Miratimi i rezolutës çame shtyhet për në kalendat greke

Duket se plani i Idrizit për të miratuar një rezolutë mbi çështjen çame në parlamentin shqiptar po dështon. Hartimin e kësaj rezolute ai e ka pasur si misionin e tij të rëndësishëm gjatë këtyre viteve, dhe ka qenë, bazuar në deklaratat e tij, shumë i sigurtë se do t’ia arrinte qëllimit. Por kur kanë mbetur dhe pak javë jetë për këtë legjislaturë, po merret vesh se ka pasur një strategji për ta zvarritur këtë gjë derisa çështja t’i kalonte “me inventar” legjislaturës tjetër.
Dje, Idrizi ka patur një tajkim me dy deputetët-relatorë të komisionit të jashtëm, Fatbardh Kadillin dhe Qemal Minxhozin, por në zyrat e Kuvendit ka gjetur vetëm këtë të dytin. I pari “ka qenë në zonën e vet elektorale”. Idrizi nuk ka nguruar për të denoncuar faktin që “parlamenti shqiptar është nën presion”. Sipas tij, “ambasadori grek ka kërkuar që kjo rezolutë të mos miratohet, dhe këtë gjë e ka pranuar vetë ministri i jashtëm Panariti”.
Ky dështim i përpjekjes së Idrizit vjen në një moment, kur po krijojen aleancat parazgjedhore e kur partitë po bëhen gati për fushatën.
Re.Pu.
Comments
Idrizi te mbaj fjalën; te jap
<p>Idrizi te mbaj fjalën; te jap dorheqjen, nqs.....!!</p>
He, Idrizi. Parlamenti eshte
He, Idrizi. Parlamenti eshte ne presion nga Greqia, thote. Nuk thote se nuk i le Sali Berish ta votojne rezoluten...
Add new comment