Arkiv-Lajme

Muho me precedentë? Ristani ka qenë i arrestuar, i dënuar dhe i shkarkuar – thotë Meta

Postuar në 18 Prill, 2013 17:30

Ilir Meta ka dhënë sot në mbrëmje një intervistë në Top Channel dhe ka folur mbi aituatën në KQZ. Për shkarkimin e Muhos nga Kuvendi ai bëri një paralele me “situatën ligjore” të ish-kreut të KQZ-së Arben Ristani, sot zv.Ministër i Brendshëm.

 

Meta është i sigurtë se vetëm dy muaj do të jetë në opozitë. “Mos të shkojë mendja për të prekur votën”, i thotë Berishës

Postuar në 18 Prill, 2013 17:22

Kreu i LSI-së, Ilir Meta po bëhet opozitar me kohë e me titull të plotë, shumë më shpejt se sa e prisnin të tjerët, ndoshta dhe ai veten. Dhe në këtë pikë një ndihmë të madhe ia ka dhënë Berisha. Sikur ky i fundit të mos e tensiononte situatën me shkarkimin e anëtarit të KQZ-së, apo me ndonjë gjest tjetër të ngjashëm, Meta do ish i dënuar të bënte një fushatë të sqaqët e pa nerv. Por Berisha i ka dhënë motivacione me tepri, aq sa ish aleati i tij është bërë papritur një fajkua.

Ka filluar demontimi i Sali Berishës - thotë Rexhep Qosja

Postuar në 18 Prill, 2013 14:41

“Ende nuk jam plotësisht i mirinformuar për ato çfarë po ndodhin në Tiranë. Por këto zhvillime i shikoj si pozitive. Mendoj se ka filluar demontimi i Sali Berishës dhe i regjimit autoritarit që ai ka instaluar. Largimi i Berishës nga pushteti duhej të kishte ndodhur prej kohësh! Sidoqoftë, gjatë qëndrimit në Tiranë do të krijoj një ide më të plotë për këto zhvillime dhe do të jap konsiderata më të hollësishme...”

Rama krahason Berishën me Llukashenkon (pa mustaqe); por çështja “KQZ” mbetet një rebus

Postuar në 18 Prill, 2013 12:34

Rama, në një qëndrim të sotëm lidhur me çështjen “KQZ”, i është referuar indeksit të demokracisë në botë, të hartuar e publikuar nga revista e përjavshme the Economist, ku rezulton se Shqipëria konsiderohet një regjim hibrid, dhe është në nivelin e Venezuelës. Dhe vijoi: “Sot për sot me këtë që ka ndodhur me KQZ-në gjithë këtij procesi i mungojnë vetëm mustaqet e Llukashenkos, se të gjitha të tjerat i ka si të ishim në Bjellorusi.

Dashi, standartet e Jozefinës dhe "muhabete burrash" në Kuvend

Postuar në 18 Prill, 2013 10:55

Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka fyer rëndë deputetin socialist, Taulant Balla, gjatë seancës së sotme plenare - raporton portali TemA qe ka publikuar edhe nje video te incidentit. Sula a ka sharrë nga motra Ballën dhe i ka bërë me shenjë se do t’i presë kokën. “Ta q. motrën. Po je burrë hajde dalim jashtë”, i ka thënë Sula deputetit socialist, duke vazhduar me fyerjet dhe me shenjat kërcënuese.

PE i heq fusnotën Kosovës - raporton Express

Postuar në 18 Prill, 2013 09:06

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë për Kosovën. Rezoluta u bën thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende shtetësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë. E perditshmja kosovare Express raporton ne faqen e saj online: "Në këtë votim ka kaluar edhe amandamenti për të shlyer fusnotën nga teksti, ku përmendet emërtimi i Kosovës. Ky tekst ishte vendosur me propozimin e disa deputetëve nga vendet që nuk e njohin Kosovën. Kërkesa për ta shlyer këtë fusnotë ka marrë shumicën e votave në seancën e sotme të Parlamentit Evropian.

BE ka gati "bombën atomike" ndaj Orban: Përjashtimin

Postuar në 18 Prill, 2013 08:58

Qeveria hungareze ka vite që është në mosmarrëveshje me institucionet e Brukselit. Komisioni Evropian ka shprehur në mënyrë të përsëritur shqetësimin e tij në lidhje me ndryshimet kushtetuese që partia hungareze FIDESZ arriti t'i kalojë në parlament me dy të tretat e votave të saj dhe që tani dëshiron t'i zbatojë edhe në praktikë. Planet e fundit të diskutueshme kufizojnë pavarësinë e gjyqësorit, i caktojnë mediave rregullat për reklamat gjatë fushatës elektorale dhe parashohin që qytetarët hungarezë të marrin pjesë në gjobat e BE-së kundër shtetit.

Bie KQZ?

Postuar në 18 Prill, 2013 06:35

KQZ tashmë nuk mund të kryejë asnjë lloj funksioni. Pas largimit të përfaqësuesve të opozitës, Denar Biba dhe Albana Shtylla, një tjetër anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “ngrin marrëdhëniet” me institucionin kryesor të organizimit dhe menaxhimit të zgjedhjeve. Jani Jani, përfaqësues i PBDNJ-së në KQZ, deklaroi sot se nuk do të marrë pjesë në asnjë nga mbledhjet e KQZ, për një kohë të pacaktuar. Më  poshtë , deklarata e tij e plotë  shpërndarë  pak më parë në media:

Itali: Ka filluar votimi presidencial; në garë dhe një italo-arbëresh; quhet Stefano Rodotá

Postuar në 18 Prill, 2013 05:37

Në orën 10.00 ka filluar votimi për të zgjedhur Presidentin e dymbëdhjetë të Republikës italaine. Votimi po bëhet në Montecitorio (ndërtesa ku mblidhet Dhoma e Ulët për séanca plenare), dhe në të marrin pjesë 1007 zgjedhës big, dmth të gjithë anëtarët e Dhomës së Ulët, të gjithë senatorët, dhe një numër delegatësh të rajoneve (tre për çdo rajon). Në tre votimet e para duhen 2/3 e votave, saktësisht 672 vota, për të patur një fitues. Në votimin e katërt e të pestë do të jetë mjaft një shumicë e thjeshtë, 504 vota.

“Aleanca KuqeZi Çamëria”, edhe në ilegalitet, edhe pjesmarrëse në zgjedhjet lokale greke…

Postuar në 18 Prill, 2013 05:36

Aleanca KuqeZi bëri të ditur sot se ka themeluar në ilegalitet degën e saj në Greqi, të quajtur “Aleanca KuqeZi Çamëria”. Por edhe pse e themeluar në ilegalitet në Igumenicë, AK deklaron për degën e vet çame se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do zhvillohen në Greqi.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme