Bie KQZ?

KQZ tashmë nuk mund të kryejë asnjë lloj funksioni. Pas largimit të përfaqësuesve të opozitës, Denar Biba dhe Albana Shtylla, një tjetër anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “ngrin marrëdhëniet” me institucionin kryesor të organizimit dhe menaxhimit të zgjedhjeve. Jani Jani, përfaqësues i PBDNJ-së në KQZ, deklaroi sot se nuk do të marrë pjesë në asnjë nga mbledhjet e KQZ, për një kohë të pacaktuar. Më poshtë , deklarata e tij e plotë shpërndarë pak më parë në media:
“Ngjarjet e diteve te fundit qe nisen me debatet per lirimin e nje anetari te KQZ-se dhe qe u finalizuan me nderprerjen e mandatit ne menyre te kundraligjshme me dhunen e kartonave si edhe aktet e doreheqjes se dy kolegeve te mi, me obligon te shpreh mendimin dhe qendrimin tim si anetar i KQZ-se. Kam pranuar me deshire detyren e anetarit te KQZ-se , vetem e vetem per te kontribuar ne proceset zgjedhore dhe per te permiresuar imazhin e vendit ne endrren tone europiane, dhe per kete jam betuar qe detyrat e mia do ti kryej me paanshmeri, ne menyre te pavarur dhe gjithmone ne perputhje me ligjin. Pervec kesaj ne asnje rast nuk harroj se, dua s’dua, ne kete post perfaqesoj dhe komunitetin grek ne Shqiperi, nje komunitet qe ka kontribuar ne te gjitha fazat historike te ketij vendi. Kam besuar se ajo qe shprehet ne ligj nuk eshte e detyrueshme vetem per ne, por edhe per politiken. Per fat te keq konstatoj, duke marre shkas nga zhvillimet e fundit se forca te caktuara politike dhe konkretisht mazhoranca aktuale haptazi ka ndermarre veprime qe cenojne pavaresine e ketij institucioni duke shkelur ligjin. Gjithashtu vleresoj aktin e doreheqjes se dy kolegeve te mi si zgjedhje te drejte te bindjes se tyre. Se fundmi dua te nenvizoj se per arsye te situatave te krijuara dhe ne pritje te nje reflektimi real, te dukshem te politikes per te hequr dore nga tentativat per te cenuar pavaresine e ketij institucioni, si edhe ne shenje solidariteti me koleget e mi, deklaroj ngrirjen e veprimtarise time formale ne KQZ ». a.n.
Comments
Hajt mo se do ngrihet

Hajt mo se do ngrihet prape...

Organizmat nderkombetare pas
Organizmat nderkombetare pas zgjedhjeve do te deklarojne" Zgjedhjet shenuan nje hap cilesor, u zhvilluan pergjithesisht brenda standarteve te gjithepranuara, nen klimen e konsensusit, mirekuptimit dhe besimit reciprok, dhe incidentet e regjistruara nuk ndikuan ne cilesine e zgjedhjeve, apo shprehjen e vullnetit te elektoratit". Rrofsh o Sali, ta paçim borxh statusin e kandidatit per ne BE!
Eshte heret te thuhet qe KQZ

Eshte heret te thuhet qe KQZ ka rene. Per momentin ajo mund te funksionoje edhe me 4 anetare sepse vendimet kryesore qe kerkojne shumicen prej 5 votash tashme ose jane marre ose i perkasin periudhes pas zgjedhjeve. E kane menduar fundin e kesaj strategjie keta apo po luajne thjesht me veprim-kunderveprim?

Mikanoki, te jesh i sigurte

Mikanoki, te jesh i sigurte qe ka shume vendime para dhe pas zgjedhjeve qe kerkojne 5 vota te KQZ. Si fillim Jani i PBDNj qe ka shpallur ngrirjen (koncept qe nuk e njeh ligji), duhet shkarkuar po mungoi ne 2 mbledhje te KQZ rresht por per kete duhet te jene 5 veta, pra nuk e shkarkojne dot Janin per mungesa sa kohe ai mungon.

Levizja e Janit eshte shume e zgjuar juridikisht, nuk e humbet mandatin sepse nuk eshte dorehequr, por as nuk shkarkohet dot. Largimi Janit i jem mekanizma juridik in extremis Saliut ta zevendesoje por ai nuk eshte i larguar. Kurse largimi i dy te anetareve qe emeroi PS mund te behet vetem nga partia me e madhe opozitare (pra PS).

Pra PS e ka bllokuar KQZ dhe do ta mbaje deri sa te kete garancite qe KZAZ nuk do te preken. Gjithe loja behet per KZAZ. Edhe shkarkimi i Muhos arsyen kryesore KZAZ kishte per Berishen. Nese Berisha ben grushtin e trete te shtetit (pas ndarjes zonale dhe KQZ) dhe zevendeson edhe KZAZ, PS i ka dhene paralajmerim te forte bojkotin e zgjedhjeve, dhe NDRYSHE NGA GJITHE HERET e ka dakortesine e nderkombetareve per kete veprim.

SALIU do te iki me 100%. Ai thjesht po i rrit koston Shqiperise dhe shqiptareve, por pikerisht per kete do te paguaj edhe me shume.

Pas 23 Qershorit Shqiperia do te gdhihet me Berishen me fytyre blu (dmth te vdekur) dhe me qiellin e paster blu (dmth europian).

Manovra e Janit ishte vertet

Manovra e Janit ishte vertet e zgjuar, me kete jam dakord. Por me duket me teper nje levizje per te ruajtur perfaqesine e Janit dhe te PBDNJ ne KQZ, si dhe per te faktorizuar kete force politike ne prag te formimit te koalicioneve sesa ne funksion te nje strategjie te miremenduar te opozites. Ende nuk dihet me ke do bashkohet PBDNJ, megjithese levizja ne KQZ mund te interpretohet si nje hap drejt bashkimit me opoziten. Por ky bashkim behet dhe me i nderlikuar ne kushtet kur Rama ka ftuar dhe AK ne koalicion...

Ndersa qs flasim per KQZ, zgjedhjet behen dhe pa Janin. Edhe nqs shkohet ne riformatimin e KZAZ-ve vendimet per shkarkimin dhe lirimin e anetareve te tyre nuk hyjne tek vendimet qe merren me shumice prej 5 votash. Shkurt, nqs do ai burri mundet, vetem se kjo do ishte nje tjeter dhunim i ligjit. Pra shkarkimi/zevendesimi i Janit para zgjedhjeve nuk eshte ndonje shqetesim i madh per momentin dhe KQZ mund te funksionoje pa problem deri ne zgjedhje me 4 anetare.E vetmja mangesi e nje KQZ te tille do jete mungesa e besueshmerise, por besueshmeria eshte aq abstrakte tani sa nuk ka per tu hidheruar njeri pervec nderkombetareve ne ndonje raport. Pas zgjedhjeve KQZ vertet paralizohet, nqs nuk arrihet kuorumi i 5 anetareve.

Nuk besoj se opozita do dhe duhet te bojkotoje zgjedhjet, pavaresisht levizjeve ekstreme qe ben Berisha. Per me teper nuk eshte ne interesin e tyre nqs jane te sigurt per fitoren. Kete e kane shprehur disa perfaqesues te PS dhe Meta e artikuloi qarte dje ne Top-Story. Me shume gjasa rrumpalla do nise pas zgjedhjeve.

Me pak fjale e gjithe strategjia e opozites per momentin me duket se ka per qellim ta detyroje Berishen te beje levizje sa me ekstreme per ta diskretituar akoma me shume ne syte e publikut dhe nderkombetareve nderkohe qe levizjet ekstreme te opozites paraqiten si reagime ndaj atyre te Berishes. Qe nuk do ishte e keqe si strategji po dy muaj para zgjedhjeve me duket e pamjaftueshme per te krijuar garanci per mbrojtjen e rezultatit. Sidomos kur ke perballe nje si doktori.

Mikanoki, te jesh i sigurte

Mikanoki, te jesh i sigurte qe ka shume vendime para dhe pas zgjedhjeve qe kerkojne 5 vota te KQZ. Si fillim Jani i PBDNj qe ka shpallur ngrirjen (koncept qe nuk e njeh ligji), duhet shkarkuar po mungoi ne 2 mbledhje te KQZ rresht por per kete duhet te jene 5 veta, pra nuk e shkarkojne dot Janin per mungesa sa kohe ai mungon.

Levizja e Janit eshte shume e zgjuar juridikisht, nuk e humbet mandatin sepse nuk eshte dorehequr, por as nuk shkarkohet dot. Largimi Janit i jem mekanizma juridik in extremis Saliut ta zevendesoje por ai nuk eshte i larguar. Kurse largimi i dy te anetareve qe emeroi PS mund te behet vetem nga partia me e madhe opozitare (pra PS).

Pra PS e ka bllokuar KQZ dhe do ta mbaje deri sa te kete garancite qe KZAZ nuk do te preken. Gjithe loja behet per KZAZ. Edhe shkarkimi i Muhos arsyen kryesore KZAZ kishte per Berishen. Nese Berisha ben grushtin e trete te shtetit (pas ndarjes zonale dhe KQZ) dhe zevendeson edhe KZAZ, PS i ka dhene paralajmerim te forte bojkotin e zgjedhjeve, dhe NDRYSHE NGA GJITHE HERET e ka dakortesine e nderkombetareve per kete veprim.

SALIU do te iki me 100%. Ai thjesht po i rrit koston Shqiperise dhe shqiptareve, por pikerisht per kete do te paguaj edhe me shume.

Pas 23 Qershorit Shqiperia do te gdhihet me Berishen me fytyre blu (dmth te vdekur) dhe me qiellin e paster blu (dmth europian).

Kur degjon/lexon

Kur degjon/lexon intervisten e Krietarit te PBDNJ Dule, qe thuajse e mendon veten si banor te Vorio-Epirit, dhe pastaj deklarimin e njeriut te tij ne KQZ,

edhe kur te eshte mbushur mendja se Berisha e ka bere me maj pirgun e marrezive te tij...

prape...thua: Shqiperia se paku nuk eshte ndihmuar prej fqinjeve te saj, dhe minoritaret greke ne politike, sic shprehet Vangjel Dule, asnje here nuk kane vrare mendjen per shqiptaret, fene e tyre dhe demokracine e tyre...dhe, perderisa keta, KalTrojasit, u bashkohen te ikurve...mos prape ka nje far te drejte ai, Njeriu ne Kal, Sali Berisha?!

Add new comment