Shënim: AK-ja në koalicionin opozitar dhe jashtë tij

Postuar në 10 Prill, 2013 01:12

Kreshnik Spahiu ka deklaruar se partia e tij, për një javë, do të marrë një vendim për futjen në koalicionin opozitar, ndëjtjen më vete në garë, apo bashkimin me FRD-në. Ky vendim ndoshta do të përcaktojë nëse partia e tij do të ketë deputetë në parlament apo jo.

Në koalicionin opozitar, AK-së i duhen rreth 5000-5600 vota në çdo qark, për të marrë mandate parlamentarë. Pra, me rreth 65 mijë vota të shpërndara njëtrajtësisht në të gjitha qarqet, AK-ja mund të ketë grupin më të madh parlamentar pas PS-së e PD-së.

Duke garuar e vetme, AK-ja me 65 mijë vota të shpërndara si më sipër nuk merr asnjë mandat, sepse i duhen rreth 12 mijë vota në Tiranë dhe rreth 11 mijë në çdo qark tjetër, për të marrë mandat.

Në koalicion me FRD-në, gara do të jetë e drejtpërdrejtë me të. Sepse në qoftë se koalicioni merr një mandat në një qark, partia që ka marrë qoftë edhe një votë më tepër se partnerja e saj në koalicion, fiton mandatin.
E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ku i ka te sigurta 65.000 votat ne te gjithe vendin AK ?</p>

Submitted by respublica (not verified) on

te sigurta? ku e lexove kete fjale? fjala kyc ketu eshte n.q.s.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.