Përsëriten zgjedhjet (edhe në disa vise shqiptare) në Maqedoni. Problemet? Njësoj si në Shqipëri...

Postuar në 07 Prill, 2013 10:15

 

Në Maqedoni po ribëhen zgjedhjet në disa vise shqiptare, dhe edhe sot, situata duket problematike. Sipas agjensisë INA, në komunën e Strumicës zgjedhjet kanë nisur me incidente dhe tensione. Në një vendvotim është thyer një kuti votimi, ndërsa ka pasur edhe të shtëna me armë nga një makinë në lëvizje e tipit “BMW” (e çfarë mund të ishte tjetër). Në Veleshtë, komuna e Strugës, janë vërejtur 32 raste të votimit familjar. Në vendin zgjedhor është vërejtur prania e personave të paautorizuar, 4 raste të votimit publik, si dhe 3 herë kur një person ka votuar në emër të 9 personave të tjerë. Po ashtu, në Gostivar janë identifikuar nga shoqata MOST shumë raste të votimit familjar.

Ndërkohë që parregullsitë e vërejtura jnaë të shumta, pjesëmarrja në votime deri në ora 13:00 ishte vetëm pak mbi 28%.

k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Vijon fenomeni shqiptar pd-ist i problemeve edhe kriminale te marrjes se pushtetit me çdo kusht. Po si e mbolli kete fare te keqe Sali Berisha edhe jashte Shqiperise? Sa fare e keqe paska qene ky Sali Berisha me PD-ne? Sa te keqia shekullore i solli kombik ky njeri.</p>

Submitted by I3VI5 (not verified) on

<p>Se ka fajin Berisha per ate jo, e kemi fajin ne shqiptaret qe jemi kafshe qe nuk e njohim demokracine.&nbsp;</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Tetova, po, o njeri qe nuk shikon me larg se hunda jote...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.