Arkiv-Lajme

Aritmetikë punësimi sipas Bashës (Lulzim)

Postuar në 12 Prill, 2013 09:09

Nga fjalimi i hapjes së fushatës (sipas faqes zyrtare http://www.lulzimbasha.al/fjalimi-i-bashes.nspx):

“…Ne do të krijojmë më shumë vende pune dhe punësim me paga më të mira. Sot Bashkia nuk bën asgjë për punësimin. Dhe ndonëse Bashkia nuk mund të bëjë gjithçka për punësimin, ajo mund të bëjë diçka dhe me mjaft rëndësi. Misioni im është hapja e 30 mijë vendeve të punës në dy vitet e ardhshme…”

Rama flet sërish për anëtarin e KQZ-së: Edhe në shtëpi po t’i numërojë votat, Berisha do humbasë

Postuar në 12 Prill, 2013 08:41

I pari i socialistëve, Rama ka folur dhe sot për çështjen e anëtarit të KQZ-së. I inkurajuar nga qëndrimet e forta e të qarta të diplomatëve ndërkombëtarë (OSBE, BE, ambasada e SHBA-ve), ai bëri nënvizimin se “asnjëherë në këta 8 vjet të shkeljes kushtetuese dhe ligjore nga kryeministri në ikje, deklaratat e partnerëve të mëdhenj të Shqipërisë nuk kanë qenë të drejtpërdrejta, pasi asnjëherë më parë shkelja e Kushtetutës dhe ligjit nuk ka qenë më e hapur”. Në fakt, i kapur prej haresë prej këtyre qëndrimeve, këtu Rama ngutet.

6 shkrimtarë në garë për çmimin “The Independent...", Kadare mes tyre

Postuar në 12 Prill, 2013 07:47

Gazeta britanike “The Independent”, boton sot listën prej 6 emrash të shkrimtarëve që janë në garë për çmimin “The Independent Foreign Fiction Prize 2013”. Në listë gjendet edhe emri i shkrimtarit tonë të mirënjohur, Ismail Kadare, për një ndër librat e tij më të fundit, “Darka e gabuar”. Libri është përkthyer në anglisht nga John Hodgson, ndërsa titulli është përshtatur në “The fall of the stone city”. Lista e kandidatëve për çmimin përbëhet nga gjashtë shkrimtarë të përzgjedhur nga gjuhë dhe vende të ndryshme të botës.

Berisha sipas Hoxhës: Nano fokusohej tek parimet, ndërsa Rama tek detajet

Postuar në 12 Prill, 2013 06:11

Në një shkrim të vetin të publikuar tek Panorama, ku mbron idenë se vendimi i maxhorancës për të shkarkuar anëtarin e KQZ-së e “për të rekuperuar balancën partiake” në këtë institucion është i drejtë, Artan Hoxha bën me dije se Berisha ka qenë këto ditë në pritje që Meta, ish aleati i tij katërvjeçar, t’i jepte anëtarin e KQZ-së, e duke qenë se ky i fundit nuk e bëri, Berisha vendosi t’ia marrë vetë.

Meta: Nëse humbas zgjedhjet, do të mbetem në opozitë

Postuar në 12 Prill, 2013 04:50

Intervista e Metës dhënë Zhejit ka tërhequr vëmendjen e të gjitha të përditshmeve, por ia vlen të evidentohen dy nënvizime të tijat. Në fund të bisedës në “360 gradë”, pyetjes se “ç’do të bëjë pas zgjedhjeve, nëse Berisha fiton”, Meta iu përgjigj pa shumë hezitim: “Koalicioni parazgjedhor është dhe një koalicion paszgjedhor në çdo rast. Nëse humbasim, do të jem në opozitë. Absolutisht”. Dhe shtoi: “Por probabiliteti që kjo të ndodhë është zero”. Ky nënvizim është lënë pas dore nga reporterët.

Shenasi Rama i turret Mustafa Nanos dhe ky përgjigjet: Nuk ia vlen t’i japësh përgjigje një cjapi

Postuar në 12 Prill, 2013 03:46

Shenasi Rama dhe Mustafa Nano ndoshta nuk njihen njëri me tjetrin. Por ditët e fundit për arsye ende të panjohura Shenasi Rama e ka sulmuar fort Mustafa Nanon në shkrimet e tij që zakonisht botohen në faqen e Shenasiut në rrjetin social FB e më pas ampilifikohen në mediat e Tiranës.

A rrezikon Irani një Fukushima të dytë?! - pyet NYT

Postuar në 12 Prill, 2013 02:52

Irani është goditur të martën nga një tërmet i fuqishëm, i cili ka lënë së paku 32 persona të vrarë dhe rreth 850 të tjerë të plagosur. Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se dridhjet kanë pasur fuqinë prej 6.3 shkallësh të Richterit dhe se janë regjistruar në juglindje të qytetit Busher – jo larg centralit të vetëm bërthamor të Iranit.

Koha është faktor madhor – thotë Meta dhe shton për votën pro Nishanit: Nuk ka qenë vendimi më i mirë

Postuar në 11 Prill, 2013 16:57

Ilir Meta është intervistuar këtë mbrëmje në studiot e televizionit News 24 dhe ka përsëritur në vijimësi (për të gjithë pyetjet që lidhen me akuza të së shkuarës) që “faktori më i rëndësishëm në politik dhe më i fortë nga të gjithë politikanët mendoj se është koha, është një faktor madhor. Dhe gjithçka duhet vlerësuar në raport me kohën..”.

Rama flet për personat që e pajtuan me Metën, 21 janarin dhe imoralitetin

Postuar në 11 Prill, 2013 16:52

Edi Rama është intervistuar këtë mbrëmje në studion e televizionit TCH dhe ka folur edhe mbi raportin “love and hate” me Ilir Metën. Pyetjes: “A pati një pati personazh që ju pajtoi?” ai iu përgjig:  “.. Ka pasur persona të afërt me njërën palë dhe tjetrën.

Pas Brukselit janë SHBA-të: Berisha, lëri të qetë anëtarët e KQZ-së!

Postuar në 11 Prill, 2013 14:38

Pas Brukselit që foli me gojën e zëdhënësit të komisionerit Fule lidhur me lojën e zëvendësimit të anëtarit të KQZ-së, vjen reagimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, dhe ky reagim është po aq i qartë sa dhe ai i Peter Stano-s.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme