

Rama bën ironi me Nishanin pas dekretimit të Tom Ndrecës: E pse Toma paska merita më shumë se Sashenka?

Postuar në 19 Prill, 2013 09:02

Presidenti ka dekretuar emërimin e gjyqtarit Tom Ndreca si anëtar të Gjykatës së Lartë. Tom Ndreca u bë i famshëm gjatë zgjedhjeve lokale të fundit, kur në cilësinë e anëtarit të Kolegjit Zgjedhor, dha votën në favor të demokratëve në çështje tepër të diskutueshme në pikëpamje juridike. Emërimin e Ndrecës në Gjykatën e Lartë s’e ka pritur mirë i pari i  socialistëve, Edi Rama. Ai ka shkruar shpejt e shpejt, në mënyrë ironike, një 140 karaktersh në profilin e tij në twitter, ku i tërheq vëmendjen Presidentit për një harresë që “ka bërë”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme