Arkiv-Lajme

“Kundërsulmi” i LSI-së: Për hir të parimit të zbuluar nga Berisha, e majta do vendosë Vendorin nën kontroll (viktima e parë, Kosovrasti)

Postuar në 16 Prill, 2013 09:00

Këshilltarët e majtë PS+LSI kanë nisur pak minuta më parë një mbledhje, gjatë të cilës pritet të kërkohet shkarkimi i Njazi Kosovrastit (PD) nga posti i kryetarit të Këshillit Bashkiak. Në Bashkinë e Tiranës, këshilltarët e majtë janë shumica. Mbledhja e këshilltarëve të majtë po zhvillohet në ambientet e hotel “Tirana”, nga ku pritet të dilet me një kërkesë, e cila do të paraqitet në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak – njofton faqja online e gazetës DITA.

Ashton vjen dhe ikën; ndërsa Rama përsërit paralelen e rizgjedhjes së Berishës në postin e Presidentit në vitin 1997

Postuar në 16 Prill, 2013 07:53

Baronesha Ashton, më saktë Catherine Ashton, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e  Jashtme e për Politikat e Sigurisë, ka bërë një vizitë flash në Tiranë një ditë pasi Berisha rekuperoi në mënyra të diskutueshme ligjore kontrollin e KQZ-së. Në fund, ajo ka dhënë një konferencë të shkurtër për shtypin, ku mesazhi kryesor ishte ai që BE-ja lëshoi qysh dje, para se të ndodhte ajo që ndodhi në Kuvend: “Dje ne shprehëm publikisht shqetësimin tonë për pasojat e votimit në parlament për procesin zgjedhor”.

Pulitzer-ët e këtij viti

Postuar në 16 Prill, 2013 07:04

Të hënën në mbrëmje janë mësuar emrat e fituesve të këtij viti të Pulitzer, cmimit më të rëndësishëm amerikan për gazetarinë.  Nga 1917 ndahen përvit 21 cmime Pulitzer  në 21 kategori. Për një gazetar ose fotoreporter është një lloj Oscar-i në karrierë; kush e mbërrin, hyn në fakt në gotha-n botërore të informacionit.  Mban emrin e gazetarit dhe botuesit Joseph Pulitzer dhe ndahet nga Columbia University në New York. 

Seit Mansaku: Standardi i ’72-shit i ka qëndruar kohës; por ka nevojë për ndryshime

Postuar në 16 Prill, 2013 05:13

Ka më tepër se dy orë që në Akademinë e Shkencave është mbledhur Këshilli i shumëpërfolur Ndërakademik i Gjuhës Shqipe, ku do të merren disa vendime mbi – kështu raporton Mapo e sotme – ndryshimin e disa rregullave drejtshkrimore. Dje ka dalë para gazetarëve dhe një nga anëtarët e këtij Këshilli, gjuhëtari Seit Mansaku, i cili ka saktësuar dhe njëherë objektin e punës së kësaj mbledhjeje.

Shqiptarja. Com del me një redaksionale; dhe u bie borive të alarmit

Postuar në 16 Prill, 2013 04:58

E përditshmja shqiptarja.com ka publikuar sot një shkrim të lajmëruar qysh në faqe të parë e të kataloguar nën emërtimin “redaksionale”. Është një gjë që kjo gazetë e bën herë pas here në momente të supozuara si dramatike, e mund të merret me mend se kjo “redaksionale” ka të bëjë me situatën e djeshme në Kuvend, ku Berisha ia doli, në luftë me të gjithë, të rekuperonte kontrollin në KQZ. Titulli është “Seanca e frikshme”, dhe shkrimi fillonte me frazën e shkurtër: Ajo që pritej, ndodhi.

Ka pasur tension mes Arvizu-së e Berishës? Who knows?

Postuar në 16 Prill, 2013 04:42

Të përditshmet e sotme e kanë bërë raportimin e takimit të mbrëmshëm mes Berishës e Arvizu-së në të njëjtën mënyrë, dukë lënë të nënkuptohet se takimi ka qenë i tensionuar. Nuk u referohen burimeve të caktuara; përkundrazi, të gjitha nënvizojnë faktin që “nuk kanë mundur të marrin vesh ndonjë detaj nga biseda e bërë mes të dyve”. Dhe prandaj, aludimi për një bisedë të tensionuar bazohet tek deklarata të mëparshme të ambasadorit amerikan, sidomos asaj ku thuhet se – ky është citim i paradites së djeshme – “askush nuk besohet se kërkon rrugën e përplasjes me SHBA-të”.

Mustafa Nano, replikë me Gjergj Metën: Zgjedhja e më pak së keqes, gjëja e vetme që na mbetet për të bërë

Postuar në 16 Prill, 2013 03:22

Mustafa Nano ka replikuar në numrin e fundit të së përditshmes SHQIP me shkrimin me titull “E keqja më e vogël ndërmjet moralit e politikës”, të publikuar në “Mapo” gjatë fundjavës nga Gjergj Meta. Ky i fundit kundërshton tezën e hedhur në këtë moment elektoral se “duhet zgjedhur më pak e keqja mes dy të këqijave”.

Dy shpërthime në Boston shkaktojnë dy të vdekur e mbi 100 të plagosur; pritet nga minuta në minutë fjala e Obama-s

Postuar në 15 Prill, 2013 17:10

Agjencitë e lajmeve të botës, e sidomos ato amerikane, janë fokusuar orët e fundit në ngjarjen e  Bostonit, ku dy shpërthime bombash në vijën e mbërritjes së atletëve amatorë të maratonës së famshme të të njëjtit qytet kanë provokuar dy të vdekur e mbi njëqind të plagosur, disa prej të cilëve shumë rëndë.

Berisha e çon deri në fund aksionin e nisur

Postuar në 15 Prill, 2013 16:18

Berisha e ka ftuar Arvizu-në në kryeministri për t’i thënë se nuk ka ndërmend të kthehet mbrapa e për t’i kërkuar mirëkuptimin lidhur me atë që ai do të bënte nja dy orë më pas. Ky është leximi që mund t’i bëhet aposteriori atij takimi, dhe temenave të shumta të Berishës në dalje të ndërtesës, teksa ish duke e përcjellë ambasadorin amerikan. Vetëm gjysmë ore më parë maxhoranca e improvizuar e 74 votave mori vendimin për ta shkarkuar Ilirjan Muhon, dhe emëroi në vend të tij Klement Zgurin, që është propozuar nga Partia Republikane.

Shkarkohet Muho, opozita dhe më pas Arvizu lënë sallën e Kuvendit

Postuar në 15 Prill, 2013 16:08

Kuvendi ka miratuar pak minuta më parë me 73 vota pro shkarkimin e Ilirjan Muhos si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Partia Demokratike është ndihmuar nga votat e tre socialistëve, Kastriot Islami, Asllan Dogjani dhe Gjovalin Kadeli. Opozita ka vendosur që të braktisë seancën e Kuvendit, ku do votohej për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së. Pak para se Berisha të niste të "përshëndeste votimin" të njëjtën gjë bëri edhe ambasadori Arvizu që gjendej në një nga lozhat e Kuvendit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme