Për shefin e Internacionales Socialiste, aleanca Meta-Rama ka bërë realitet... luftën e shqiptarëve

Postuar në 07 Prill, 2013 04:32

 

Sot, gjendet në Tiranë Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ayala. Ardhja e tij ka të bëjë me koalicionin PS-LSI, dhe ai ka zhvilluar takime të ndara me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama dhe me kryetarin e LSI, Ilir Meta. Me sa duket, ardhja e tij është për të balancuar kritikat e shumta në lidhje me moralin e këtij koalicioni. Ayala dhe Rama janë tani në një konferencë për shtyp, ndërsa para se të hynte në takime, Ayala u shpreh se ...Kam ardhur këtu për ti përgëzuar për vendimin e rëndësishëm fondamental që së bashku kanë marrë. Duke krijuar këtë koalicion, duke bashkuar forcat së bashku, për të bërë realitet që shqiptarët kanë luftuar për shumë kohë. Sot politika premton një të ardhme me të mirë falë vendimit të këtyre zotërinjve...”. Siç kuptohet, bëhet fjalë për dy zotërinj e jo për dy parti.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.