A do ketë trazira sociale në Europë?

Postuar në 10 Prill, 2013 04:00

Miguel A. Malo është profesor i ekonomisë nga Salamanca në Spanjë, një vend ku 56 përqind e të rinjve tashmë nuk kanë punë. Veç kësaj ai është ekspert i ekonomisë në Organizatën Ndërkombëtare të Punës, ILO. Për këtë organizatë, Malo ka hartuar një raport, teza kryesore e të cilit të shqetëson:  trazira sociale ka shumë gjasa të ndodhin Të paktën në disa pjesë të Evropës.Sipas të dhënave të OKB-së, aktualisht ka 26,3 milionë të papunë, rreth 10 milionë më shumë se pak pas shpërthimit të krizës në vitin 2008. Pra, në përgjithësi tregjet e punës të Evropës paraqiten më keq se sa para krizës në 22 nga 27 vende. Vetëm pesë vende kanë kuota më të larta punësimi se në vitin 2008 dhe këto janë Austria, Gjermania, Hungaria, Luksemburgu dhe Malta.

Qasje të ulët në tregun e punës kanë para së gjithash: 1 - Të rinjtë - (një në katër vetë nuk ka punë, në Greqi dhe në Spanjë madje një në dy vetë. Në 26 prej 27 vendeve, papunësia e të rinjve është shtuar në vitet e krizës - me përjashtimm të Gjermanisë. 2 - Të papunët për një kohë të gjatë - (numri i tyre thuajse është dyfishuar, nga 5,8 milionë në vitin 2008 në aktualisht 11 milionë).

ILO beson se trazirat sociale janë aktualisht 12% më të mundshme se sa përpara krizës. Bazë për këtë shërbejnë rezultatet e anketimeve. Në bazë të tyre, rreziku i trazirave sociale është rritur sidomos në Qipro, në Greqi, në Itali, në Portugali, në Spanjë, Slloveni dhe në Çeki. D.W.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Fëmija po nuk qau nëna nuk i jepë për të pirë prandaj është e natyrshëm që revoltat të vinë në ngritje është e drejta e çdo njeriu që të kërkojë të ketë një jetë normale</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.