Arkiv-Lajme
Agimi i Artë kërkon vendosjen e dënimit me vdekje në Greqi.. por vetëm për të huajt!
Agimi i Artë, sipas Balkan Web, e ka përkthyer në urrejtje ndaj të huajve, situatën e krijuar në burgjet greke, sidomos duke përmendur rastin e të arratisurve shqiptarë nga burgu i Trikalas. Sipas një deklarate, ata kërkojnë rivendosjen e dënimit me vdekje por... vetëm për të huajt!
Ajër lufte në Kore. Diktatori koreanoverior kërcënon se do të godasë ShBA-të pa paralajmërim
Diktatori koreanoverior që mban në mënyrë demonstrative harta të ShBA-ve me objektiva goditjeje mbi to në muret e zyrës së tij, sipas The Independent, ka kërcënuar me luftë Korenë e Jugut me një deklaratë të paprecedentë, duke paralajmëruar Seulin se Gadishulli Korean po hyn në "gjendjen e luftës".Deklarata vjen në vazhdën e disa prej kërcënimeve më të forta ndonjëherë nga ana e e Phenianit komunist, njofton FT, duke përfshirë edhe një gatishmëri për të nisur raketa kundër bazave të SHBA.
2 persona tentojnë të godasin Kreshnik Spahiun. Pasionet zgjedhore po nisin shumë herët e shumë keq
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët Katolike
Sipas Shqip, Kryeipeshkvi Imzot Rrok Mirdita uron të gjithë besimtarët katolikë, të cilët në mesnatë kujtojnë procesionin e kalimit të shenjtë prej vdekjes në jetë, prej tokës në qiell, prej kësaj jete në atë që do të vijë.
“Sonte vjen shpresa. Ai që i ka mundësuar atit të shenjtë këtë kryq është ringjallur. Vjen sonte tek ne të na thotë se paqja është me ne. Krishti i mbushtë jetët tuaja me paqe. Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët”, u shpreh Rrok Mirdita.
Kërkesa turke për rishikimin e historisë, si një intolerancë e një shteti që ka qenë akoma më jotolerant!
Alfred Lela, rimerr sot te MAPO temën e shqiptarisë në raport me perandorinë Osmane. Ndoshta rastësisht, teza e Kim Mehmetit se “Turqia, ose më saktë islamizmi i ardhur prej saj, e ka shpëtuar shqiptarinë” përkon me kërkesën e Ankarasë për rishikimin e teksteve të historisë ndër shqiptarët. Kjo kërkesë, sipas Lelës është jotolerante.
Portret: Shuhet Franco Califano, ‘kalifi’, këngëtari dhe poeti i periferive të Romës
«E mescolai la vodka con acqua tonica/E pranzai tardi all’ora della cena/.... Dimenticai di colpo un passato folle/In un tempo piccolo» (E përzieva vodkën me ujë tonik / e drekova vonë në orë të darkës / Harrova në një çast të shkuarën e çmendur / Në një kohë të vogël) Kështu thotë një copëz teksti e Franco Califanos në këngën “Tempo piccolo”. Këngëtari 74 vjeçar është shuar dje, pas një jete të çmendur (sipas La Stampa, kishte lindur në një avion mbi Libi). 24 orë para tij u shua, një tjetër gjigan i muzikës italiane, Enzo Jannacci (hitet: Vengo anch'io.
Kandidaturat: Kryetarët e partive, shpresë e besim se do i votojë Tirana
Gazeta Shqip ka përpiluar sot një listë të kryetarëve të partive dhe zonave ku ata do ose mund të kandidojnë. Nuk përbën ndonjë çudi që Bamir Topi do të kandidojë në Tiranë ku ka një bazë të gjerë personale mbështetësish. Po ashtu, Kreshnik Spahiu ka vendosur të investohet në Tiranë, bazuar dhe mbi numrin e simpatizantëve të partisë. E njëjta gjë me Dashamir Shehin që nën siglën e PD të kandidojë po në Tiranë ku dhe ai ka mjaft mbështetës.
A po luan Rama në sulm e Berisha në mbrojtje?
Berisha: Premtova 160 mijë vende pune, hapa 200 mijë. INSTAT: Janë pakësuar ndjeshëm të punësuarit…
Berisha tha sot ne Konventën e PD-së për punësimin se arsyeja pse shqiptarët duhet t’i besojnë premtimit të tij për 250 mijë vende të reja pune është se ai përpara katër vitesh tha se do hapte 160 mijë vende pune, por ka hapur në fakt 200 mijë vende pune.
Zgjedhjet maqedonase: armiku më i madh i shqiptarit, është shqiptari tjetër, thonë shqiptarët
Zgjedhjet maqedonase kanë nxjerrë në dritë një fenomen të shëmtuar: partitë politike shqiptare në Maqedoni janë hasëm me njëri-tjetrin. Madje, “armiku” nuk janë partitë maqedonase (që jo rrallë kanë qenë burime albanofobie) por shqiptarët e partisë tjetër. Mjafton vetëm të lexosh akuzat e partive shqiptare për zgjedhjet e sapozhvilluara (cituar nga INA).