Berisha: Premtova 160 mijë vende pune, hapa 200 mijë. INSTAT: Janë pakësuar ndjeshëm të punësuarit…

Postuar në 30 Mars, 2013 16:38

Berisha tha sot ne Konventën e PD-së për punësimin se arsyeja pse shqiptarët duhet t’i besojnë premtimit të tij për 250 mijë vende të reja pune është se ai përpara katër vitesh tha se do hapte 160 mijë vende pune, por ka hapur në fakt 200 mijë vende pune.

Ndërsa INSTAT-i na tregon në faqen zyrtare të tij se vendet e punës janë pakësuar, duke filluar nga 2009-ta (http://www.instat.gov.al/media/153215/t__pun_suar_gjithsej_s... ).

Kështu në fund të 2009-ës, numri i të punësuarve u ul me 74.8 mijë krahasuar me 2008-ën. Ndërsa në fund të vitit 2011 numri i të punësuarve u ul me 46 mijë në krahasim me 2008-ën. Dhe në fund të vitit 2012, deficiti ishte plot 51 mijë.

Ku ta ketë gjetur Berisha atë shifrën e 200 mijë vendeve të reja të punës?!
E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.