Atentatori i dytë i Bostonit arrestohet; ndërkohë, i pari është vrarë. Kush janë vëllezërit Carnajev?

Pas orësh e orësh kërkimi në Boston, është kapur autori i dytë i atentateve gjatë maratonës së përvitshme, ku gjetën vdekje tre vetë dhe u lënduan dhjetra të tjerë. Shumë banorë të Bostonit dolën të festonin menjëherë pas këtij lajmi, në një kohë që autori i parë ishte asgjësuar nga policia dy ditë më parë pas një ballafaqimi me armë.
Kush janë këta të dy? Janë dy vëllezër. Quhen Tamerlan Carnajev (i vrari), 26 vjeç, dhe Xhokar Carnajev (i arrestuari), 19 vjeç. Kishin ardhur në SHBA për të studjuar. Vëllai i madh, Tamerlani, ishte një boksier profesionist. Sipas së përditshmes italiane, la Repubblica, në një faqe të vetën në Youtube ai postonte vazhdimisht video me natyrë fetare. Njëra prej videove i kushtohej profecisë së “Flamujve të Korashanit”, dhe ky fakt hedh dritë, sipas disave, në motivet e atentateve në Boston. Sipas kësaj profecie, një ushtri e pamposhtshme do të fanepset nga Korashani, një rajon i Azisë Qendrore që përfshin Iranin, Turkmenistanin, Uzbekistanin, Taxhikistanin, Afganistanin dhe Pakistanin. Xhihadistët besojnë se ky është rajoni, në versionin islamik të fundit të botës, nga do të vijë disfata e armiqve të tyre.
Vëllai i vogël, Xhokari, ka publikuar disa të dhëna në profilin e tij në facebook. Ai ka thënë aty se njeh anglishten, rusishten, dhe gjuhën çeçene. Gjërat më të rëndësishme për të janë karriera e paratë. Në artikullin e facebook-ut “Vizioni yt për botën”, ka dhënë përgjgigjen: Islami. Aty ka shënuar dhe një numër sitesh që ia vlen të vizitohen, dhe në të shumtët flitet për Islamin. Në 19 mars, Xhokari ka postuar një barceletë, që bën kështu: “Në një makinë udhëtojnë një dagestanez, një çeçen, dhe një ingushetian. E gjeni dot se kush i jep makinës? Policia.”
Re.Pu.
Comments
Zoti nga ruajte nga debilat.
<p>Zoti nga ruajte nga debilat. Sa ja ne shtuar kohet e fundit!</p>
Add new comment