Arkiv-Lajme

AK-ja bëhet gati për protestën e së dielës, që ajo vetë po e sheh si një provë të forcës së saj

Postuar në 05 Prill, 2013 10:36

Pasnesër do të mbahet tubimi i paralajmëruar i Aleancës Kuq e Zi, dhe sot, në Asamblenë e kësaj partie, Kreshnik Spahiu ka lëshuar apelin e fundit të mobilizimit. Fillimisht ka demonstruar solidaritet me familje e shtresa, të cilat përfaqësojnë diçka në zhvillimet socio-politike të Shqipërisë post-komuniste: “Të dielën më 7 prill në ora 11.00 së bashku me mua do të jenë familjarët e viktimave të Gërdecit, 21 Janarit, Marsit 1997, dhe shumë familjarë të viktimave të dhunës dhe krimit politik të shtetasit Berisha.

Hetim mbi "parajsat fiskale"

Postuar në 05 Prill, 2013 09:39

Nje hetim global gazetaresk ka zbuluar emrat e 130 mijë njerëzve nga 170 vende që dyshohet se kanë depozituar paratë e tyre në xhirollogaritë e institucioneve financiare që vlerësohen si parajsa të tatimeve. Të dhënat  janë zbuluar nga ICIJ që është një rrjet i reporterëve në më tepër se 60 vende dhe medieve kryesore ndërkombëtare, me seli në Washington.

Po mbrohen "më shumë se duhet" të drejtat e komunitetit LGBT? Myslimanët vs Totozani

Postuar në 05 Prill, 2013 07:53

Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka reaguar ndaj letrës që Komuniteti Mysliman i drejtoi ministrit të Drejtësisë, Eduart Halimi. Avokati i Popullit, Igli Totozani, u shpreh se institucioni që ai drejton është ka qenë i hapur me të gjitha shtresat e popullsisë, pa privilegjuar asnjë. Avokati i Popullit shprehet më tej se institucioni nuk është në varësi të Ministrisë së Drejtësisë - shkruan agjensia BalkanWeb.

Shënim: Gracka proceduriale e Kodit Zgjedhor për “Polin e Tretë”

Postuar në 05 Prill, 2013 06:43

Gazeta MAPO njofton sot se burime të saj i kanë bërë me dije se kryetari i FRD-së Topi është duke negociuar për krijimin e “Polit të Tretë” me disa parti të tjera të vogla me profil të djathtë, si demokristianë, përfaqësues të lëvizjes çame, por edhe ndonjë force tjetër politike e dalë nga Balli Kombëtar. Burime pranë FRD-së janë shprehur për gazetën “Mapo” se numri i  tyre deri më tani shkon në pesë, ndërsa negociatat mbeten ende të hapura.

Topalli në studion e Ballës flet për Topin, Selamin, Spahiun …

Postuar në 05 Prill, 2013 04:58

Topalli ish ftuar në Top-channel, në studion e programit Top Story, dhe në fokus të intervistës kanë qenë ngjarjet e ditëve të fundit, apo ngjarjet e pritshme deri në zgjedhje. Ranë në sy një sërë pohimesh, që ia vlen të veçohen:

-Deputetët Islami, Dogjani dhe Kadeli [që votëbesuan ndryshimet e fundit në qeveri] janë tre socialistë me kontribut të jashtëzakonshëm në PS. Ata janë dëbuar nga radhët e kësaj partie…. Respektoj K. Islamin për integritetin e tij.

Rama në një editorial të dytë: 21 janari nuk lëviz nga axhenda ime

Postuar në 05 Prill, 2013 04:41

Duket se Edi Rama është i shqetësuar nga shumë reagime që kanë pasuar paktin e tij me Ilir Metën. Ka bërë dy editoriale brenda tri ditësh, dhe që të dy i ka shkruar në formën e polemikës me ata që e shohin ndryshe këtë ngjarje. I dyti është publikuar në shtypin e sotëm, dhe është më me nerv, madje dhe nervoz. “Çdo humbje në emër të ‘moralit’, sado “heroike”, do të ishte thjesht çnderuese për Shqipërinë.

Një nga autorët e MAPO-s i nxjerr 'detyrat' për të ardhmen Mustafa Nanos. Dhe Nano përgjigjet

Postuar në 05 Prill, 2013 04:02

Nje nga autorët e MAPO-s, Alfred Lela, duke shkruar për koalicionin e të majtëve PS-LSI, i drejtohet Mustafa Nanos. “Muçit iu plotësua dëshira” – thotë, duke cituar shprehjen e Nanos “në kushtet e një regjimi berishian çdo qelbësirë duhet parë si një resurs”. Shkruan autori në fjalë: “Në antiberishizëm e sipër, në një shkrim të paradokohshëm, Muçi formuloi Muçit iu plotësua dëshira. Lëvizja Socialiste për Integrim tashmë zyrtarisht do të jetë në aleancë parazgjedhore me Partinë Socialiste.

Shqiptarët nuk pranojnë prekjen e gruas, mosnjohjen e fëmijës dhe... këto amoralitete – i thotë Jozefina 'Sokolit'

Postuar në 04 Prill, 2013 17:51

Jozefina Topalli ka dhënë një intervistë në emisionin Top Story të televizionit TCH, ku i ka shpallur “tre socialistë me kontribut të jashtëzakonshëm në PS, që prej themelimit të kësaj partie” Islamin, Dogjanin dhe Kadelin që votuan për ministrat e rinj të Berishës pas largimit të LSI-së. Në intervistë (përgjigjet e Jozefinës janë të mbushura me fjalën “Sokol” çdo tri-katër fjali) është pyetur edhe për 21 janarin “Duket paradoksale, që argumenti i 4 të vdekurve përdoret nga maxhoranca, që deri tani nuk ka dhënë asnjë shenjë reflektimi” – është pyetja. Dhe Jozefina përgjigjet:

Shënim: Gara zgjedhore po e zhyt vendin edhe më shumë drejt krizës

Postuar në 04 Prill, 2013 17:25

Fondi Monetar Ndërkombëtar në dhjetor 2012 e parashikonte rritjen ekonomike të Shqipërisë vetëm 1 përqind. Tani, tre muaj brenda 2013-ës, e ka përgjysmuar këtë parashikim, vetëm 0.5 përqind. Praktikisht mosrritje, stanjacion. Me lidhjet e ngushta me Italinë dhe Greqinë që ekonomia jonë ka, pasojat dhe tronditjet tek ne do të vijojnë. Problemi tjetër është se gati gjysma e borxhit publik të Shqipërisë, më i larti në rajon, është afatshkurtër. Ai maturohet brenda 12 muajsh. Qeveria në çdo kohë është përpara presionit për të gjetur para për të shlyer interesat e borxhit.

Nuk do të kthehem më prapa në politikën partiake - thotë Nano, por rikonfirmon ambicje për President

Postuar në 04 Prill, 2013 14:58

A do të ktheheni aktivisht në politikë? Cilat janë planet tuaja? Cilat janë aspiratat tuaja politike të paplotësuara? – ishte një nga pyetjet drejtuar Fatos Nanos në “Bugajski Hour“ në “AS”, transmetuar këtë mbrëmje. Dhe Nano përgjigjet ndër të tjera: “Mua më duhet të jap një përgjigje që fillon duke shmangur atë që nuk do të ndodhë. Unë nuk do të kthehem më prapa në politikën partiake…”

Ju nuk do të ktheheni, pra! – është pyetja vijuese. Nano thotë:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme