Arkiv-Lajme

Rreth 1800 kuqezinj protestojnë para Kryeministrisë

Postuar në 07 Prill, 2013 08:33

Rreth 1800 aktivistë të Aleancës Kuqezi, me parulla antiqeveritare, i janë drejtuar sheshit ‘Skëndërbej” mesditën e sotme, në protestën kundër Berishës. (Përllogaritja e përfërt e numrit të pjesëmarrësve u bë nga ResPublica.al me ndihmën e Google Earth Pro)

Nano, Baze e Stefani u bëjnë nga një pyetje Berishës, Metës, Ramës, Spahiut e Topit. Shanset që të marrin përgjigje për të tëra, duken të vogla...

Postuar në 07 Prill, 2013 08:18

 

Dita sjell sot pyetjet që 3 nga analistët më të njohur në vend, Adrea Stefani, Mero Baze dhe Mustafa Nano do të donin t’i bënin 5 liderëve të forcave kryesore në zgjedhjet e qershorit, Berishës, Ramës, Metës, Spahiut e Topit.

Interesant është fakti që Mero Baze nuk ka asnjë pyetje për t’i bërë Metës. “jam i qartë për të” përgjigjet. Baze, pyet Ramën: “na thuaj muajin që u binde se pa Ilir Metën nuk fitoje?”.

Ministrat e deputetët e PD komentojnë ikjen e LSI, dhe jo pa gëzim...

Postuar në 07 Prill, 2013 06:05

 

Ministrat e PD nuk e kanë fshehur entuziasmin për ikjen nga koalicioni të LSI. Shqiptarja.com sjell  në numrin e sotëm disa reagime të tyre.

Arben Imami: “... ne asnjëherë nuk e kemi llogaritur LSI në koalicionin tonë... Dhe nëse humbet, Rama kapërceu një barrikadë të madhe për shkak se akuzat e tij për qeverinë qenë të vazhdueshme, madje edhe ’21 janari’ u organizua për ‘bllokun e Ilirit’”

Autori i dyshuar i vrasjes së balerinës, nipi i nëndrejtorit të policisë Kuliçaj?

Postuar në 07 Prill, 2013 05:46

 

Sipas portalit online të gazetës Dita, policia e Tiranës ka identifikuar autorin e vrasjes së balerinës Sonila Tafa. “Dita” online shkruan se “Policia e Tiranës bën të ditur se autori i dyshuar i vrasjes aksidentale të vajzës 26-vjeçare është Artur Kuliçaj, 34 vjeç, nip i Agron Kuliçajt, nëndrejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit. Ai është shpallur në kërkim dhe uniformat blu po punojnë për kapjen e tij.

Avokati i Popullit, Tufa e ish të përndjekurit, po përndiqen në mënyrë antiligjore

Postuar në 07 Prill, 2013 05:19

 

Duket se Fati i ish-të përndjekurve është të përndiqen tërë jetën. Dje Avokati i Popullit, Igli Totozani, i ka dërguar një letër kreut të Policisë së Shtetit dhe Policisë së Tiranës ku u kërkon të pushojnë së ndjekuri dhe arrestuari në mënyrë të përsëritur e antiligjore disa ish të përndjekur politikë, përkatësisht, Skënder Tufën, Fatmir Lloçin, Petrit Lipon dhe Besim Valterin. Krerët e policisë e kishin mohuar faktin para disa ditësh, por në letrën e djeshme, Av. Popullit u vërteton se shkeljet janë bërë:

Për shefin e Internacionales Socialiste, aleanca Meta-Rama ka bërë realitet... luftën e shqiptarëve

Postuar në 07 Prill, 2013 04:32

 

Skënder Minxhozi komenton batutën e Kryeministrit që “opozita e mbylli në minorancë”

Postuar në 07 Prill, 2013 03:26

 

Një abuzim i vogël për shqiptarët por që për gjermanët qenka gjë e madhe!

Postuar në 06 Prill, 2013 16:19

Gazeta gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" e ka trajtuar si skandal faktin që një qendër gjermane në Prishtinë për punësimin në Gjermani të të rinjve kosovarë u merr atyre shuma prej 105 eurosh. Sipas “Frankfurter Allgemaine”, cituar nga DW, Agjencia Federale e Punës në Gjermani ndërmjetëson çdo vit ardhjen e 180 studentëve nga Prishtina për vende pune, për të cilat nuk ka ndonjë të interesuar në Gjermani. Në Kosovë aplikojnë për vende të tilla pune qindra studentë.

Dy kërkesa politike të Spahiut në 7 prill. Harrohet kërkesa patriotike…

Postuar në 06 Prill, 2013 13:06

Në një intervistë të sotme në Top Channel, Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuqezi deklaroi: “Ne i kemi bërë thirrje shqiptarëve se të dielën [në protestën e 7 prillit] kemi dy kërkesa: Dorëheqjen e Berishës dhe dorëzimin e tij para drejtësisë, si dhe thirrjen për PS-në dhe opozitën shqiptare që të tërhiqen dhe të bojkotojnë Kuvendin e Gangsterëve.”

Pra, nuk do të ketë ndonjë kërkesë për referendumin e bashkimit me Kosovën, për të cilin ka disa muaj që AK-ja ka aplikuar në KQZ.

Kriza, italianët emigrojnë me shumicë. Destinacioni kryesor: Gjermania

Postuar në 06 Prill, 2013 12:38

 

Kriza ka bërë të "shpërthejë" emigracioni italian, i cili në vitin 2012 ka shënuar një rritje që nuk shihej në dekada: 30.1% më shumë se vitin e kaluar. Ata që kërkojnë të shkojnë jashtë vendit janë më shumë meshkuj se femra, shumica në të tridhjetat e tyre dhe një pjesë e madhe nga Lombardia. Sipas La Stampa-s, Gjermania është vendi i preferuar për emigrim i italianëve të rinj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme