Sekretarja e “shkresës së mandateve” jep dorëheqjen

E përditshmja SHQIP raporton në numrin e sotëm se Sekretarja e përgjithshme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, (quhet Aljona Mansaku) ka dhënë dorëheqjen dy muaj përpara zgjedhjeve . Ish-sekretarja u bë disa kohë më parë objekt i debateve për çështjen e ndarjes së mandateve të 140 deputetëve të Kuvendit. Ajo firmosi një shkresë ku i kërkonte Kuvendit të miratonte ndarjen e vjetër të përdorur në votimet e 2009-s. Kjo kërkesë (në bazë të cilës Kuvendi votoi ndarjen e vjetër) duhej të ishte firmosur nga kryetarja Lleshi dhe nënkryetari Biba, por ky i fundit u shmang pikërisht me firmosjen e shkresës prej sekretares.
Raporton SHQIP: “Një dorëheqje e beftë është dorëzuar në zyrën e kryekomisioneres, Lefterije Lleshi, e cila ka bërë të ditur se arsyeja lidhet me një angazhim tjetër në detyra shtetërore. Prej disa ditësh, KQZ-ja ka vendosur pasuesin e saj. Sekretarja e përgjithshme u bë objekt i debatit për çështjen e ndarjes së mandateve të 140 deputetëve. Në ambientet e KQZ-së përflitet se ajo mund të punësohet në Ministrinë e Brendshme” (në këtë dikaster u caktua në postin e zv.ministrit dhe ish—kreu i KQZ-së, Arben Ristani). a.n.
Comments
Tani po dokemi zgjedhje të
<p>Tani po dokemi zgjedhje të ndershme</p>
censuruar
<p>censuruar</p>
Add new comment