Rama flet për personat që e pajtuan me Metën, 21 janarin dhe imoralitetin

Edi Rama është intervistuar këtë mbrëmje në studion e televizionit TCH dhe ka folur edhe mbi raportin “love and hate” me Ilir Metën. Pyetjes: “A pati një pati personazh që ju pajtoi?” ai iu përgjig: “.. Ka pasur persona të afërt me njërën palë dhe tjetrën. Ka pasur miq dhe dashamirës, partnerë ndërkombëtare të Shqipërisë që kanë shfrytëzuar edhe komunikimin personal e jo vetëm ata të së majtës europiane, për të krijuar këtë, por ajo që ju siguroj që më ka bashkuar mua me kryetarin e LSI-së dhe bashkon dy partitë, është thirrja ulëritëse e këtij vendi për të ndryshuar drejtim, duke larguar pengesën mal që ka përpara, që është pushteti i partisë familjare të kryeministrit dhe vetë kryeministri, e sigurisht për t’i dhënë më pas të majtës e të gjitha forcave progresiste e liberale në Shqipëri mundësinë që të qeverisin radikalisht ndryshe…”
Pas transmetimit të një inserti televiziv, të raportit Meta-Rama ndër vite, Rama është pyetur: “Janë thënë shumë gjëra, si do ta kapërceni 21 janarin?” – dhe përgjigja ishte:
“…Së pari duke e nisur nga fundit, inserti s’ka lidhje me atë që po ndodh dhe e dyta, duke parë përmbledhjen që të gjithë natyrshëm mund të bëjnë pyetje vetes përse Edi Rama e ka kapërcyer aspektin personal dhe si ka mundësi që i ka harruar të gjitha këto. Përgjigja e kësaj pyetje është sepse nëse në jetën private mund të ndodhë ndryshe, në jetën publike, me përgjegjësinë shumë të madhe të kryetarit të PS, në kushtet kur Shqipëria po rrënohet dhe po shkon drejt greminës, ka vetëm një imoralitet, është ai imoralitet që të mos bësh gjënë e duhur kur është momenti për ta bërë dhe gjëja e duhur sot, në këtë moment, është ky bashkim për të garantuar jo sigurinë e përkohshme timen, por për të garantuar një fitore nga e cila dua të siguroj të gjithë shqiptarët, nuk do të vijë një pushtet personal për mua, por do të vijë një transformim i Shqipërisë, duke e larguar përfundimisht nga skena njeriun që mban peng Shqipërinë...” a.n.
Comments
E kemi thene dhe ne temat e

E kemi thene dhe ne temat e tjera po ja vlen per tu rithene.

Nqs problemi do ishte vetem sharjet personale qe keta i kane bere njeri tjetri, edhe mund te kuptohej. Do ishte amorale do thonin ca, ramistet mund te thonin qe ne fakt lideri po tregohej i tille duke i ngritur mbi keto ofendime etj etj.

Problemi i kesaj marrveshje nuk eshte fare "morali", eshte shume me shume se kaq. E para, sot e dime fare mire si funksionon LSI. E dime fale videos qe PS insistoi te publikonte. Ajo eshte nje zyre punesimi, thjesht dhe paster. Nuk ka identitet politik, ide, parime, meritokraci etj etj. LSI thjesht vjedh nga zyrat e shtetit. Pra me e pakae qe ben PS-ja kur e pranon haptazi ne koalicion para-elektoral (hajtmo te ishte mbas zgjedhjeve) eshte te pranoj se edhe nen syrin e saj LSI do vjedh. Me shume gjasa do vjedhin bashke.

Problemi i dyte, e kjo duket qarte dhe te intervista qe ka dhene sot Dritan Prifti per bisedimet me Ramen, eshte se tregon qarte se cfare bataku eshte politika shqiptare. Dy lider autoritar, komplet te pakontrolluar e te rrethuar nga gango e te forte malesh, marrin nje vendim pa pyetur e pa perfillur kerkend. Kjo nuk eshte ogur i mire qe qeverisjen e neserme. Sepse korrupsioni, keq-qeverisja e fenomene te tilla kane qene historikisht te lidhura me autoritarizmin dhe perqendrimin e pushtetit politik.

Esenca e atyre brockullave pa

Esenca e atyre brockullave pa moral qe tha Rama sot eshte….

“..bera aleance me Meten(Ducen) per te rrezuar Hilterin(Berishen)…”

Ke shume te drejte Albi, jam

Ke shume te drejte Albi, jam totalisht dakord me ty.

Dy për gjigje të sakta më

Dy për gjigje të sakta më parë duhet të dëbojmë të keqe e madhe pastaj atë më të vogël

Te mendosh se e gjithe

Te mendosh se e gjithe historia Rama-Meta eshte thjeshte per sharjet dhe qejfmbetjet personale, eshte dicka tjeter. Por jo more zoterinje, ne mes eshte gjaku e kater burrave, te cilet sot ndjehen te mashtruar, te perdorur, te perdhunuar dhe te fyer: ne gjakun dhe ne jeten e tyre!

E gjithe kjo "Marrveshje e Madhe" PS-LSI, tregon se ne thelb e gjithe politika eshte perverse, eshte e ndyre, gangstere, mafioze, reaalisht mafoize e mire organizuar, qe eshte instaluar ne te gjithe jeten e institucioneve te shtetit shqiptar; kjo lloj politike e ndyre dhe mafioze eshte se pari ne partite politike shqiptare, ne "Komitetin Drejtues", "Keshillin Kombetar" dhe sigurisht ne "Konventen Kombetare"!

Kjo eshte e verteta o njerez, te tjerat jane pallavra!

Add new comment