Rama i jep mundësinë Berishës të shkëlqejë në atë që di të bëjë më mirë: populizmin

Postuar në 27 Mars, 2013 08:23

Kryeministri Berisha ka deklaruar në mbledhjen e qeverisë se kreu i Partisë Socialiste, Edi Ramën, i cili sipas tij duhet të kërkojë falje publike infermierëve për deklaratat e tij.

“Unë duhet ti kërkoj Edi Ramës të tërheqë fjalët që ka thënë për infermierët. Unë dua të shpreh se në 100 ditë e para të punës sime unë jam frymëzuar nga përkushtimi i punës së tyre. Më të vështirë punën e ka infermierja dhe të lëshoshë fjalë të pakontrolluara në adresë të infermiereve është shumë e papranueshme. Ndaj dhe unë i kërkoj në mënyrë të vendosur, të kërkojë publikisht të falur. Së pari, për kontributin e jashtëzakonshëm që ata japin, se zoti Rama nuk mund të thotë që ka një profesion më të mundimshëm se infermieret dhe së dyti, ato janë gra vajza dhe motra dhe nuk i kisha dëgjuar kurrë ndonjëherë këto deklarata. Të duken spitalet shtëpi publike, atëherë ke rënë në një botë apo në Shqipërinë e gënjeshtrave..." etj

Rama ka reaguar duke publikuar një mesazh në rrjetin e tij social, “Twitter”: “Pse mos bëjmë një debat publik për shëndetësinë dhe për kush duhet t’u kërkojë ndjesë jo vetëm infermiereve po të vdekurve e të gjallëve? Një kardiolog në pushtet që rrënoi shëndetësinë dhe një kryeministër që takson më shumë infermieret se veten duhet të ikë me vrap e të fshihet.Turp!”

Replikat erdhen pas nje deklarate te Rames ne Korce: “Po nuk diskutohet që shëndetësia kushton, nuk diskutohet. Ju e dini mirë se këtu në spitalin e Korçës shkoni me rezistenca me vete. Rezistencën e keni si pjesë të shtuar të paketës, se të gjithë shkojnë me ilaçe me vete, me çarçaf me vete, me batanije me vete, me gruan me vete, por edhe rezistencën me vete. Po me gruan me vete, që të të mbrojë nga infermierja, të të mbrojë nga infermierja që kërkon para për çdo shpim. Edhe të të shpojnë edhe të paguash dhe të mos jesh i siguruar dhe të mos dish se si do t’ia bësh nesër, kjo nuk shkon. E vërtetë është që gjitha këto kushtojnë” a.n.

Comments

Submitted by Lira (not verified) on

Pervec infermjereve, shtoni dhe mesuesit ne liste.  Ne festen e 8 marsit u zhdepen me lek pa piken e turpit.  Dhe na i shnderruan femijet qe ne moshe te vogel ne korruptues, se i tille eshte sistemi.  Shtoni dhe doktoret, punonjesit e zyrave, e cilindo tjeter.  Pa lek s'ecet ne Shqypni.  Bakshishi dhe epoka qe ai perfaqeson eshte ulur kembekryq ne vatrat tona, se bashku me telenovelat.

Submitted by aliu (not verified) on

ka thene te verteten .kush nuk ka shtruar nanje te aferm te tij ne spitale e nuk ka paguar infermieren e deri sanitaren

Submitted by Dritan (not verified) on

Berisha shkelqen ne populizem?????

Ju luteeeeeeeeeeeeeeeeeeeem!!! Berisha eshte i urryer ne populizem.

Nese ju konsideroni populizem autobuzet e mbushur me administrate......................

Submitted by Sphynx (not verified) on

Populizmi eshte fenomeni me i shpeshte ne kete periudhe fushate. Populist Berisha, qe ben sikur i dhimbsen infermieret, a thua nuk ka faj fare per situaten ku ka degraduar sistemi shendetesor, populist edhe Rama, qe ia fut si kau peles e ben edhe ky sikur i dhimbsen infermieret. Dhe shqiptaret i besojne dhe vene doren ne zjarr qe keta s'po i ze gjumi per popullin. I lumte, ne Shqiperi keshtu fitohen votat.

Submitted by luani (not verified) on

Kjo eshte e verteta e spitaleve shqiptare. Ftoj cdokend te shtrohet nje here aty dhe te shohim. Po kryeministri jone shkon e shtrohet ne spitalet e huaja me te mira, e na tregon ne shendetsine shqiptare...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.