Arkiv-Lajme
Ka vdekur zonja e hekurt, Margaret Thatcher
Ka vdekur Margaret Thatcher, gruaja e parë dhe e vetme britanike që ka hyrë në Downing Street nr. 10. E mbiquajtura “Zonja e Hekurt” ka qenë kryeministre për 11 vite me radhë, nga 1979 deri në vitin 1990. Do të mbahet mend për vendosmërinë, me të cilën sillej në momente të forta krizash e dramash. Në vitin 1980, disa terroristë arabë pushtuan ambasadën iraniane, dhe kërcënonin me hedhjen në erë të ambasadës, nëse nuk lirohehsin 91 arabë të burgosur në Iran. Ajo s’pranoi asnjë kompromis.
E vërteta ndodhet tek eshtrat
A duhet rishkruar historia e Kilit? Nxjerrja e eshtrave të Pablo Nerudës (1904-1973) e ka detyruar vendin amerikano- latin të konfrontohet sërish me të kalurën. Sepse hetimi shkencor i eshtrave të shkrimtarit që ka marrë Çmimin Nobel në letërsi, hetim që fillon ditën e hënë (08.04.2013) duhet t`i japë fund një herë e mirë diskutimeve për shkaqet e vdekjes së tij. Pablo Neruda ndërroi jetë më 23 shtator 1973, dymbëdhjetë ditë pas puçit ushtarak të kryer në Kili nga Augusto Pinochet. Sipas versionit zyrtar deri tani në fuqi, shkaku i vdekjes ka qenë kanceri.
Policia ushtron dhunë në stadium. “Tifozët kanë thirrur kundër Berishës”, thuhet në A1 Report
Shqipi i sotëm, në kronikën sportive, flet për ndeshjen mes Tiranës e Skënderbeut (1-0), dhe fokusohet tek dhuna e ushtruar nga policia ndaj një numri tifozësh të Tiranës. Dhuna ka qenë e shpërpjestimuar, dhe është shoqëruar me ndalime të shumë tifozëve të një grupimi me emrin ‘Tirona Fanatics’. Në gjeratoren e dhunës ka përfunduar dhe një operator i Top-channelit që ka kërkuar të filmojë atë që po ndodhte si në stadium, ashtu dhe para komisariatit nr. 1. Sipas Shqipit, ka qenë zv. shefi i komisariatit nr. 1, Erzen Breçani personi që ka ushtruar dhunë mbi operatorin.
Shënim: Ekonomia më e dobët në 23 vitet e fundit (duke përjashtuar ’97-n)
Sipas Institutit tonë Kombëtar të Statistikave (INSTAT), ekonomia shqiptare u shtua me vetëm 1.6 për qind gjatë vitit 2012. Duke përjashtuar vitin 1997, ku pësuam një ulje prej 11 përqind nga prag-lufta civile, rezultati ekonomik për vitin 2012 është më i ulti që nga viti 1991, kur diktatura ra dhe u zëvendësua nga demokracia dhe ekonomia e tregut. Ky rezultat është gati dyfish më i ulët se parashikimi i fundit i Ministrisë sonë të Financave, që priste të mbyllte vitin e kaluar me rritje ekonomike në nivelin 3 përqind.
Miratimi i rezolutës çame shtyhet për në kalendat greke
Duket se plani i Idrizit për të miratuar një rezolutë mbi çështjen çame në parlamentin shqiptar po dështon. Hartimin e kësaj rezolute ai e ka pasur si misionin e tij të rëndësishëm gjatë këtyre viteve, dhe ka qenë, bazuar në deklaratat e tij, shumë i sigurtë se do t’ia arrinte qëllimit. Por kur kanë mbetur dhe pak javë jetë për këtë legjislaturë, po merret vesh se ka pasur një strategji për ta zvarritur këtë gjë derisa çështja t’i kalonte “me inventar” legjislaturës tjetër.
Përgjigjet e Edi Ramës për 3 pyetje të Mustafa Nanos, Mero Bazes e Andrea Stefanit
DITA botoi dje disa pyetje të analistëve Mustafa Nano, Mero Baze e Andrea Stefani për Edi Ramën, Ilir Metën, Sali Berishën, Bamir Topin e Kreshnik Spahiun. Edi Rama ka reaguar duke iu përgjigjur pyetjeve që i janë drejtuar atij. Me poshte pjese nga përgjigjet e Ramës botuar sot nga DITA:
Pyetja e Mero Bazes: Na thuaj muajin kur u binde se pa Ilir Metën nuk fitoje?
Rifillojnë përmbytjet. “Janë përmbytje në heshtje”, thotë Mapo
“Shkodra, përmbytje në heshtje”, e kish titulluar Mapo e sotme një kronikë mbi hapjen e portave të hidrocentraleve të Drinit. Pse në heshtje? Sepse pakkush është marrë me këtë lajm. Në Tiranë janë pushtuar nga ethet e fillimit të fushatës elektorale, dhe – kështu thuhet nga Blerina Hoxha, gazetarja e Mapos – “nuk ka më ndihma, nuk ka një situatë emergjence, nuk ka transmetime live nga televizionet, nuk ka politikanë nw zonat e përmbytura”.
Pa nacionalizma...
Kreu i PS-së Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste Luis Ayala tha se: “Qeverinë do e drejtojë forca kryesore që është PS” deh pastaj u shpreh se “Koalicioni nuk ka pasur asnjë kusht, por analizë dhe reflektim për të zhvilluar Shqipërinë. 3 ligjet as nuk kanë qenë dhe as nuk janë kusht i vendosur mes nesh...”
Xhufi, pro rishikimit te teksteve te historisë. Debati i hapur ne lidhje me pretendimin e Turqisë, ka prapavije politike dhe fetare
Përsëriten zgjedhjet (edhe në disa vise shqiptare) në Maqedoni. Problemet? Njësoj si në Shqipëri...