Arkiv-Lajme
Një kineast në kronikën e zezë
Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e dyshuar për vrasjen e producentit të mirënjohur të filmave shqiptarë, Bujar Barçi – njofton e përditshmja SHQIP. Dhe më pas jep disa detaje mbi ngjarjen: “Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 12 shkurt të këtij viti, rreth orës 22:00, në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë, ku Halit Shahini ka qëlluar me armë zjarri 51-vjeçarin. Shkak për konfliktin dyshohet të ketë qenë një borxh i vjetër që viktima ia kishte Shahinit” etj.
Idrizi po afrohet me Ramën? Ende nuk dihet, por kanë zënë të hedhin mesazhe mirëkuptimi
Pas moskuptimesh që kanë zgjatur në kohë, Rama e Idrizi kanë zënë të gjejnë gjuhën e përbashkët. Dhe shkak është bërë qëndrimi që maxhoranca e sotme ka mbajtur ndaj rezolutës çame, për të cilën Idrizi ka lënë të kuptohet se përbën aksionin më të rëndësishëm politik të jetës së vet. Pritej që ajo rezolutë të hynte në parlament, por kjo nuk ka ndodhur. Ka disa muaj që drafti i saj fle në sirtarët e Kuvendit, dhe nuk ka asnjë gjasë që ai draft të nxirret nga ata sirtarë para zgjedhjeve.
6 muaj pas 23 qershorit, shqiptarët do votojnë përsëri
Shqiptarët do t'i drejtohen kutive të votimit më 22 Dhjetor 2013 për të shprehur verdiktin e tyre nëse në Shqipëri duhet të importohen mbetje. Faqet online te mediave njoftojne se datën e mbajtjes së këtij referendumi e dekretoi presidenti i Republikës Bujar Nishani sot në mesditë. Nëpërmjet këtij referendumi, inicuar nga Aleanca Kundër Importit të Plehrave, synohet shfuqizimi i nenit 22, pika 3, dhe nenit 49 të ligjit nr.10463, miratuar në Parlament vetëm me votat e mazhorancës, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
Ikja e Berishës dhe e Topallit është interes kombëtar - thotë Qose
Rexhep Qosja është intervistuar nga e përditshmja Gazeta Shqiptare lidhur me koalicionin parazgjedhor PS-LSI. Dhe thotë ndër të tjera:
Artan Mullaj zbulon një letërkëmbim të vetin me Kadarenë
Artan Mullaj që shkruan për Shqipin kish sot një shkrim, në të cilin qortonte qortimet që Ismail Kadare ka marrë për qëndrime të tijat nacionaliste. Shkrimi kish formën e një polemike që ai bënte me Fatos Lubonjën e Mustafa Nanon, dhe në fund bën publik një letërkëmbim personal me Kadarenë, pasi i kish thënë kwtij tw fundit se fabula e librit të vet do kish të bënte me dashurinë mes një vajze kosovare e një djali serb në kohën e luftës në Kosovë.
Përgjigjet e Ilir Metës për Mustafa Nanon, Mero Bazen e Andrea Stefanin
Edhe Ilir Meta u është përgjigjur në numrin e sotëm të së përditshmes DITA, pyetjeve të bëra në këtë gazetë nga Andrea Stefani, Mustafa Nano e Mero Baze për Edi Ramën, Ilir Metën, Sali Berishën, Bamir Topin e Kreshnik Spahiun. Dje ishte Rama që iu përgjigj pyetjeve të tri opinionistëve për të. Në intervistën e Metës botuar sot në ballinën e DITA, kreu i LSI ndër të tjera thotë:
Mero Baze fut shpatën në mill për herë të parë pas 5 vjetësh?
Faqja TemA e Mero Bazes është nga më të ndjekurat (në mos më e ndjekura) media online e lajmit shqip. Faqja nisi fillimisht në shifra modeste dhe komentuesit e parë nuk bënin gjë tjetër veçse i kujtonin Bazes lidhjet me Berishën. Por nga dita në ditë, kritikat ndaj Bazes u shuan, për t’u kthyer më pas në lëvdata pa fund.
Nga 64 % të kënaqur në 64 % të pakënaqur!
Shtohen gjithnjë e më shumë zërat e pakënaqësisë së sipërmarrësve të huaj që kanë vendosur të investojnë kapitalin e tyre në vendin tonë. Komuniteti i investitorëve të huaj vëren përkeqësim të klimës së të bërit biznes në Shqipëri. Niveli i lartë i korrupsionit, procedurat jo transparente nga administrata publike, zbatimi me standarde jo të barabarta i ligjit nga ana e administratës tatimore, janë dhe problemet kryesore që ngre biznesi gjerman që zhvillon aktivitetin ekonomik në vendin tonë.
Orët e fundit të negociatave për 3 faktorët e mbetur, FRD, AK, PBDNj..
Gazeta MAPO analizon sot mundësitë e zhvillimit të koaliconeve me 3 faktorët e tjerë të mbetur, tani që LSI u fut në koalicionin e PS.
Faktori i parë: AK, Kreshnik Spahiu
Rama bëri aluzion për parti të krijuara nga Berisha; dhe ish duke folur për AK-në
Të gjithë u kapën dje pas asaj pjese të fjalës së Ramës, ku bëhej distancimi nga nacionalizmat. Të gjitha gazetat kishin veçuar veç frazën: “Të ndërtojmë Shqipërinë europiane pa nacionalizma që na lënë në një cep të padëshiruar, ndërkohë që kemi të gjitha arsyet të kthehemi në forcë lider në rajon së bashku me Kosovën; dhe pa retorika që historia e re dhe e vjetër e zhvillimeve demokratike ka provuar se premtojnë parajsën, por ndërtojnë vetëm ferrin”.