Një abuzim i vogël për shqiptarët por që për gjermanët qenka gjë e madhe!

Postuar në 06 Prill, 2013 16:19

Gazeta gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" e ka trajtuar si skandal faktin që një qendër gjermane në Prishtinë për punësimin në Gjermani të të rinjve kosovarë u merr atyre shuma prej 105 eurosh. Sipas “Frankfurter Allgemaine”, cituar nga DW, Agjencia Federale e Punës në Gjermani ndërmjetëson çdo vit ardhjen e 180 studentëve nga Prishtina për vende pune, për të cilat nuk ka ndonjë të interesuar në Gjermani. Në Kosovë aplikojnë për vende të tilla pune qindra studentë. Në artikullin e saj, gazeta gjermane thekson se firma partnere e qendrës gjermane, e ka thyer këtë proces aplikimi në pazar fitimi për veten. Qendra e nxitjes së punësimit në Kosovë kërkon 105 euro për ndërmjetësimin. Këtë e raportojnë vetë studentët dhe e vërtetojnë dokumentat e Ministrisë së Punës të Kosovës. 180 ndërmjetësime sjellin një shumë prej 20.000 eurosh. E pyetur për këtë fakt, Qendra për Ndërmjetësimin e Fuqisë së huaj punëtore (ZAV) përgjigjet se partneri kosovar nuk duhet t'u kërkojë asnjë tarifë studentëve kosovarë. Por autoriteti gjerman në pesë vitet e fundit, nuk e ka kontrolluar asnjëherë gjendjen në terren."

 

Ajo që gazeta gjermane e quan "skandal, nuk i ka rënë në sy “për keq” anjë medieje shqiptare, ngase neve rrjepjet prej 150 eurosh na duken si gudulisje.

k.c.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Se ne ballkanasve në pëlqenë të japim bakshish dhe pa këtë nuk mund të punojmë si kudo si në arsim në mjekësi si në emërime si në punësim dhe pastaj bërtasim për padrejtësitë që na bëjnë se ne i kemi mësuar dhe prandajë shtetet tona janë në këtë gjëndje se asnjëri nuk paguan taksën mbi fitimin se po të paguhen këto dhe shteti do ketë mundësi të bëjë që jeta në komunitet të jetë më e mirë</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.