Arkiv-Lajme
Edhe Topi u përgjigjet pyetjeve të Nanos, Bazes e Stefanit në DITA
Pas Ramës dhe Metës, edhe ish-presidenti Topi, përgjigjet për pyetjet publike në të përditshmen DITA të tri opinionistëve Nano, Baze e Stefani. Për pyetjen e Mero Bazes: Nëse Berisha dorëhiqet nga kandidat për kryeministër, a do të bëni koalicion me PD-në? – Topi përgjigjet ndër të tjera: “Unë jam shprehur qartë, nëse Partia Demokratike do të shkëputet jo thjesht nga individi Berisha, por nga psikologjia që ai ka ndërtuar së bashku me grupin e tij, natyrisht që gjërat janë për t'u diskutuar...”
Sekretarja e “shkresës së mandateve” jep dorëheqjen
E përditshmja SHQIP raporton në numrin e sotëm se Sekretarja e përgjithshme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, (quhet Aljona Mansaku) ka dhënë dorëheqjen dy muaj përpara zgjedhjeve . Ish-sekretarja u bë disa kohë më parë objekt i debateve për çështjen e ndarjes së mandateve të 140 deputetëve të Kuvendit. Ajo firmosi një shkresë ku i kërkonte Kuvendit të miratonte ndarjen e vjetër të përdorur në votimet e 2009-s.
A do ketë trazira sociale në Europë?
Miguel A. Malo është profesor i ekonomisë nga Salamanca në Spanjë, një vend ku 56 përqind e të rinjve tashmë nuk kanë punë. Veç kësaj ai është ekspert i ekonomisë në Organizatën Ndërkombëtare të Punës, ILO. Për këtë organizatë, Malo ka hartuar një raport, teza kryesore e të cilit të shqetëson: trazira sociale ka shumë gjasa të ndodhin Të paktën në disa pjesë të Evropës.Sipas të dhënave të OKB-së, aktualisht ka 26,3 milionë të papunë, rreth 10 milionë më shumë se pak pas shpërthimit të krizës në vitin 2008.
Shënim: AK-ja në koalicionin opozitar dhe jashtë tij
Kreshnik Spahiu ka deklaruar se partia e tij, për një javë, do të marrë një vendim për futjen në koalicionin opozitar, ndëjtjen më vete në garë, apo bashkimin me FRD-në. Ky vendim ndoshta do të përcaktojë nëse partia e tij do të ketë deputetë në parlament apo jo.
Në koalicionin opozitar, AK-së i duhen rreth 5000-5600 vota në çdo qark, për të marrë mandate parlamentarë. Pra, me rreth 65 mijë vota të shpërndara njëtrajtësisht në të gjitha qarqet, AK-ja mund të ketë grupin më të madh parlamentar pas PS-së e PD-së.
Rama: Mirëpresim AK-në në koalicion – jashtë tij ajo i shërben Berishës
Në një takim që Edi Rama ka pasur me strukturat e PS-së së Tiranës ka ritheksuar se partia që ai drejton është e hapur edhe për një koalicion me Aleancën Kuqezi. Rama theksoi se “do ta presim Aleancën Kuq e Zi deri në fund. Por kush nuk vjen me ne është me Berishën”.
Lidhur me ardhjen e LSI-së në koalicionin opozitar e ri, Rama vlerësoi se ajo nuk ka prishur asnjëherë marrëveshje. “Në 2009 LSI nuk kishte asnjë detyrim ndaj nesh, sot ajo është në koalicion me ne”.
Më tej kryetari i PS, theksoi se opozita do të bëjë fushatë derë më derë, me intensitet të lartë.
Loja si macja me miun mes Berlinit dhe Beogradit
Gati çdo serb e konsideron Gjermanisë si mikun më të madh të Kosovës. Edhe vetëm për këtë fakt, Gjermania shihet në Beograd si armiku më i madh i Serbisë. Ka kohë që nuk ka zgjuar vëmendje kaq të madhe në opinionin gjerman ndonjë informacion nga Serbia, si shkrimi i gazetës Veçernje Novosti "Shantazhet dhe ultimatumet ndaj Swrbisë edhe në shekullin 21” – shkruan Nemanja Rujevic e radios Deutsche Welle.
Shënim: Ku shkuan 300 mln USD të deklaruara si investime?!
Ka disa javë që Nënshkodra është përmbytur. Nga natura dhe rreshjet? Jo! Nga qeverisja kriminale e ujëmbledhësit të basenit të Drinit dhe pyjeve; nga papërgjegjshmëria e KESH-it në lënien e liqenit të mbushet mbi kuota, çka sjell më pas hapjen e digave.
Këto 20-vjetet e fundit megjithëse janë raportuar investime e shifra marramendëse dhe ka patur dhe projekte deri 40-milionë USD me BB-në, nuk është bërë realisht asnjë investim serioz, as për ujësjellës-kanalizimet, as për hidrovoret.
TCH njofton një protestë gazetarësh nesër në krah të kryeministrisë
Dhunimi në krye të detyrës i operatorit të Top Channel Gent Ballta nga zv.drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, Erzen Breçani (në foto) ka hasur në indiferentizmin e plotë të strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit - raporton sot televizioni TCH. Ai njofton se në përgjigje të këtij rasti të pastër të abuzimit me detyrën dhe pushtetin, gazetarë, operatorë dhe punonjës të medias kanë lajmëruar organizimin e një proteste në orën 12:00 në krah të kryeministrisë.
Tani secili në punë të vet - thotë Mero Baze për raportet me opozitën
Mero Baze ka sqaruar mungesen pas nje kohe te gjate te editorialit te mbremjes ne faqen e tij online TemA, pas disa editorialeve kunder marreveshjes PS-LSI.
Majko përgënjeshtron gazetën Shekulli: Nuk i them derrit dajë
Një prej drejtuesve të lartë të PS-së, Pandeli Majko, që ka qenë kundërshtar i ashpër për bashkimin me LSI-në, ka thënë se për hir të familjes sime politike di të hesht por jo ti them “derrit” emrin “dajë”. Reagimi I deputetit socialist vjen pas një shkrimi të botuar në një të përditshme, në të cilën ai citohet sikur ka thënë që bashkimi PS-LSI “është historik”.