Arkiv-Lajme

Ç’po ndodh me ‘Integrimin”?

Postuar në 27 Mars, 2013 17:09

Ende mungojnë analizat mbi domethënien dhe rrjedhojat e bojkotit të PD-së në seminarin Just BE organizuar nga përfaqësia e BE-së në Tiranë me pjesëmarrjen e komisionerit për zgjerimin, Stefan Fule, dhe kreut të delegacionit të Parlamentit Europian për Ballkanin, Eduard Kukan. Vulën e vuri një deklaratë e ministres së integrimit Majlinda Bregu (“burime pranë ministrisë bëjnë të ditur se Bregu nuk ka mundur të jetë prezent për shkak të angazhimeve të saj dhe axhendës së ngjeshur që ka pasur” – citonte Shekulli Online).

Peticion kundër rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore turke (firmos dhe Kadare)

Postuar në 27 Mars, 2013 14:53

Drejtuar: Presidentes së Republikës së Kosovës, Znj. Ahtifete Jahjaga
Parlamentit të Republikës së Kosovës
Qeverisë së Republikës së Kosovës
Akademisë së Shkencave të Republikës së Kosovës

Shënim: Homazh për Agim Qirjaqin, në tre vjetorin e ndarjes nga jeta

Postuar në 27 Mars, 2013 13:21

Ka pak njerëz që zotërojnë një talent superior, jo vetëm në profesion, por edhe në shpirt. Një nga këta ka qënë artisti i shquar Agim Qirjaqi. Të jesh student, pastaj regjisorë dhe mik i një njeriu të tillë është një shans që jo të gjithë mund ta kenë. Unë e pata atë shans.

Shënim: Ndotja sipas Bodes, taksat sipas Berishës, etj

Postuar në 27 Mars, 2013 13:09

Taksa e makinave të përdorura do të përgjysmohet. Në takimin e përjavshëm të qeveritarëve,  Berisha tha sot se, taksat që paguajnë qytetarët për automjetet janë ndër më të lartat në rajon, ndaj ka kërkuar nga ministri i Financave dhe ai i Transportit "përgatitjen e draftit për përgjysmimin e kësaj takse". Sipas Berishës, mbrojtja mjedisore arrihet nga moslejimi i tregtimit të naftës D2, që ka përmbajtje të lartë squfuri.

Fullani pranon dobësinë ekonomike

Postuar në 27 Mars, 2013 13:02

Raporti mujor i Bankës së Shqipërisë ka nxjerrë në pah një tregues real, atë të ecjes së dobët të rritjes ekonomike në këta tre muaj të parë të vitit 2013. Megjithëse të dhëna të pakta të disponueshme nga Banka Qëndrore për këta muaj, Guvernatori Fullani në daljen e tij të djeshme para mediave pohoi se ekonomia ka ecur dobët në këtë fillim viti.

Rama i jep mundësinë Berishës të shkëlqejë në atë që di të bëjë më mirë: populizmin

Postuar në 27 Mars, 2013 08:23

Kryeministri Berisha ka deklaruar në mbledhjen e qeverisë se kreu i Partisë Socialiste, Edi Ramën, i cili sipas tij duhet të kërkojë falje publike infermierëve për deklaratat e tij. 

Giovanni Sartori: Bashkimi Europian është i pambrojtur ekonomikisht

Postuar në 27 Mars, 2013 07:29

Në një shkrim të publikuar në të përditshmen il Corriere della Sera, politologu i njohur Giovanni Sartori nënvizon “pikën e dobët” të Bashkimit Europian. Të gjithë shtetet e botës kanë kontrollin mbi monedhën e tyre, dhe prandaj mund të vetmbrohen ekonomikisht me taksa doganore, apo duke rritur/ulur forcën e monedhës së vet. Fjala vjen, Shtetet e Bashkuara e mbajnë dollarin me një vlerë të ulët sa herë që duan të rrisin eksportet e tyre. Ndërsa Bashkimi Europian është një komunitet ekonomik i pambrojtur.

Buzhala vijon polemikën me “liderin e dashur Kim”; ndërsa Mehmeti flet për “buzhalla e budalla’

Postuar në 27 Mars, 2013 04:43

Kim Mehmeti, autori i librit me titull Shkupi, që sapo është promovuar në Prishtinë duke provokuar një diskutim të madh me ndonjë mesazh të vetë librit dhe me ndonjë mesazh që e përcolli gjatë aktivitetit të promovimit “(Shqiptaria në disa vise të caktuara është mbajtur gjallë nga islamizmi”, tha ai në thelb), i është përgjigjur kritikave të deputetit Berat Buzhala. Por në mënyrën e vet, me fare pak fjalë dhe me tone fyese e shpërfillëse. “Nuk merrem me buzhalla e budalla”, citohet të ketë thënë ai për portalin Telegraf.

Një sondazh që ka tërhequr vëmendjen dhe disa pikëpyetje që ngrihen

Postuar në 27 Mars, 2013 04:10

Rezultatet e një sondazhi të financuar e publikuar nga Fondacioni “Soros” kanë pushtuar faqet e para të gazetave të sotme, ku secila ka nënvizuar atë rezultat që ka pëlqyer më shumë. Disa gazeta kanë nxjerrë në evidencë faktin që gati 50% e shqiptarëve nuk ndihen afër me asnjë parti, e të tjera kanë nxjerrë në evidencë mbështetjet që gëzojnë partitë në elektorat.

Nuk kam ikur nga opozita, po të vij puna për të ikur, nuk iki si kaçak - thotë Preç Zogaj

Postuar në 27 Mars, 2013 03:50

“Nuk është thënë gjëkundi nga unë se kam ikur nga opozita. Po të vijë puna për të ikur, bëj deklaratë shtypi, nuk iki si kaçak. Po sqaroj me zotin Rama tri-katër çështje, kështu kam thënë”. Ky është një reagim i Preç Zogajt sot në të përditshmen DITA lidhur me zërat për largimin e tij nga opozita. Këto zëra u amplifikuan pas një interviste në shtyp ku pyetjes: “Si do ta prisnit ju një ftesë për t’u rikthyer në PD?- Zogaj iu përgjigj ndër të tjera:  "Me falënderim, sigurisht. Por nuk shtrohet çështja për t’u ftuar në  kuptimin protokollar të fjalës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme