Arkiv-Lajme
Mustafa Nano, ri-komenton frazën ‘bashkimi i të gjithë qelbësirave...’ dhe flet për këtë ‘gjellë që ta shpif, por e vetmja që të mbush barkun'
Mustafa Nano i rikthehet në një intervistë për Aleksandra Bogdanin te MAPO frazës së përfolur aq shumë “të bashkimit të të tërë qelbësirave kundër Berishës...”, dhe e quan një frazë të natyrës amorale, por, për fat të keq praktike, dhe, siç thotë Nano, ‘nuk mburrem që e kam thënë’.
Sipas Metës, që i referohet Ngjelës, aleanca e fundit u bë për të mbrojtur shqiptarët nga instalimi i një diktature!
Ilir Meta, ka marrë hua një frazë të Spartak Ngjelës për të shpjeguar para të vetëve lëvizjen e fundit.
Zogaj dhe një mendim i tij mbi pragmatizmin e koalicionit LSI-PS
Alfred Lela, te MAPO, ka shkruar mbi një takim-bisedë të zhvilluar me të dorëhequrin e Opozitës së Bashkuar, Preç Zogajn.“Të duket disi e çuditshme që Rama ka braktisur një orator e një shkrimtar si Zogaj për Ilir Metën, i cili kur e pyetën për Kurbanin tha: “Ilirin e besoj se nuk e ka lexuar. Iliri nuk lexon libra.” Pse, atëherë? Pragmatizëm po e quajnë këto kohë”, shkruan Lela. Dhe Zogaj i përgjigjet:
Stefani, Hoxha e Hila, bien pak a shumë në një mendje, reagimi negativ ndaj aleancës PS-LSI do fashitet. Çudia më e madhe, 3 ditë zgjat!
sherr mes "grekëve" dhe "çamëve" në komisionin parlamentar
Rezoluta për Çamërinë ka ndezur debate të forta në komisionin parlamentar mes “grekëve” dhe “çamëve”. MAPO boton sot debatet e forta mes Dules, Tahirit dhe Idrizit. Debati nga rezoluta, ka kaluar tek “rrugaçëria” e njërit apo e tjetrit.
Dule: Parlamenti ëshët e vërtetë që e ka votuar atë rezolutë, por që atëherë Kuvendi ka pasur tjetër rregullore. Me rregulloren e sotme dhe me Kushtetutën e sotme ju nuk keni asnjë mbështetje ligjore për një procedurë të tillë.
Busek: Nacionalizmi shqiptar? S’kanë faj politikanët shqiptarë! Kjo ‘modë’ vjen nga Europa!
Erhard Busek, ish- Koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore, ka dhënë një intervistë për rastin e një vizite pune në Shqipëri. Është shumë interesante deklarata e tij mbi nacionalizmin, si një modë që vjen nga vetë Europa.
Kreshnik Spahiu sfidon ambasadorin amerikan
Kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, sot në emisionin “Studio24” bëri këtë deklaratë të fortë: “Po ju them se nuk është e vërtetë që, në bisedimin me ambasadorin amerikan, lideri i AK të jetë tërhequr nga kauza nacionaliste. Jam konsekuent, sakrifikoj pushtet për hir të kauzës. Dhe në Asamblenë e Tiranës kam thënë këtë fjali, ne do të pranojmë çdo bashkëpunim, do japim marrëveshje me atë parti që nënshkruan referendum për bashkimin me Kosovën”.
Koalicioni FRD-PBDNJ drejt ngjizjes?
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, duke folur nga Korça, tha se FRD është një forcë politike e krijuar rishtazi dhe që demonstron përgjegjësi, seriozitet, ka një lidership me të vërtetë thellësisht të interesuar për fatet evropiane të vendit dhe çdo zë që vjen nga ajo forcë politike është për t'u dëgjuar pavarësisht nëse je në kushte bashkëpunimi apo oponence partiake me të. Burime të Respublica-s bëjnë me dije se janë shtuar komunikimet mes Vangjel Dules dhe Bamir Topit, Kryetarit t ë FRD-së, për të gjetur një formulë efikase koalicioni të trete.
Erjon Braçe: Ta ftojmë në koalicion dhe AK-në, ashtu siç ftuam LSI-në
Erjon Braçe, një nga socialistët më të pranishëm e më protagonistë në jetën politike, ka shprehur sor një ide të re në këtë klimë aleancash parazgjedhore. Ai ka lënë një shënim në profilin e tij në facebook (profilin e tij e ka përdorur kohët e fundit si një tribunë a foltore alternative), dhe në atë shënim i bën apel partisë së vet që të bëjë me AK-në të njëjtën gjë që bëri me LSI-në.
Topi denoncon paktin PS-LSI, dhe kërkon aleatë për polin e tretë
Topi ka denoncuar sot paktin PS-LSI, të cilin e sheh si një provë të “konstatimit të Frymës së Re Demokratike se partitë e vjetra të tranzicionit janë të gatshme të bëjnë çdo veprim të mundshëm, në bashkëpunim dhe me vetëdije, për të mbajtur peng sistemin e korruptuar zgjedhor, ekonomik dhe politik… por … më 23 qershor asnjëra palë politike, nuk do të arrijë të qeverisë e vetme dhe kështu, i takon Frymës së Re Demokratike dhe aleatëve të saj misioni historik të përcaktojnë modelin qeverisës të së ardhshmes”.
