Çfarë parimesh mund të zbatohen në "luftën kibernetike"?

Postuar në 04 Prill, 2013 05:53

Një panel prej 20 ekspertësh të së drejtës ndërkombëtare i ka kaluar vitet e fundit duke u marrë me çështje të së ashtuquajturës luftë kibernetike, me ç’rast janë shqyrtuar tekstet juridike siç janë Konventat e Gjenevës, e Hagës dhe Karta e Kombeve të Bashkuara. Konkluzionet e tyre tashmë janë publikuar si “Doracaku i Talinit”, me afro 300 faqe, ku shpjegohet se si ligjet ekzistuese mund të zbatohen në luftën në Internet.

Michael Schmitt, profesor në Kolegjin e Marinës së Shteteve të Bashkuara, e ka kryesuar këtë panel. Ai ka qenë për 25 vite këshilltar juridik i Forcave Ajrore dhe i ushtrisë amerikane, Ky libër udhëzues është porositur nga Qendra Mbrojtëse Kibernetike e NATO-s, por nuk është dokument politik i NATO-s dhe nuk është dokument zyrtar – shkruan faqja online e REL. Ky panel e kishte filluar punën pak kohë pasi Estonia ishte goditur nga një sulm masiv kibernetik në vitin 2007. Faqet në Internet të Parlamentit, Qeverisë, ministrive, bankave dhe mediave ishin bllokuar krejtësisht. Në atë kohë Estonia e kishte akuzuar Rusinë për orkestrimin e këtij sulmi. (rel)

 

Më shumë:

http://www.evropaelire.org/content/article/24945698.html

Comments

Submitted by Sylvester (not verified) on

I'll definitely digg it and personally recommend to neighbors.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.