Skënder Minxhozi komenton batutën e Kryeministrit që “opozita e mbylli në minorancë”

Postuar në 07 Prill, 2013 03:26

 

Të enjten, kryeministri ka rinovuar kabinetin e tij, dhe ka bërë dhe një batutë me opozitën due thënë se ”e mbylli në minorancë”. Minxhozi, rikutjon se vetë Berisha e ngriti kabinetin me “miell hua” në 2009, dhe të riun po me “miell hua” të enjten, sipas Minxhozit, fitorja e Berishës të enjten, “nuk është një fitore e parëndësishme, në funksion të zgjedhjeve të qershorit, por të paktën fitimtari (pra kryeministri Berisha), duhet të ketë kurajën që, pasi të ketë hedhur shpotitë e zakonshme ndaj opozitës “që e mbylli në minorancë”, të pranojë se e nisi dhe e mbylli mandatin e tij të dytë qeveritar “me miell hua”.”

Më tej edhe një vlerësim për mediat: “Në këto orë kur për moralin po thuren elegji në të katër anët, kjo është një fitore e shëmtuar, të paktën po aq sa edhe aleanca e re PS-LSI. Veçse propaganda e mediave pranë qeverisë të parën e shet si triumf, kurse të dytën si turp.

k.c.

Comments

Submitted by Ermali (not verified) on

<p>Kryeministri bleu 3 thase mielli socialiste nga 300 milione per koke. Bingo e fundit per Kaçin i zi, qe me kete akt shit-blerjeje iken perfundimisht per lesh politikisht.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.