Arkiv-Lajme
53.7% e shqiptarëve të djathtë? Ku ta ketë gjetur Berisha këtë shifër?
Sali Berisha ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp se 53.7 përqind e shqiptarëve e kanë shpallur veten si të djathtë. Ku ta ketë gjetur Berisha këtë shifër? Patjetër jo tek rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të fundit (të 2011-ës), të shpallura nga KQZ-ja e drejtuar prej Ristanit. Sepse ato rezultate na tregojnë se partitë e djathta, së bashku (pavarësisht se në ç’koalicion ishin), morën vetëm 47.2% të votave për partitë.
Sa familje të ngujuara ka në Shqipëri?
Sa familje të ngujuara ka në Shqipëri? Një raport i Avokatit të Popullit i bërë sot publik nga një prej komisionerëve të tij, thotë se të dyja shifrat që ekzistojnë, si ajo zyrtare ashtu edhe ajo që raportojnë OJF-të nuk janë të sakta.
Në librin e Edukatës për klasat e dhjeta në Kosovë rock-u klasifikohet si “akt kriminal”
Në librin e Edukatës Qytetare për klasën e dhjetë në Kosovë thuhet se muzika rock është provuar si.. kriminale. Agron Bajrami, kryeredaktor i së përditshmes Koha Ditore në Kosovë shkruan në një editorial: “Ja një lajm skandaloz: në Kosovë rock muzika është shpallur të jetë krim! Kështu shkruan në librin e Edukatës Qytetare për klasën e dhjetë. “Muzika rok, pornografia, dhuna në televizion – që janë akte jo të mira – janë provuar plotësisht si kriminale”.
Rama bën të ditur e shpjegon ftesën për LSI-në; por Gjinushi nuk e pret mirë këtë ftesë
Kryeministri Berisha pritet të mbajë një konferencë për shtypin në orën 18.00, ndërsa Edi Rama, siç ishte bërë e ditur qysh mbrëmë, ia ka bërë sot paradite ftesën LSI-së. Nuk ka dhënë motivime të çuditshme, apo surprizë.
Sindroma Topalli: Sali Berisha këndon në çdo vend që shkon – thotë ministri Imami për "pikat e programit"
Arben Imami ka dhënë një intervistë në emisionin e gazetarit Peka në UFO TV, e cila është shpërndarë me email në redaksitë e mediave dhe duke folur pse nuk duhet votuar Edi Rama, ministri i Berishës, ndër të tjera thotë:
Qeveri teknike? Ekziston si opsion por ndryshimet kushtetuese të 2008-s e kanë bërë një mundësi formale - thotë Servet Pëllumbi
Krijimi i një qeverie teknike pa Berishën për ta çuar vendin në zgjedhje, do të ishte e mirëpritur dhe do të rriste besimin e qytetarëve te zgjedhjet e lira e të ndershme. Nga pikëpamja teorike, unë them se ekziston një opsion i tillë, por realisht e shoh këtë vetëm si një mundësi formale, pasi ndryshimet kushtetuese, që u bënë në 2008-n, i zvogëlojnë shanset.
Shënim: Si të lëpish mjaltë nga një gjemb
Një marrëveshje Rama-Meta e përfolur dje në Tiranë, ka ende shumë pikëpyetje që presin përgjigje. Në qasje të parë, të le një ndjesi të çuditshme: si të lëpish mjaltë nga një gjemb. Askush nuk e quan një lëvizje të mirë; më optimistët e quajnë “të domosdoshme”, shumica e kanë sulmuar ashpër. Edhe një nga mbështetësit më të klikuar të opozitës, Mero Baze, shkruante mbrëmë në faqen e tij popullore online se ky bashkim do sjellë rrëzimin e Berishës por do jetë një “rotacion që vjen nga dështimi i parimeve”.
Editorialet e një dite më pas mbi lëvizjen e Metës
Janë disa komente në të nxehtë në shtypin e sotëm lidhur me largimin e Metës nga koalicioni qeverisës, por bien në sy disa sosh. Mero Baze është i sigurtë se me këtë zhvendosje të Metës do të kemi rotacion, por në editorialin e vet të publikuar në Tema i mëshon tezës se është vrarë shpresa për ndryshim. E prandaj ai flet qysh në titull për një rotacion që vjen nga dështimi i parimeve. Henri Çili jep më shumë se një konsideratë në shkrimin me titullin “Konsiderata paraprake për koalicionin e pritshëm Rama-Meta”.
Shënim: Pse nuk e firmosa Peticionin
Një mik më ftoi t’i bashkoj firmën time një peticioni që po qarkullon në mediat, kundër rishikimit të historisë së shqiptarëve nga autoritetet akademike në Kosovë, nën trysninë e autoriteteve shtetërore të Turqisë. Peticioni dhe firmëtarët e deritashëm gjenden këtu: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=19628&kat=87
Ilir Meta bën gjestin që hamendësohej, por opinionistët shock-ohen më pak se sa pritej
Lëvizja e Ilir Metës për t’i ikur Berishës dy muaj para zgjedhjeve është lajmi që ka pushtuar të gjitha mediat dhe ka provokuar opinionistët e vendit. Kanë shkruar e folur shpejt e shpejt pothuaj që të gjithë. Dhe në këtë moment të parë janë ndalur pakëz tek kritika etike, thënë ndryshe, tek natyra jo parimore e aleancës së re të pëshpëritur Rama-Meta (në këto binarë kanë ecur Baze, Bushati, e ndonjë tjetër), por më tej kanë filluar nga hesapet.