Ilva Tare i këshillon të presin përpara se të nisin festimet, ata që kujtojnë se e kapën pushtetit pas 23 Qershorit

Postuar në 06 Prill, 2013 12:24

 

Në rubrikën e saj të përjavshme te Java, Ilva Tare analizon përmes një shkrimi të titulluar “Shok dhe Shpresë” situatën e re politike që i ka bërë shumë njerëz, të majtët anti-Rama dhe të majtët pro-Rama, të paangazhuarit kundër Berishës dhe të të angazhuarit kundër Berishës, të përjetojnë pikërisht ndjesinë e shokut dhe të shpresës.

Për ata që ndjejnë shpresë nga ky aliazh politik, Tare shkruan: ...ata që u mbushën me shpresë se e kapën pushtetin pas 23 Qershorit, u këshilloj të presin përpara se të nisin festimet, se sic thotë edhe populli gëzimi pret. Bashkimi Rama-Meta mund të jetë shpresëdhënës për ata që mendojnë se konstantja historike e votës në Shqipëri favorizon të majtën në pushtet, por nuk duhet të harrojnë se e majta dhe e djathta e kanë humbur kuptimin në Shqipëri dhe se 23 Qershori do të jetë prova më interesante që kanë kaluar ndonjëherë politikanët tanë. Ka faktorë dhe aktorë të rinj. Ka pazare më të qarta. Ka pritshmëri më të ulët. Më shumë miliona për tu shpenzuar. Më shumë miliona për tu humbur në rast se bëhesh kilent I grupit humbës. Mbi të gjitha ka perceptim mbarëkombëtar se të gjithë bëhen me të gjithë mjafton të marrin pushtet dhe të dinë ta ndajnë atë...”

k.c.

I plotë:

http://gazetadita.al/shok-dhe-shprese/

Comments

Submitted by ds (not verified) on

<p>Mire e ka thene. Gezojne para kohe...Edushi po flututon me prersh ne b...Por Sala pasi hoqi me lezet LSI ka me shume shance se me pare...</p>

Submitted by ds (not verified) on

<p>Aleanca e Edushit eshte &quot;Rilindja e 1 prillit&quot;...Po a mund te jete serioze nje aleance e bere me 1 prill??</p>

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Bravo Ilva, me te vertete shume inteligjente!</p>

Submitted by toni (not verified) on

<p>Kush shpreson ne nje mos humbje te berishes, gabon rende! Nuk e di per zj.Tare, por realiteti i popullit Shqiptar eshte shume i dhimbshem</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.