TCH njofton një protestë gazetarësh nesër në krah të kryeministrisë

Postuar në 09 Prill, 2013 13:22

Dhunimi në krye të detyrës i operatorit të Top Channel Gent Ballta nga zv.drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, Erzen Breçani (në foto) ka hasur në indiferentizmin e plotë të strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit - raporton sot televizioni TCH. Ai njofton se në përgjigje të këtij rasti të pastër të abuzimit me detyrën dhe pushtetin, gazetarë, operatorë dhe punonjës të medias kanë lajmëruar organizimin e një proteste në orën 12:00 në krah të kryeministrisë.
“Nesër do të dalim në protestë për dinjitetin e cdo shqiptari për shkak se Policia e Shtetit dhe vecanërisht një polic me emrin Erzen Breçani ka keqtrajtuar një grup qytetarësh mes të cilëve ishte edhe operatori i Top Channel që ndodhej në vendngjarje për të bërë detyrën e vet. Mediat shqiptare kanë për detyrë që të dëshmojnë ngjarjet dhe në këtë rast operatorët janë ata që kanë detyrën më të vështirë sepse duhet të jenë aty, të pranishëm në vendngjarje dhe të ekspozuar gjithmonë ndaj keqbërjeve, dhe rrjedhimisht kur ekziston një kameraman, ekziston edhe përgjegjësia e shtetit dhe aktualisht një kameraman në vendngjarje është keqtrajtuar sepse po bëntë detyrën. Për këtë ne nesër do të dalim në protestë. Policia e Shtetit dhe asgjë nuk do të na ndalojë ne të themi të vërtetën”, deklaroi gazetari Gjergj Erebara.
Policia e Shtetit ka refuzuar gjatë ditës së martë dhënien e lejes për protestën e nesërme, por sipas ligjit për tubimet për këtë organizim mjafton njoftimi i strukturave të saj. a.n.

Comments

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Mire bejne qe dalin, po a do te dilte Top Channel ne proteste sikur te ishin dhunuar vetem tifozet adoleshente te Tiranes dhe jo operatori i tyre? Dyshoj shume, Topi eshte TV me i madh dhe me i mire ne Shqiperi, por ata reagojne vetem kur ngjarja i ndodh atyre dhe jo kur ndodh ne shoqeri, fiks sic bejne edhe mediat e tjera.</p>

Submitted by zman (not verified) on

<p>Si ka mundesi qe Fiks Fare nuk stigmanizon koalicionin PS LSI?? Kur Berisha me Meten ben koalicion me 2009, e stigmatizuan me te drejte. Ca dite me pare talleshin me Paskal Milon qe i kish kerkuar llogari Rames. Po vazhdoi keshtu Fiks fare do perfundoje keq duke mbajtur vetem ane...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.