Në librin e Edukatës për klasat e dhjeta në Kosovë rock-u klasifikohet si “akt kriminal”

Në librin e Edukatës Qytetare për klasën e dhjetë në Kosovë thuhet se muzika rock është provuar si.. kriminale. Agron Bajrami, kryeredaktor i së përditshmes Koha Ditore në Kosovë shkruan në një editorial: “Ja një lajm skandaloz: në Kosovë rock muzika është shpallur të jetë krim! Kështu shkruan në librin e Edukatës Qytetare për klasën e dhjetë. “Muzika rok, pornografia, dhuna në televizion – që janë akte jo të mira – janë provuar plotësisht si kriminale”. Ky libër shtypet ka gati dhjetë vjet, por vetëm tani është vërejtur se çka shkruan aty, dhe e tërë çështja u shndërrua në një skandal publik. Mediat shkruajnë, muzikantët reagojnë, prindërit janë të shtangur. Por, e vërteta mbetet se tash e dhjetë vjet fëmijët në Kosovë mësojnë nga ky tekst. Autorët arsyetohen duke thënë se ishte ky një “gabim teknik”, por atë gabim nuk e vërejtën pesë recensentë të librit e as qindra mësimdhënës që e përdorin, as drejtorët e shkollave ku mësohet me të, dhe as zyrtarët e Ministrisë së Arsimit, e cila ka paguar që ky libër të shkruhej dhe të shtypej. Ose e kanë vërejtur, por nuk ishte e rëndësishme për ta. Ose, madje, që mund të jetë edhe më e besueshme, pajtohen me konstatimin se rock muzika është kriminale! Sido që të jetë, derisa të mos përmirësohet gabimi në libër, për nxënësit kosovarë John Lennoni do të jetë një “kriminel” i madh i njohur me këngën “kriminale” “Give Peace a Chance”, dhe Bob Geldof po ashtu, për shkak se ka mbledhur qindra “kriminelë” që bashkë të këndojnë këngë “kriminale” për t’i ndihmuar fëmijët në Afrikë. Bono Vox është shef i organizatës kriminale të quajtur U2, me të cilën tash e katër decenie këndon për paqe dhe dashuri dhe rregullisht ndihmon në luftën kundër sidës, varfërisë dhe urisë së fëmijëve. Çfarë liste kriminelësh! Nuk është çudi që disa prej tyre këndonin “We don’t need no educatios”! a.n.
Shkrimi i plotë:
Comments
"A lejohet martesa me gruan e

"A lejohet martesa me gruan e dytë pa e dit gruaja e parë - Ahmed Kalaja": https://www.youtube.com/watch?v=ag8Mruw0dbc

Në shekullin e 10-të në

Në shekullin e 10-të në Vatikan ekzistonte një gjendje që historianët e përshkruajnë me terma si “pornokraci” apo “regjimenti i kurvave”.

Në fokus është e bukura dhe e keqja Marozia (892-932). Ajo kishte tre dashnorë dhe një nga ta u bë Papë: Serxhio III. Që në moshën 22- vjeçare ajo kishte kontrollin mbi shtetin kishtar. Edhe nëna e motra e saj ishin dashnore të njerëzve të fuqishëm.

“Ajo filloi me kujdes të përdorte Papët e madje t’i vriste,” shkruan një kronist i kohës. Të gjithë kandidatët vinin nga familjet e përçara fisnike të Romës.

I preferuari i Marozia-s, Serxhio III, vrau tre Papë. Madje vendosi një rekord të tmerrshëm: në përplasjet për zgjedhjen e Papës, përkrahësit e tij zhvarrosën Papën Formosus, të vdekur përpara 11 muajsh, e vendosën kufomën e tij në një bankë të akuzuarish, e dënuan, e gjymtuan dhe e hodhën në Tiber.

Me vendimin për paraardhësin e tij të vdekur, Papa vrasës mund të legjitimonte sundimin e tij.

Vatikan, Vatikrim, Vatileaks: a është zemra e Kishës Katolike në fakt një gropë gjarpërinjsh? A janë në Romë në pushtet forca të errëta, që lajnë duart me çdo Papë, që nuk u përshtatet atyre?

Pas thashethemeve të këqija për pastrim parash dhe kontakte me mafien, Papa dërgoi në vitin 2009 ekspertin e ekonomisë, Ettore Gotti Tedeschi për të rregulluar gjërat në IOR.

Dhe thashethemet nuk reshtin. Një plan për të hetuar pastrimin e parave duket se i ka kushtuar edhe jetën Papa Gjon Palit të Parë.

Anglezi David Yallop shkruante në vitin 1984 se Papa ishte helmuar, pasi kishte rënë në gjurmë të makinacioneve të korruptuara të Bankës së Vatikanit. Si vrasës, ai akuzonte kardinalin francez Jean- Marie Villot.

Në këtë kohë Vatikani ishte si një bordello. Kardinalët bënin festa dhe orgji. Por kur Marozia kërkoi që të bëhej perandoreshë, i biri i saj, Alberich, nuk e pranoi.

Ai nis një luftë kundër mamasë së tij dhe e flaku atë në burg, ku vdiq në mjerim, pa i mbushur akoma 40 vjet.

Pesë Papët e tjerë janë marionetat e Alberich. Duke vdekur, ai vendosi djalin e tij 16- vjeç në fron si Papa Gjoni XII: ai bëhet më i keqi i të gjithëve, një simbol i Papës së padenjë.

Historianët e quajnë atë një nga personazhet më të mjerueshëm dhe më të neveritshëm që ka luajtur rol ndonjëherë në Kishë. Papa ftonte miqtë e tij në orgji masive në Vatikan dhe paguante qindra prostituta me thesaret e Kishës.

Peshkopi Liutprang i Kremonës ka shprehur keqardhje për vrasjet, gjymtimet, tradhtitë, incestin, simoninë, bixhozin, dëshmitë e rreme dhe blasfemitë në këtë kohë. Uria për pushtet e Marozia bëri që më vonë të thuhej se dikur kishte qenë një Papë femër, “Xhoana”.

Do te ishte me e udhes qe

Do te ishte me e udhes qe keta qe shfaqin "opinionet" e tyre se "rrocku" eshte "nuk e di se cfare eshte" , te sqaronin me argumente se cilat jane opinionet e tyre ! Perse "rrocku" nuk eshte nje rryme muzike dekadente dhe degjeneruese ! Mendoj se nuk eshte "argument" as emrat e personave te permendur dhe as titujt e kengeve te tyre ! "Rrocku" si rryme muzikore komunikon me publikun nepermjet tingujve dhe muzikes , sigurisht edhe nepermjet teksteve , por keto jane ne plan te dyte ! Nga sa dime "rrocku" , nga analizat e kohes kur lindi dhe kur beri "bumin" e vet keshtu eshte konsideruar nga specialistet , si "degjenerim" , si "thirrje" anarkiste per anarshi , per percarjen dhe cenimin e komunitares , qe qytetrimi e kishte arritur me shekuj te tere sakrificash ..... dhe per orinetimin e individit drejt rrymes se "ekzistencializmit" .

Ndoshta mundet te mos quhet "akt-kriminal" , nuk e di , por kjo nuk e ben te mire , pervecse per ata qe ia "shofin" leverdine ! Dhe sigurisht "ata" qe ia shofin leverdine nuk jane kengetaret drogmene , as shtepite diskografike qe nxjerrin miliona , por ata qe drejtojne boten duke synuar nje gjendje "te pranueshme" te qenies sociale qe e therresin "njeri" !

Artikullshkruesi eshte mire te na informoje per argumentet e tij , se ndoshta kthejme mendje edhe neve injorantet !

Duke parë këtë vidjo është

Duke parë këtë vidjo është një turpë i madh që me këta fytyra të pretendojmë për europë

Aiii kja teme i ka disa jave,

Aiii kja teme i ka disa jave, qe asht publiku dhe nuk asht ma risi. Vone jeni ardhe ju.

Per Paul T.: Per berllogun tan, qe ti e perhap si "opinion", "analize" etc. saher se ka nji teme te lidhun me Shqiptaret musliman ne Kosove, ne Maqedoni, ne Disapore, apo me Musliman ne tan boten, se pari per fat t'keq, asht "Prespublica.al" fajtor e tani ti vet.

IGNORANCE MADE IN ALBANIA

IGNORANCE MADE IN ALBANIA ...

Kjo te cilen hoxhallart

Kjo te cilen hoxhallart predikojne neper xhamina sot nuk asht shekulli i X-t, por asht sot ne shekullin e XXI dhe asht komplet kundra Kushtetutes se Republikes se Kosoves.

Perhapsi (hoxhallart) i ketyne ideve antikushtetuese duhet te denohen me kodin penal. Keto idena e transformojne gruen nga nji qenje njerzore ne nji kafsh per shtim race.

Kjo asht ulja e personalitetit te grues nga njerz pa personalitet ne emen te muslimanizmit. Pra mesimet e muslimanizit qe perhapin hoxhallart jane antiligjore SOT.

Kush heshte apo mbeshtete shkeljen e ligjit ne emen te muslimanizmit asht anmik i perparimit te popullit shqiptar.

A Lejohet Festimi i

A Lejohet Festimi i Ditlindjes _ - Dr. Shefqet Krasniqi <a href="https://www.youtube.com/watch?v=KRvf-_YOzVs&feature=endscreen&NR... <o:p></o:p>

Add new comment