Koalicioni FRD-PBDNJ drejt ngjizjes?

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, duke folur nga Korça, tha se FRD është një forcë politike e krijuar rishtazi dhe që demonstron përgjegjësi, seriozitet, ka një lidership me të vërtetë thellësisht të interesuar për fatet evropiane të vendit dhe çdo zë që vjen nga ajo forcë politike është për t'u dëgjuar pavarësisht nëse je në kushte bashkëpunimi apo oponence partiake me të. Burime të Respublica-s bëjnë me dije se janë shtuar komunikimet mes Vangjel Dules dhe Bamir Topit, Kryetarit t ë FRD-së, për të gjetur një formulë efikase koalicioni të trete. Duke qenë të dyja parti parlamentare dhe duke patur edhe një anëtar të KQZ, e kanë më të lehtë nga ana proceduriale për t’u regjistruar si koalicion.
Re.Pu.
Add new comment