Arkiv-Lajme
Stefani shpjegon domosdoshmërinë e “aritmetikës cinike” PS-LSI
Përse për të realizuar rotacionin PS-ja ka nevojë për aleancë me LSI-në, qoftë edhe me koston e një imoraliteti politik që nuk mund të trukohet dot? – pyet Andrea Stefani në opinionin e tij botuar sot në të përditshmen SHQIP he përgjigjet:
Polemikë: Gilman Bakalli versus Agron Gjekmarkaj
Kritiku letrar Agron Gjekmarkaj kish shkruar dje një shkrim me titull “Gylejmani dhe peticioni” , në të cilin polemizonte me një artikull të Gilman Bakallit të publikuar në Mapo.
Ironia e (pa)nevojshme e Braçes, mbi “opozitarët e rinj”
Opinionistët bashkohen tek gjykimi i paktit “PS+LSI” si imoral, dhe tek … efekti elektoral i pritshëm i këtij pakti
Opinionistët janë mbërthyer nga ethet e “opozitës së re PS+LSI”, dhe po shkruajnë veç për të. Kanë publikuar shkrime të tyre deri më tani Mentor Nazarko, Blendi Fevziu, Sami Neza tek Panorama, Henri Çili, Armand Shkullaku, Roland Lami, Alfred Lela, Sokol Balla, Shkëlzen Maliqi tek Mapo, Mero Baze, Bledi Mane e Baton Haxhiu tek Tema, Eduard Zaloshnja tek respublica.al, Adrian Thano, Daut Gumeni, Genc Burimi, në të përditshmen Dita, Andrea Stefani, Fatos Baxhaku e Skënder Minxhozi në Shqip, etj.
Votimi i ministrave të rinj, votat e LSI-së "zëvendësohen" në cast nga "të pakënaqurit e PS-së"
Kuvendi miratoi sot me 72 vota pro ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, në vendet e mbetura bosh, pas tërheqjes së Lëvizjes Socialiste për Integrim(LSI), nga koalicioni qeverisës. Deputetët e LSI abstenuan në votim, por vendet e tyre “u mbushën” menjëherë nga të pakënaqurit e PS-së, Asllan Dogjani, Gjovalin Kadeli e Kastriot Islami. Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi po ashtu paralajmëroi se ka votuar pro ndryshimeve në qeveri, ndërkohë deputeti Dritan Prifti nuk ka qenë prezent në sallë. Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule votoi kundër dekreteve.
Çfarë parimesh mund të zbatohen në "luftën kibernetike"?
Një panel prej 20 ekspertësh të së drejtës ndërkombëtare i ka kaluar vitet e fundit duke u marrë me çështje të së ashtuquajturës luftë kibernetike, me ç’rast janë shqyrtuar tekstet juridike siç janë Konventat e Gjenevës, e Hagës dhe Karta e Kombeve të Bashkuara. Konkluzionet e tyre tashmë janë publikuar si “Doracaku i Talinit”, me afro 300 faqe, ku shpjegohet se si ligjet ekzistuese mund të zbatohen në luftën në Internet.
Debati lidhur me rishikimin e teskteve shkollore të historisë ka marrë përmasa “ideologjike”
Askush nuk mund ta merrte me mend në fillim se peticioni kundër rishikimit të teksteve shkollore të historisë nën presionin turk, i nënshkruar nga dhjetra personazhe të njohur të jetës publike shqiptare, do të gjente këtë jehonë që ka gjetur. Pasi u publikua ai peticion në të përditshmet e Tiranës e të Prishtinës dhe në versionet e tyre online, janë dhënë intervista, e janë bërë shkrime njëri pas tjetrit, dhe në vorbullën e debatit janë përfshirë gazetarë, historianë, politikanë, klerikë, etj.
PS-LSI, Dritëro Agolli pro, Daut Gumeni përmend amerikanët
E përditshmja DITA, që njihet për kopertinat e saj provokative - (numri i sotëm ka kopertinën e mësipërme me një gjysëm-Metë të puthur dhe gjysmën tjetër synxirë) - ka botuar në numrin e sotëm një forum të zgjeruar me autorë brenda dhe jashtë vendit që komentojnë aleancën PS-LSI. Me tyre janë Dritëro Agolli i cili shprehet pro
dhe Daut Gumeni i cili është kundër.
Mero Baze “ndahet” përfundimisht nga Rama?
Mero Baze, një nga opozitarët më të efektshëm me TemA-n e tij popullore online, prej dy ditësh ka marrë një pozicion të fortë kundër aleancës PS-LSI. Në editorialin e dy netëve më parë shprehu thjesht rezervat e tij, kurse në editorialin e mbrëmshëm duket se ka gati një “plan veprimi” (rekomandime – i quan)
Rama u shkruan të zhgënjyerve (dhe shton diçka për analistët)
Kreu i PS Edi Rama ka nxjerrë një postim në blogun e tij edirama.al ku u drejtohet siç shkruan "jo moralistëve bajatë, po të gjithë mbështetësve të sinqertë e të emocionuar negativisht nga ftesa për LSI".
Shkruan ndër të tjera Rama: "Ju lutem mos harroni se duhet të mundim Saliun dhe ky sot, bashkimi me LSI, është për ne vetëm fillimi i duhur jo fundi i një beteje finale që do të luhet për çdo votë, deri në dekikën e fundit të procesit elektoral. Për të tjerat lidhur me këtë do të kemi kohë të flasim, po edhe të shohim gjithë këto ditë teksa do të rreshtohen forcat.
