Seit Mansaku: Standardi i ’72-shit i ka qëndruar kohës; por ka nevojë për ndryshime

Postuar në 16 Prill, 2013 05:13

Ka më tepër se dy orë që në Akademinë e Shkencave është mbledhur Këshilli i shumëpërfolur Ndërakademik i Gjuhës Shqipe, ku do të merren disa vendime mbi – kështu raporton Mapo e sotme – ndryshimin e disa rregullave drejtshkrimore. Dje ka dalë para gazetarëve dhe një nga anëtarët e këtij Këshilli, gjuhëtari Seit Mansaku, i cili ka saktësuar dhe njëherë objektin e punës së kësaj mbledhjeje. “Mendimi se këto ndryshime kanë për qëllim që të krijojnë një standard të ri të gjuhës shqipe nuk ka asgjë të vërtetë; ky është një mendim krejtësisht ekstremist që nuk e ka asnjë nga anëtarët e Këshillit Ndërakademik të Gjuhës Shqipe; asnjë nga anëtarët e Këshillit Ndërakademik nuk mendon se duhet krijuar një standard tjetër”, ka thënë ai qysh në krye të herës. Dhe po aty ka bërë të qartë opinionin e vet lidhur me standardin: gjuha standarde e vendosur në Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972 i ka qëndruar kohës.

Intervistën e plotë, tok me ndryshimet e propozuara që shtrohen për diskutim, mund t’i gjeni në linkun http://www.mapo.al/2013/04/16/seit-mansaku-standardi-i-72-it-ska-deshtuar-sbehet-fjale-per-standard-te-ri/

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972 i ka qëndruar kohës, sepse edhe mbas ramjes se komunizmit ne Shqipni jane ne fuqi partite komuniste qe e vendosne kete &quot;Drejteshkrim&quot;.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.