E vërteta ndodhet tek eshtrat

A duhet rishkruar historia e Kilit? Nxjerrja e eshtrave të Pablo Nerudës (1904-1973) e ka detyruar vendin amerikano- latin të konfrontohet sërish me të kalurën. Sepse hetimi shkencor i eshtrave të shkrimtarit që ka marrë Çmimin Nobel në letërsi, hetim që fillon ditën e hënë (08.04.2013) duhet t`i japë fund një herë e mirë diskutimeve për shkaqet e vdekjes së tij. Pablo Neruda ndërroi jetë më 23 shtator 1973, dymbëdhjetë ditë pas puçit ushtarak të kryer në Kili nga Augusto Pinochet. Sipas versionit zyrtar deri tani në fuqi, shkaku i vdekjes ka qenë kanceri. Por ish-shoferi i Nerudës, Manuel Araya, i cili e ka çuar poetin në spital, nuk e pranon këtë. Ai thotë se është i sigurtë e Neruda, mbajtës i Çmimit Nobel dhe kritik i regjimit është helmuar në spital.
Nxjerrja e eshtrave, që do të bëhet me vendim gjykate, duhet të sqarojë pas 40 vjetëve dyshimet për vrasje. Sipas të dhënave të shërbimit juridik ligjor (Servício Médico Legal) në Santiago, ershtrat e poetit do të hetohen nga një ekip ndërkombëtar mjekësh ligjorë, antropologësh, biokimistësh dhe toksikologësh. "Ne kërkojmë për shenja që flasin për nxjerrjen e konkluzioneve që lidhen ose jo me sëmundjen," shpjegon drejtoresha e qendrës për identifikimin mjeko-logjor, Marisol Intriago Leiva. Analizat pas kaq vitesh "janë të vështira, por jo të pamundura". Nxjerrja dhe studimi i eshtrave në Kili bën pjesë në zbardhjen e së kaluarës. Rreth 30 mijë vetë vdiqën ose "u zhdukën" gjatë diktaturës ushtarake të gjeneralit Augusto Pinoçetit nga 11 shtatori 1973 deri më 11 mars 1990. Identifikimi i kundërshtarëve të regjimit, të vrarë apo torturuar është bërë prej gjeneralëve me vetëdije edhe më i vështirë. Ende nuk janë identifikuar të gjitha viktimat, kërkimet e dhimbshme të të afërmve të viktimave vazhdojnë. D.W.
http://www.dw.de/do-ta-shkruaj%C3%AB-neruda-historin%C3%AB-n...
Add new comment