Portret: Shuhet Franco Califano, ‘kalifi’, këngëtari dhe poeti i periferive të Romës

«E mescolai la vodka con acqua tonica/E pranzai tardi all’ora della cena/.... Dimenticai di colpo un passato folle/In un tempo piccolo» (E përzieva vodkën me ujë tonik / e drekova vonë në orë të darkës / Harrova në një çast të shkuarën e çmendur / Në një kohë të vogël) Kështu thotë një copëz teksti e Franco Califanos në këngën “Tempo piccolo”. Këngëtari 74 vjeçar është shuar dje, pas një jete të çmendur (sipas La Stampa, kishte lindur në një avion mbi Libi). 24 orë para tij u shua, një tjetër gjigan i muzikës italiane, Enzo Jannacci (hitet: Vengo anch'io. No, tu no / Giovanni telegrafista). Califano, ka kompozuar dhe një nga kryeveprat e Minës, “Minuetto”. Një këngëtar me një jetë të çmendur, nga burgu në majat e suksesit, nga shkrimtar në aktor filmash e fotoromacash, nga lojtar në Music Farm dhe në bashkëëpunime me më të mëdhenjtë e muzikës italiane.
“RIP Franko Califano. Tifoz i madh, muzikant i madh" ishte reagimi i ekipit të Interit ndaj kësaj vdekjeje.
"Nuk qe nevoja të vdiste për ti dhënë meritën që i takon: poeti i Romës - shkruan Giuliano Sangiorgi i grupit Negramaro - Mirupafshim mik, lamtumirë Franco. “Çfarë Pashkësh të trishtuara, shkruan në twitter Biagio Antonacci "Respekte për Frankon dhe Enzon (Jannacci-n), dy njerëz unikë dhe të ndryshëm. Bëni muzikë atje lart ...engjëjt do t’ju lënë të lirë.”
k.c.
Comments
Enzo Jannacci-n, se bashku

Enzo Jannacci-n, se bashku me Giorgio Gaber ishin dy kolonat e tradites muzikore meneghine. Jannacci ishte nje njeri shembull si brenda dhe jashte skenes. I kendoi Milano-s punetore, fshikulloi veset dhe ekstravagancat e pushtetit dhe te parase me ate ironine e kendshme prej zoterie qe e karakterizonte. Sigurisht nuk u soll asnjehere si " bauscia" pavaresisht fames.

Addio sciur Enzo, mancherai tanto ai milanesi veraci, ma soprattutto a chi apprezzava, col davanti un bicer di barbera, quel mondo colto e semplice meneghino dei cantastorie in dialetto.

"La mia libertà" eshte kenga qe permbledh me mire jeten e Califo-s

Minuetto nuk eshte kryeveper

Minuetto nuk eshte kryeveper e Mines por e Mia Martinit.

Add new comment