Shënim: Ku shkuan 300 mln USD të deklaruara si investime?!

Ka disa javë që Nënshkodra është përmbytur. Nga natura dhe rreshjet? Jo! Nga qeverisja kriminale e ujëmbledhësit të basenit të Drinit dhe pyjeve; nga papërgjegjshmëria e KESH-it në lënien e liqenit të mbushet mbi kuota, çka sjell më pas hapjen e digave.
Këto 20-vjetet e fundit megjithëse janë raportuar investime e shifra marramendëse dhe ka patur dhe projekte deri 40-milionë USD me BB-në, nuk është bërë realisht asnjë investim serioz, as për ujësjellës-kanalizimet, as për hidrovoret.
Ato para duhet të shkonin për rehabilitimin terësor te 5000 km2 të basenit të Drinit; për zëvendësimin e pyjeve të shfarosur të basenit te Drinit; për sistemimin e përrenjeve me prita malore. Erozioni-prurjet e ngurta në këto zona të zhveshuara kanë shkuar në mbi 50 ton/ha/vit (nga 25-30 tone/ha/vit). Megjithëse ka patur një projekt 20 mln USD per shpëtimin, asnjë hektar pyll nuk është krijuar në këte zonë, dhe disa prita malore i ka marrë tashmë rrjedhja e prrenjeve dhe derdhjet e furishme të lumit pas hapjes së digave. As nuk i ka pare më njeri se c’ka ndodhur me to. Po të kishim pyje realë-të-lartë në këtë zonë ato do mbanin 20 % të reshjeve.
Në total në këtë rajon janë raportuar gjatë 10 viteve të fundit rreth 300 mln USD investime! Por sa janë bërë?! Në terren nuk duket të jenë bërë as 1 % e tyre!. Në cilin vend të botës mund të ndodh kjo dhe një popull i tërë bën sehir ?! Shihni digat kur “dalin” në ekranet e TV-ve me porta të ndryshkura” dhe brigjet e tyre “të zhveshura” pa asnje kujdesje sikur s’është hedhur asnje lekë për mirëmbajtje! Ku shkuan miliona dollarë, u vodhën? Mehmet Metaj
Add new comment