“Aleanca KuqeZi Çamëria”, edhe në ilegalitet, edhe pjesmarrëse në zgjedhjet lokale greke…

Postuar në 18 Prill, 2013 05:36

Aleanca KuqeZi bëri të ditur sot se ka themeluar në ilegalitet degën e saj në Greqi, të quajtur “Aleanca KuqeZi Çamëria”. Por edhe pse e themeluar në ilegalitet në Igumenicë, AK deklaron për degën e vet çame se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do zhvillohen në Greqi.

“Për herë të parë, një parti politike shqiptare krijon në Greqi degën e saj duke treguar vëmendje dhe kujdes parësor për emigrantët, jo vetëm me fjale por edhe me vepra konkrete. Shumë është folur në emër të emigrantëve këto 23 vjet demokraci nga politikanët shqiptarë, por asgjë nuk është bërë për ta, madje as e drejta elementare për të votuar në shtetin e tyre amë. “Aleanca KuqeZi Çamëria” përveç programit dhe platformës kombëtariste, ka si qëllim edhe marrjen pjesë në garat elektorale në shtetin fqinj të Greqisë, madje që në zgjedhjet lokale ku pritet që mbi 500 mijë shqiptarë me të drejtë vote do t’i japin mbështetje partisë së parë shqiptare në Greqi,” theksohet në njoftimin e AK-së

Re.Pu.

Comments

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Ne ilegalitet dhe do marre pjese ne zgjedhje, pallavra alla Spahiu.

Submitted by Andreas (not verified) on

“Për herë të parë, një parti politike shqiptare krijon në Greqi degën e saj...!!!"  PS, PD dhe LSI kane deget e tyre  gati ne çdo qytet te greqise. Dhe i kane legale.

"ka si qëllim edhe marrjen pjesë në garat elektorale në shtetin fqinj të Greqisë...!!!" struktura ilegale te huaja do marin pjese ne garat elekrtorale te nje vendi te BE-se???!!!

U vertetua qe Spahiu jeton ne nje univers paralel

Submitted by kanapy z funkcj... (not verified) on

Great article.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.