BE ka gati "bombën atomike" ndaj Orban: Përjashtimin

Qeveria hungareze ka vite që është në mosmarrëveshje me institucionet e Brukselit. Komisioni Evropian ka shprehur në mënyrë të përsëritur shqetësimin e tij në lidhje me ndryshimet kushtetuese që partia hungareze FIDESZ arriti t'i kalojë në parlament me dy të tretat e votave të saj dhe që tani dëshiron t'i zbatojë edhe në praktikë. Planet e fundit të diskutueshme kufizojnë pavarësinë e gjyqësorit, i caktojnë mediave rregullat për reklamat gjatë fushatës elektorale dhe parashohin që qytetarët hungarezë të marrin pjesë në gjobat e BE-së kundër shtetit.
Komisionerja e BE-së për drejtësinë, Viviane Reding nuk e përjashtoi mundësinë që si një mjet i fundit të aplikohet edhe neni 7 i Traktatit të BE-së. Me akuzen "shkelje e vazhdueshme e të Drejtave Themelore të BE-së" Hungaria mund të humbasë të drejtat e saj të votimit në Këshillin e Ministrave, që praktikisht është e barabartë me një përjashtim. Por përdorimi i kësaj "bombe atomike", - siç u quajt aplikimi i nenit 7 nga Reding - do të shqyrtohet me kujdes të madh. a.n.
Comments
Tani po u liroka nje vend ne
Tani po u liroka nje vend ne stadium, keshtuqe Sales i duhen vetem 3 ligjet qe te zere vendin e autobuzit/Urban dhe ja ku jemi ne Evrope, me dhe pa ngjala. Me kete rast e shkrijme edhe partine e integrimit dhe e quajme partine e peshkimit.
Urbani (Huniadi) dhe Sala (Skenderbeu) kete rradhe ne aleance kunder pushtuesit.
Add new comment