Arkiv-Lajme

“Ai mbron b..q..” - i shkruan Halimi, deputetit Hoxha për Totozanin

Postuar në 11 Prill, 2013 03:52

Kamerat e A1Report kanë fiksuar një këmbim mesazhesh mes ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi dhe deputetit të Partise Demokratike, Fatos Hoxha. Mesazhet janë këmbyer gjatë seancës së Komisionit të Ligjeve, ndersa referonte Avokati i Popullit, Igli Totozani, ne pjesen e fjalimit kur ky i fundit kërkonte mbrojtjen e homoseksualëve dhe dënimin e homofobëve. Pamjet filmike tregojne se ndërsa Totozani fliste, Halimi i shkruante Fatos Hoxhës se “ai mbron b..q..”, duke iu referuar homoseksualëve. a.n.

Historia e një zyrtari rebel të OKB-së në Kosovë

Postuar në 11 Prill, 2013 03:32

Një punonjës “rebel” i Kombeve të Bashkuara ka pasur sukses me ankesën e tij kundër shkarkimit, pasi kishte akuzuar zyrtarët e lartë të OKB-së për korrupsion në Kosovë – shkruan e përditshmja amerikane Wall Street Journal.

James Wasserstrom ishte shef i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe mbikëqyrte kompanitë në pronësi publike. Në vitin 2007 ai sinjalizoi Zyrën për Etikë të OKB-së për një skemë ryshfeti prej 500 milionë dollarësh, në të cilën ishin përfshirë zyrtarët më të lartë të OKB-së në Kosovë.

Rezultate të papritura për pasurinë në vendet evropiane

Postuar në 11 Prill, 2013 02:30

Qeveria gjermane mund ta ndjejë veten "të justifikuar" në kursin e saj që klientët e pasur të bankave në Qipro të marrin pjesë në shpëtimin e vendit të tyre. Kjo sepse sipas një studimi të Bankës Qendrore Evropiane qipriotët janë tri herë më të pasur se gjermanët.

Ndryshoi botën, por pregatiti dhe krizën globale (Një editorial i Prodit për Thatcher-in)

Postuar në 10 Prill, 2013 16:33

Margaret Thatcher ka ndryshuar më shumë se kushdo vendin e saj. Ka ndryshuar deri edhe idenë mbi shtetin që ekzistonte përpara saj  në botën perëndimore. Le të flasim drejt: Thatcher e çoi shtetin në zero. Si askush tjetër ajo u përpoq të ndryshonte thelbin e marrëdhënies fiskale ndërmjet qytetarëve e i dha formë politike dhe dinjitet institucional rebelimit anti-taksa duke e kthyer atë në një doktrinë reale ekonomike që u bë deri edhe “common sense”.

Ka një "mirëpo" të madhe - thotë Vehbiu për marrëveshjen PS-LSI dhe shprehet kundër "votës së bardhë"

Postuar në 10 Prill, 2013 14:43

E ka thënë dhe Ardian Vehbiu të vetën për aleancën PS-LSI. Në blogun e tij Peizazhe të Fjalës, Vehbiu shkruan: “Jam edhe unë i neveritur, për aq sa vlen kjo, nga çifti i lumturuar sërish. Vërtet morali dhe politika duan mbajtur veç, por edhe politika e ka një moral të vetin, që në këtë rast është shkelur. Mirëpo – dhe këtu ka një mirëpo të madhe – problemi i madh i Shqipërisë, i shoqërisë shqiptare, dhe i politikës shqiptare është Sali Berisha me të vetët, jo opozita dhe aleancat e saj të pambrojtshme.

Kinema dhe politikë

Postuar në 10 Prill, 2013 12:18

Ditë më parë, regjisori nga Serbia, Emir Kusturica, siç kanë transmetuar disa media serbe, ka paralajmëruar se do ta xhirojë në Rusi një film “për trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë”, me skenar që i referohet raportit të eurodeputetit Dick Marty. Ky paralajmërim e ka shtyrë kryetarin e Unionit të Artistëve të Filmit të Kosovës, Lirak Çelaj që të kërkojë shpalljen e Kusturicës si person “non-grata” apo “i padëshirueshëm” në Kosovë.

PD-ja shpall “lirimin” e anëtarit të LSI-së në KQZ, dhe vetë LSI-ja përuron stinën opozitare

Postuar në 10 Prill, 2013 11:08

Pasi u fol për disa ditë me radhë nga njerëz të maxhorancës për një zhbalancim të KQZ-së në favor të opozitës pas paktit Rama-Meta, Komisioni i Ligjeve i Kuvendit të Shqipërisë ka marrë sot, krejt papritur, vendimin për të liruar anëtarin e LSI-së nga KQZ-ja. I menjëhershëm dhe i ashpër ka qenë reagimi i njerëzve të Metës, dhe me këtë akt mund të thuhet se shenjohet kalimi de facto i LSI-së në opozitë.

Do arrijë Berisha të marrë edhe këtë herë atë që do, pavarësisht ligjit?

Postuar në 10 Prill, 2013 08:54

Komisioni i Ligjeve ka nisur një mbledhje të paparashikuar, pas një kërkese të Partisë Demokratike për të zëvendësuar njërin nga anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ai është përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilirjan Muho - raporton televizioni TCH. 

Gratë në shtëpi, jo në.. politikë

Postuar në 10 Prill, 2013 08:28

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, patriarku Kirill, e ka cilësuar feminizmin si një fenomen “shumë të rrezikshëm”, i cili inkurajon gratë përtej mirëmbajtjes së shtëpisë dhe rritjes së fëmijëve. Në një fjalim të postuar në internet, Kirill ka thënë se burrat duhet të sigurojnë familjet me ushqime, veshje dhe strehim, ndërsa gratë duhet të merren me fëmijët dhe shtëpinë. Ai ka thënë se shumica e lidereve femra janë gra të pamartuara, të cilat nuk e kuptojnë rëndësinë e jetës familjare.

Ilir Meta i ka vënë kapak së shkuarës. “Më intereson e ardhshmja”, thotë ai

Postuar në 10 Prill, 2013 07:05

Ilir Metës nuk ia ka qejfi të ndalet në të shkuarën e marrëdhënieve me PD-në e me PS-në. Në një intervistë dhënë Anila Bashës të së përditshmes shqiptarja.com, ai “i bën dredha” këmbënguljes së kryeredaktores së gazetës së Bolinos. “Me të kaluarën le të merren historianët”, thotë Meta. “Nuk kam ndërmend të harxhoj asnjë sekondë të kohës sime për gjëra që s’kanë të bëjnë me të ardhshmen”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme