Arkiv-Lajme

Arvizu takon Berishën me kërkesë të këtij të fundit; takimi zgjat më pak se 30 minuta

Postuar në 15 Prill, 2013 15:17

Gazetari Top-channel-it, Muhamet Veliu nënvizoi si pa dashje gjatë raportimit të tij live në kuadër të programit Shqip të Xhungës, se takimi mes kryeministrit Berisha e ambasadorit amerikan ishte kërkuar nga i pari. “Këtë lajm na e ka dhënë një burim i yni, por nuk e kemi të konfirmuar nga burime të tjera”, tha Veliu, teksa pamjet filmike tregonin Berishën që kish dalë tek porta e jashtme e kryeministrisë për të përcjellë Arvizu-në. Kish vite që kjo përcjellje kryeministrore e ambasadorit amerikan nuk ndodhte.

Fiks Fare regjistron ushtarët e përdorur si roje: “Shefat kanë marrë 75 mijë euro, me ne tallin b…”

Postuar në 15 Prill, 2013 15:13

Emisioni i njohur Fiks Fare është marrë në edicionin e mbrëmshëm me skandalin e ushtarëve që janë nxjerrë nga repartet  dhe janë përdorur me veshje civile si roje hotelesh për Kampionatin e Peshëngritjes, por kjo është vetëm njëra shkelje e rëndë e detyrës kushtetuese të ushtrisë. Shkelja tjetër e dyshuar është që e gjithë kjo është dirigjuar nën një kompani private të lidhur me zyrtarë të lartë të Ministrisë së  Mbrojtjes që ka marrë fondet për sigurinë e Kampionatit në fjalë dhe ka plotësuar “personelin” duke nxjerrë ushtrinë nga kazermat e duke e përdorur privatisht.

Shënim: 48 % e shqiptarëve pa kontratë pune

Postuar në 15 Prill, 2013 12:52

Shqiptarët në shumicën e tyre punojnë pa një kontratë pune. Të paktën këto janë të dhënat paraprake të dala nga hulumtimi i bërë prej fondacionit Soros gjatë muajve dhjetor 2012-shkurt 2013. Sipas këtij sondazhi 48.1 për qind e të punësuarve në Shqipëri nuk kanë një kontratë pune, 33. 7 për qind e tyre kanë një kontratë me kohzgjatje të papërcaktuar dhe 18.2 për qind kanë të nënshkruar një kontratë me punëdhënësit me një afat të përcaktuar.

Adem Demaçi: Serbia, qysh kur ka lindur, veç i ka krijuar probleme botës

Postuar në 15 Prill, 2013 11:26

“Europa e meriton [që Serbia] t’ia bëjë kështu, se e zgjatën shumë me këto lëshime që po ia bëjnë Serbisë. Serbia është ajo që ka bërë 100 të zeza, jo tash por historikisht, që kur është formuar. Gjithmonë ka krijuar probleme për gjithë botën” – është shprehur Adem Demaçi në një intervistë për radion Europa e Lirë, teksa i është kërkuar një opinion pas dështimit të bisedimeve për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve me Serbi-Kosovë. Dhe më poshtë thekson, se “qëllimi i Serbisë edhe është ta bëjë një Palestinë këtu, dhe mandej Serbia të prodhojë armë për t’i shitur”.

Topalli shpall Mustafa Nanon kryetar të PS :)

Postuar në 15 Prill, 2013 09:42

Gjatë seancës së sotme në Kuvend, Topalli iu referua ribashkimit PS-LSI si “koalicioni i qelbësirave”. “Keni disa ditë që bëni thirrje “qelbësira kudo që jeni bashkohuni”. Nëse ju ndiheni mirë, edhe ne ndihemi mirë”, tha Topalli. Fjalën e mori deputeti socialist Ilir Bejtja, i cili tha se është fyese për një kryetare Kuvendi të përdorë fjalor të tillë. Topalli reagoi duke u shfajësuar se “përsërita fjalët e kryetarit tuaj”. “Nuk mund të më shtrembërosh mua fjalët. Unë përsërita fjalët e kryetarët tënd, kur kryetari juaj tha qelbësira të të gjitha vendeve bashkohuni”, tha Topalli.

Të fyesh Islamin në Twitter...

Postuar në 15 Prill, 2013 08:28

Gjykata turke ka dënuar pianistin e njohur, Fazil Say me 10 muaj burg me kusht. Gjykata e Stambollit e ka shpallur Say-n fajtor për “fyerje të vlerave fetare” me një seri postimesh në Twitter, në prill të vitit të kaluar. Në një postim, ai ka thënë se “maskarenjtë dhe hajdutët janë Allah-istë”. Në të kaluarën, Say ka akuzuar edhe Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim të Turqisë se ndjek axhendë të fshehtë islamike. Say ka luajtur me orkestrat në Berlin, Nju Jork, Tokio, Izrael etj. a.n.

 

Më shumë:

Spiunazhi, Der Spiegel zbulon një pjesë të tensionit mes Rusisë dhe Gjermanisë

Postuar në 15 Prill, 2013 07:24

Pavarësisht nga protestat e qeverisë gjermane kundër disa bastisjeve të shërbimit të fshehtë rus në fondacionet gjermane në Rusi, Kremlini ka zgjedhur kursin e konfrontimit, - shkruan revista gjermane "Der Spiegel". Shërbimi i brendshëm i fshehtë rus, FSB, i urdheruar nga shefi i Kremlinit Vlladimir Putin ka ushtruar presion ndaj stafit rus të ambasadës gjermane për të siguruar informacione, - njofton revista. Edhe pse më herët Putin kishte udhëzuar FSB-në që të tregohet i rezervuar me Gjermaninë për veprimet e tilla, tani duket se kjo nuk vlen më.

Shqipëria në kurs përplasjeje me SHBA-në?

Postuar në 15 Prill, 2013 06:07

Ambasadori amerikan Alexander Arvizu, duke folur pas një aktiviteti që u zhvillua në Vlorë, dha një deklaratë lidhur me situatën aktuale në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke u shprehur se është e rëndësishme që të respektohet pavarësia e këtij institucioni.

Shënim: Nëse PBDNJ futet në koalicionin e mazhorancës…

Postuar në 15 Prill, 2013 05:30

Pas një jave do të përcaktohen zyrtarisht koalicionet që do të jenë në garë në zgjedhjet e 23 qershorit. Ndërsa sot do të votohet në Kuvend për futjen e një komisioneri të PR-së në KQZ, meqë aktaulisht PBDNJ konsiderohet parti opozitare dhe LSI është shpallur zyrtarisht si e tillë. Por çdo të ndodhë në qoftë se pas një jave PBDNJ-ja regjistrohet zyrtarisht në koalicionin mazhoritar? Mazhoranca do të ketë 5 anëtarë të propozuar nga ajo: 3 të PD-së, 1 të PR-së, dhe 1 të PBDNJ-së. Ndërsa opozita do të ketë vetëm dy.

Rama në Prishtinë: “Nëse Berisha është një mit në Kosovë, ky nuk është problemi im; është problemi i kosovarëve”

Postuar në 15 Prill, 2013 05:22

I pari i socialistëve, Edi Rama, ndërsa është në Prishtinë, ka dhënë një intervistë për gazetën Express, e cila e ka publikuar me titullin “A do ta fitojë Edi Rama, pas Shqipërisë, edhe Kosovën?”. Ai është pyetur lidhur me Kosovën, Shqipërinë, bashkimin kombëtar, gjuhën standarde, Berishën, Thaçin, Kurtin, etj, dhe ja disa qëndrime të tijat:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme