Ilir Meta bën gjestin që hamendësohej, por opinionistët shock-ohen më pak se sa pritej

Postuar në 01 Prill, 2013 17:30

Lëvizja e Ilir Metës për t’i ikur Berishës dy muaj para zgjedhjeve është lajmi që ka pushtuar të gjitha mediat dhe ka provokuar opinionistët e vendit. Kanë shkruar e folur shpejt e shpejt pothuaj që të gjithë. Dhe në këtë moment të parë janë ndalur pakëz tek kritika etike, thënë ndryshe, tek natyra jo parimore e aleancës së re të pëshpëritur Rama-Meta (në këto binarë kanë ecur Baze, Bushati, e ndonjë tjetër), por më tej kanë filluar nga hesapet.

Në studion Opinion të Klanit ishin ftuar sonte tetë vetë, të cilët janë ende duke komentuar në këtë çast. Të ftuarit Lubonja, Hasimja, Çili, Peka, Hoxha, Rakipllari, Zaloshnja, Vangjeli, duke përjashtuar ndonjë parantezë, në të cilën tentuan të denoncojnë deficitin moral të kësaj lëvizjeje (sidomos dy të parët), u fokusuan në një analizë të ftohtë të avantazheve e disavantazheve të njëri apo tjetrit. Me sa duket, ata që bëjnë opinionin publik janë më pak të shock-uar se sa pritej nga vendimi i Metës për ta lënë Berishën e për t’u bërë me Ramën. Në rrjetet sociale, mes të majtëve, ka një nervozizëm më të madh, dhe një gatishmëri më të madhe për ta refuzuar moralisht këtë kthesë të Metës në sekondën e fundit. Të paktën, kjo dukej nga komentet e lëna nga internautë të ndryshëm.

Re.Pu.

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

Edi Rama megjithese ka voten popullore dhe mbeshtetjen popullore ne rrast revoltash, vazhdon te bjere pre e pakteve qe i ofrojne humbesit e kriminelet. Te shohim se si eshte e verteta e lajmit te sotem.

Submitted by Anonim (not verified) on

Muco, shtroja pyetjen vetes jo neve. Ne qe te lexojme e humbim kohe ketu duke u shprehur ndonjehere, jemi 80% te shokuar e kundra kesaj marreveshje. Te takon ty te shprehesh si qendron. E jo me ndonje artikull te gjate tek gazeta shqip, ne fund te te cilit te mos dali e qarte se cfare mendon. Thuaje ketu si burrat.

Ata  8 burrat qe ti permende me lart nqs nuk jane te shokuar mund t'i quajme fare mire 8 kurva tani e tutje (disa prej tyre ishin me kohe te tille, te tjeret ndoshta po u shtohen)!

Submitted by Anonim (not verified) on

nqs vjen Meta,une jam ne plazh ne 23 qershor,Rama ti therrase rradakes,nuk lahet muti me shurre,na zhgenjeu !

Submitted by toto (not verified) on

Është provokuese ti quash ata persona që dalin në televizor opinion-bërës! Ata, shumë shumë mund ti japin titullin "analist" vetes, por jo opinion-bërës.

Përtej këtij detaji, ata ja fusin me nder pordh.s.

Nëse Rama e pranon Metën siç po duket, kjo e fut Ramën në një thes me Berishën e Metën. I rrofshin muajt që kaloi duke tentuar të duket i ndryshëm se na e dh.i.u.

Submitted by toto (not verified) on

Se harrova diçka, ato 8 vetët janë pjesa e elitës mediatiko-politike që kemi. Prandaj jemi në këtë batak, prej kësaj elite dhe kësaj politike.

M. Nano e ka dashur gjithmonë një bashkim Rama-Meta për arsye taktike. Ta gëzojë Berishën dhe 4 vjet të tjera nëse ndodh një aleancë e tillë.

Submitted by eni (not verified) on

Ka nje aftesi Rama per te qene gjithmone o bad timing ne veprimet e veta politike ose  i vonuar, ose i keqvendosur ...Se marr vesh. Them se me kete akt do te humb po aq vota sa do t'i sjelle Meta..Meta eshte ndoshta me i urryer edhe se Berisha ne rradhet e votuesit te majte.  Meta eshte shume i qarte qe e ka humbur votuesin e vete pas qeverisjes me Saliun dhe nuk e ka te lehte te dale  me vete. Shifrat e 2011 erdhen pas nje derdhje parash dhe zhvendosje njerezish qe ne fund te fundit perqendroheshin vetem ne Tirane. Sot Meta nuk ka premton dot aq shume dhe nuk mund te shpenzoje aq shume . Me vjen keq per Sabit Brokajn dhe Ylli Xhufin me te tjere , te vetmit parimore qe me sa duket jane te destinuar te humbin gjithmone ne kete pacavure vend.  Une do te jem ne plazh me 23 Qershor njesoj  si komentuesi me siper dhe shume te zhgenjyer te tjere besoj.

Submitted by Andi (not verified) on

Te besh nje kualicion opozitare me Ilir Meten eshte si ti thuash Berishes rri dhe 4 vjet ne pushtet, nuk e di ku do te shkoj Edi Rama me kto taktita te felliqura elektorale, por me siguri Saliu po i le dopio gjashten ne dore!

Submitted by Anonim (not verified) on

Ed Rama dihet qe eshte kokebosh dhe njeri qe ne momentet kritike ben gafa te tmerrshme. Por kjo e "aleances" me Meten nuk eshte gafe por hap fatal i PSse dhe atij vete, vetevrasje poltike. Cmund te fitoje PS nga nje aleance me nje parti hajdutesh si LSI? Cmund ti thote elektoratit PS ne fushate? Ska moral...Kjo ska bythe ku te rrije...Nuk e di cbejne ata anetaret e tjere te kryesise...E nqs edhe ata jane dakort me Ramen, atehere PS duhet shkrire si parti...Mendoj se Gjinushi apo Ngjela nuk do te rrine ne koalicion me PSne pas ketij koalicioni skandaloz

Submitted by EF (not verified) on

Me ça morali kerkohet heqja e Berishes tani? Ku eshte morali qe Meta te kthehet prape ne qeveri? Sa e meriton Rama voten me kete riciklim te hajduterise?

Submitted by Dritan (not verified) on

A nuk ju kam thene edhe mer perpara qe Shqiperia eshte nje vend qe ka prodhuar njerezit me te ndyre? I keni ne pozite, ne opozite, ne gazeta, "ANAL-iste", etj etj etj.

Shpresoj te jete nje genjeshter, ndryshe morali ne kete vend ka mbaruar nga te dy anet.

Submitted by loni (not verified) on

Dje ishte 1 prilli dhe duhet qe edhe gazetat per 1 Prill genjejne. Hajduti Meta meriton Burgun...atje do te perfundoje bashke me sali kriminelin. une beso qe ky lajm i rreme eshte loja e sali kriminelit qe po amplifikohet nga tellallet te cilet me te padrejte quhen opinion-beres ha ha ha! Keta jane tellallet e pushtetit kriminel, tellallet e sali qenit.

Submitted by amy (not verified) on

Nje skandal i vertet; e turpshme!

Por..., une do te votoj Ramen, nuk kam cfare te bej. Shpresoj mos te humbe me teper vota se c'do ti sjell Meta.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Ju bej thirrje njerez, nese Edi Rama ben koalicion me kete njeri te pelyer ne lloj-lloj aferash, atehere Rilindja e tij nuk e kziston per shqiptaret, por per Ilir Meten. Mos i votoni me keta maskarenj, keta tre plehra te politikes shqiptare me Saliun ne krye. Duhet t'ia japim voten tone partive te tjera, jane alternativat e vetme te moralshme dhe qe mund te bejne dicka te mire per kete vend. Mos votoni me per keta si te benit tifozllik, tre felliqesirat nuk e meritojne besimin e shqiptareve.

Submitted by luani (not verified) on

Faktikisht nje aleance e tille Rama-Meta  nuk na ben entuziaste,por tek e fundit eshte nje kosto qe duhet marre persiper per faktin se vendit i duhet nje ndryshim qofte edhe me LSI si protagoniste.Nuk eshte normale qe te gjithe ata qe e quajten kualicionin PD-LSI si dicka normale tani te na bejne te moral politik.Personalisht me vjen keq vetem per faktin qe na duhej te benim aleance edhe me djallin per te mundur Berishen,,,por mos te harrojme ne nje vend tjeter Normal ku nuk do te ekzistonte frika e vjedhjes se votave PS nuk do ta bente kete kualicion me LSI pasi jam i mendimit se kesaj radhe do kishte nje vote Popullore Pro Rames,,,

Submitted by Leonardo (not verified) on

Pa tjetër nuk duhet të pranojë një kompromis me një hajdut

Submitted by Emiljan (not verified) on

Nuk eshte se Iliri i iku Berishes!!!! Berisha e dergoi pasi ka folur mire me pare edhe me Ramen.

Ky eshte pazar. Vetem idealizem nuk ka ketu. Ata te tre kane bashkepunuar ne kurriz te djerses dhe gjakut te popullit perfshire Gerdec, 21 Janar, deputeti Xhindi, vjedhja on-line e Ilirit, rruga e kombit (vjedhja), marreveshja e detit, tokat e bregdetit, CEZ-i qe i rropi shqiptaret me ok e qeverise.....uf sa shum. Sot i bene edhe nje atentat tjeter shpreses dhe drejtesise...e gjitha per te garantuar riciklimin e gjithe hajduteve dhe krimineleve, perfshire edhe sigurimin e karriges se kryeministrit per Ramen! Sa mire, te gjithe fituan aty7 ne kete pazar! Ai qe humbi eshte populli dhe e ardhmja! Na e vrane shpresen Zot!!!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.